• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Armiku i opozitës tani është vetë Berisha

by A R
14/01/2016 13:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mentor Kikia
Nëse na zbehet ideja se në PD nuk vendos më Sali Berisha dhe se opozita po drejton këmbët për të ecur në epokën post-Berisha, udhëheqësi i saj historik nuk të lë. Ai del dhe konfirmon sërish se ai është aty dhe merr vendime. Bashkëbisedimi i gjatë me gazetarët ditën e martë ishte i qartë se qëndrimi që do të mbajë opozita në lidhje me reformën në drejtësi, që është edhe zhvillimi më i rëndësishëm politik, do të vendoset nga Berisha. Ai nuk foli në emër të forumeve të partisë, por ato që tha ai, i përsëritën zyrtarisht nga selia e PD-së, një ditë më pas, nënkryetari i komisionit të posaçëm, Eduard Halimi dhe ekspertët e opozitës.

Përtej faktit se ai është gjeneratori që nuk fiket asnjëherë në seancat plenare, duke marrë përsipër të bëjë gjithë opozitën, ajo që është më e rëndësishme, Berisha vazhdon të jetë një faktor i rëndësishëm vendimmarrës në PD. Këtë e di, padyshim edhe ambasadori amerikan Lu, i cili nuk e heq asnjëherë nga axhenda e takimeve me liderët politikë për çështjen e reformës apo të tjera probleme politike.

Të kthehemi pak pas në kohë. Berisha është politikani që e ka sunduar, me gjithë kuptimin e fjalës, skenën politike për 25 vjet. Enver Hoxha e bëri për 35 vjet. Në karrierën e tij ai ka pasur gjithçka në dorë dhe ka bëra ç’ka dashur dhe shumicën e gjërave i ka bërë keq. Është treguar politikan i aftë, dinak e i zgjuar, i pabesë dhe i pandershëm me shokët dhe miqtë e tij, por edhe me partnerët më të mëdhenj në botë. Ka pasur mbështetjen si asnjë udhëheqës tjetër në Europën Lindore postkomuniste nga SHBA dhe e përdori atë për të konsoliduar pushtetin e tij e për të sunduar popullin e tij, sipas mendësisë së tij tipike komuniste. Ai është i vetmi që ka vdekur dhe është ringjallur. Ai është sjellë në arenën politike ndërkombëtare mu ashtu siç ajo vepron dhe e meriton, me prapaskena, djallëzi e kulisa, por pa ndonjë dobi të madhe për vendin e tij. Disa zhvillime të mëdha si anëtarësimi në NATO, nuk janë aspak meritë e tij, siç ai i shet, por e historisë nëpër të cilën Shqipëria do të kalonte, pavarësisht rolit të tij.

Ai e nisi karrierën politike duke luftuar komunizmin, si kryetar i së parës parti opozitare. Por brenda pak muajsh filloi të largojë shokët e tij bashkëthemelues, duke i akuzuar si komunistë, persekutoi opozitën e parë si komuniste, etiketonte komunist këdo që e kritikonte brenda dhe jashtë partisë së tij, dhunonte mediat që e kritikonin duke i quajtur komuniste. Quajti komunistë ata që themeluan firmat piramidale, edhe pse i kishte në posterat e tij elektoralë, quajti rebelë komunistë ata që kërkonin paratë e tyre në ’97-ën. Quajti komunistë vëzhguesit e huaj që kritikuan zgjedhjet e vitit 1996, bërtiti për rikthim të komunistëve kur në pushtet erdhi Nano, edhe në 2013-ën kur socialistët erdhën sërish në pushtet. Edhe sot retorikën e tij politike e ka mbështetur sërish tek lufta kundër komunizmit, duke zëvendësuar “etërit me bijtë”.
Ai është komunisti i fundit në Shqipëri që ende lufton me komunizmin.

Nëse do t’i referoheshim një shprehjeje që është bërë batutë humori tani, do të pyesnim: E ku qëndron problemi këtu? Sali Berisha nuk është më në pushtet. Le të flasë, të thotë ç’të dojë, pasi nuk i prish punë askujt. Ai nuk ka përgjegjësi nëse qeveria nuk punon mirë dhe korrupsioni rritet. Në fakt, dëmi që Berisha vazhdon t’i shkaktojë vendit është se ai nuk po lejon të krijohet opozita dhe një vend pa opozitë, dihet ku shkon. Ne e dimë se deri tani nuk kemi votuar alternativën më të mirë, por kemi votuar kundër atij që ka qenë në pushtet, pasi shqiptarëve u ka shkuar thika në kockë. Për këtë arsye larguan Nanon në 2005-ën, duke shënuar precedentin e parë në botë, që një udhëheqës të larguar me rebelim të armatosur, me koston e një lufte, e rikthyem me votë të lirë. Për këtë arsye larguam edhe Berishën në 2013-ën, ku në vend të rebelimit të armatosur si në 1997, u përdor slogani demokratik “të bashkohen të gjithë qelbësirat kundër qelbësirës më të madhe”. Por shqiptarët, në mënyrë të lirë dhe demokratike nuk kanë ndërmend ta risjellin Berishën më në pushtet. Edhe ai vetë e di këtë. Por ai ka vetëm një hall tani. Ai kërkon mbrojtje dhe garanci për vete dhe njerëzit e tij. Ai mendon se i përket historisë dhe nuk dëshiron një fund si i Nexhmije Hoxhës apo Ramiz Alisë. Ai kërkon që edhe familja e tij të mos kenë telashe me shtetin për shkak të pasurive që kanë vënë në mënyrë të dyshimtë. Ndaj dhe PD-në e ka kthyer në bunkerin e tij privat. Ndaj ai, në rastin më të mirë, kërkon të jetë bashkëkryetar i PD-së.
Partia Demokratike mund të vijë në pushtet, por Partia Demokratike e Sali Berishës jo më. Socialistët e dinë këtë, ndaj dhe paguajnë dikë në parlament që ta mërzisë në çdo seancë, duke i nxjerrë foto të vjetra ku Berisha shfaqet krah udhëheqësve komunistë. Dhe me kaq ai kurdiset duke shndërruar në teatër absurd seancat e Kuvendit, ku rrallë diskutohet për çfarë bëhet apo duhet bërë në këtë vend. Berisha nuk është më i besueshëm për asgjë, por më shumë se kaq ai është gogoli, është ai që tremb shqiptarët dhe sa të jetë ai, socialistët ndjehen të sigurt për të qëndruar e abuzuar me pushtetin.

Ky pra është dëmi që Berisha po i bën vendit. Shqiptarët në zgjedhjet duan të kenë përpara dy alternativa për të votuar. Alternativën e qeverisë dhe alternativën e opozitës. Ata nuk duhet të votojnë më “qelbësirën” më të vogël për të larguar më të madhen.

Por, Berisha nuk është më një alternativë. Nuk ka për të qenë kurrë më. Ai i përket të shkuarës, të hidhur a të lavdishme, t’ia lëmë kohës. Por është e shkuara dhe këtë duhet ta kuptojë sa më parë vetë PD-ja, që të fillojë të çlirohet e shërohet prej sindormës së tij dhe njerëzve të tij, që të bëhet gati për zgjedhjet e vitit 2021. Shumë syresh mendojnë sot aty se ai është ende shtylla kurrizore e PD-së, ai është shpresa e opozitës. Padyshim, pasi ata janë derivate të Berishës dhe që duhet të bëjnë mënjanë bashkë me të.

Next Post

Shuhet aktori Alan Rickman, vuante nga kanceri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In