• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Çifti ukrainas: Për ne s’ka luftë, duam paqe për fëmijën tonë. Sulmi nga Rusia, propagandë

by Java News
19/02/2022 14:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve ukrainas që nuk janë afër vijës së frontit ende nuk  besojnë se mund të ketë një sulm te mundshëm rus, edhe pse paralajmërimet nga perëndimi vijnë njëra pas tjetrës. Ata shpresojnë që kriza Rus-Ukraine të mbyllet me bisedim dhe dialog.

Në lidhje me këtë, gazetarja e ABC, Linda Karadaku intervistoi live nga  Lviv një çift ukrainas, Jerosllavin  dhe Natali.

Si e shohin ata situatën, a i frikësohen sulmit rus që është paralajmëruar të ndodhë sonte në Ukrainë nga burime jo zyrtarë dhe çfarë presin  nga e nesërmja?

Jerosllav shpreson që një sulm i tillë mos të ndodhë as sonte e asnjëherë. Ai dëshiron një jetë të qetë për familjen e tij, pa tensione e pa sulme luftarake.Qytetari ukrainas shprehet pozitiv ndaj Rusisë, ai thotë se 2 popujt kanë jetuar në paqe në 40 vitet e fundit dhe se ai nuk ka asgjë kundër popullit rus.

“Shpresoj që sulmi mos ndodhë jo vetëm këtë natë, por asnjë ditë, e asnjë natë.  Ne kemi familjen këtu, kemi dhe beben tonë të vogël. Për mua nuk ka krizë. Ne kemi shkuar mirë me ta për 20 deri në 40 vjet.  Ne jemi një vend i pavarur, ne jetojmë në paqe”, tha Jerosllav për Abc News.

Qytetari ukrainas thotë se njerëzit po largohen nga vendi për shkak të propagandës që po bëhet nga lajmet.

“ Dëgjojmë lajmet, informacionet që ndryshojnë brenda ditës,  njerëz që po ikin nga Donbasi, por ne jemi vend i pavarur. Kjo është propagandë, po iu thuhet që do të sulmojë ushtria, por në fakt nuk është kështu”, u shpreh ai.

Çfarë pret nga e nesërmja

“Pres një ditë të bukur me diell, ashtu sikur është sot dhe të jem me familjen time”, tha Jerosllav.

Ndërkohë ushtria ukrainase deklaroi në mëngjes  se një ushtar u vra në një seri bombardimesh nga separatistët pro-rusë në Ukrainën lindore të shtunën në mëngjes dhe se përshkallëzimi i dhunës këtë javë ngre shqetësime se Rusia mund të ndërmarrë veprime ushtarake.

“Gjatë bombardimeve, një ushtar ukrainas u plagos për vdekje nga një fragment predhe,” konfirmoi administrata ushtarake në Ukrainën lindore.

Ushtria ukrainase shkruan në faqen e saj në Facebook se ka regjistruar 19 shkelje të marrëveshjes së armëpushimit nga separatistët të shtunën në mëngjes, krahasuar me 66 raste në 24 orët e mëparshme./m.j

Next Post
FOTO/ Beniada reagon e para pas përfundimit të BB VIP, mesazhi: Jam tek shtëpia e hallës në Durrës…!

FOTO/ Beniada reagon e para pas përfundimit të BB VIP, mesazhi: Jam tek shtëpia e hallës në Durrës...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I dënuar me 1 vit burg, merr fund arratia e 51-vjeçarit nga Kukësi

Përplasi qëllimisht me makinë çiftin në Fier, arrestohet pas 1 muaji 29-vjeçari

March 20, 2026
“Konflikti vdekjeprurës mund të dalë nga kontrolli”, OKB i bën thirrje Iranit për përmbajtje maksimale dhe kthim te diplomacia

OKB: ‘Baza të arsyeshme’ për krime lufte në përplasjen SHBA-Izrael me Iranin

March 20, 2026
Von der Leyen: BE do ta garantojë huanë për Kievin në një mënyrë ose tjetër!

Von der Leyen: BE do ta garantojë huanë për Kievin në një mënyrë ose tjetër!

March 20, 2026
Mesazh i ri nga Mojtaba Khamenei: Nuk duhet të ketë siguri për armiqtë e Iranit

Mesazh i ri nga Mojtaba Khamenei: Nuk duhet të ketë siguri për armiqtë e Iranit

March 20, 2026
Spahiu tregon arsyet: Pse Berisha deklaroi hapur që 21 janari është krim shtetëror pa dashje

Pse Berisha dhe PD nuk ngushëlluan vdekjen e ish drejtuesit të gazetës Rilindja Demokratike?

March 20, 2026
Orban bllokon huanë e BE-së për Kievin, Rusia pezullon negociatat e paqes

Orban bllokon huanë e BE-së për Kievin, Rusia pezullon negociatat e paqes

March 20, 2026
Shkaktoi 187 mijë euro dëme përmes skemës me Call Center-at, ekstradohet nga Gjermania 35-vjeçari

Shkaktoi 187 mijë euro dëme përmes skemës me Call Center-at, ekstradohet nga Gjermania 35-vjeçari

March 20, 2026
Wall Street Journal: SHBA nis operacionin ushtarak për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Wall Street Journal: SHBA nis operacionin ushtarak për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

March 20, 2026
Vritet zëdhënësi i Gardës Revolucionare të Iranit, Ali Mohammad Naini

Vritet zëdhënësi i Gardës Revolucionare të Iranit, Ali Mohammad Naini

March 20, 2026
Lirohet drejtori i Burgut të Rrogozhinës, hetimet nuk gjetën lidhje mes tij dhe magazinave të kanabisit

Lirohet drejtori i Burgut të Rrogozhinës, hetimet nuk gjetën lidhje mes tij dhe magazinave të kanabisit

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In