• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

I riu nga Prishtina bënte “kërdinë” me vjedhje në Tiranë/ Arrestohet 24-vjeçari, në xhep iu gjet heroinë

by Java News
19/02/2022 09:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një i ri  në Tiranë që vidhte motomjete dhe biçikleta është arrestuar. Në kuadër të operacionit policor “Shëtitësi”, u vu në pranga një 24 vjeçar të cilit iu sekuestrua dhe një motomjet i vjedhur. Gjatë kontrollit fizik të tij, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale edhe një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit heroinë.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë ligjore, pas një pune të mirëfilltë hetimore dhe bazuar në informacionet e marra në rrugë policore, se një shtetas kryente vjedhje motomjetesh dhe biçikletash në zona të ndryshme të Tiranës, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Shëtitësi”, në kuadër të të cilit u vu në pranga shtetasi: * S. A., 24 vjeç, banues në Prishtinë, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve“, thotë policia.

Në kohë dhe vende të ndryshme, gjatë orëve të vona të natës, i riu kryente vjedhje biçikletash dhe motomjetesh dhe nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar se është autor i 3 rasteve të vjedhjeve të ndryshme, konkretisht:

* Më datë 22.01.2022, në rrugën “Marie Kraja”, dyshohet se ka vjedhur motomjetin në pronësi të shtetasit Gj. H.;

* Më datë 18.02.2022, në rrugën “Niko Avrami”, dyshohet se ka vjedhur motomjetin në pronësi të shtetasit K. Ç.;

* Po më datë 18.02.2022, në Rrugën e Dibrës, dyshohet se ka vjedhur një aparat celular dhe një biçikletë në pronësi të shtetasit E. T.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera, pasi dyshohet se ky shtetas ka kryer vjedhje të ndryshme në qytetin e Tiranës. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

g.kosovari

Next Post
FOTO/ Kontrolle “rrufe” në burgun e Fierit. Gjendet drogë dhe mjete për komunikim të ‘kokave’ me botën jashtë

FOTO/ Kontrolle “rrufe” në burgun e Fierit. Gjendet drogë dhe mjete për komunikim të 'kokave' me botën jashtë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com