• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gazetari tregon të fshehtat e pasurisë së Metës: Si e bëri vilën në Lalëz! Këto fakte mund t’i them edhe në SPAK

by Java News
18/02/2022 19:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetari Adriatik Doçi shprehet se sfida më e madhe e SPAK është hetimi i pasurisë së presidentit Ilir Meta. I ftuar në emisionin Java në Dritare TV, Doçi tregoi pasurinë e Metës, nga blerja e një apartamenti në Golem të Durrës me një shumë prej 60 mijë dollarësh, deri te shitja e kësaj prone pas tre vjetësh me një vlerë prej 300 mijë eurosh. Çfarë tregoi Doçi për pasurinë e Metës në Dritare TV!

“Ilir Meta është sfida e SPAK në Shqipëri. Sfida kryesore për të nisur hetimet është pasuria e tij. Si e ka krijuar Meta pasurinë?

Të gjithë pasurinë që ka sot, një pjesë të mirë e ka kaluar në emrin e bashkëshortes, e ka ngritur pa future dorën në xhep. Të gjithë këtë perandori, e ka krijuar pa shpenzuar asnjë lekë nga pagat e tij. E ka nisur ta krijojë me shit-blerje pronash, dhurata, me kontrata të dyshimte.

Pasuria e tij nis në vitin 2003 me blerjen e një vile në Golem që e ka blerë me një shumë 60 mijë dollarë. Këtë vilë në 2006 e ka shitur me një shumë prej 300 mijë eurosh. A e ka blerë me një çmim shumë të ulët dhe ka gënjyer për çmimin, apo e ka shitur në mënyrë fiktive pas 3 vjetësh dhe ka pastruar rreth 250 mijë euro, këtë nuk e di. Por kjo është sfida kryesore për SPAK. Nuk e di pse ky institucion i drejtësisë qëndron i heshtur përballë këtij fakti. Sepse këtu nis gjithçka.

Pastaj në 2010 me këto para Meta blen një apartament me vlerë 400 mijë euro në Tiranë. Pas 6 vjetësh këtë apartament e shet me 350 mijë euro.

Monika Kryemadhi blen një toke me një vlerë 50 milionë lekë në Laprakë. Pastaj deklaron që 700m tokë, ia dhuron i vëllai. Në total pra ka marrë 1200 metra tokë. Lidhi një kontratë me një oligark me Gentian Sulën për të ndërtuar një pallat dhe merr 33% të pjesës së pallatit. Që në fakt është shumë e lartë, sepse është e vështirë që një ndërtues të japë kaq përqindje, vetëm sepse ti ke tokë. Megjithatë ajo e ka përfituar. Me disa dyqane të kateve të para që i kishte përfituar në këtë pallat, i shkëmben me një vilë të Gjirit të Lalëzit. Pra me disa dyqane në Laprakë, ka përfituar një super vilë te Gjiri i Lalëzit. Në dukje kjo është një gjë normale dhe e ligjshme, por ajo që ne nuk dimë, është se sa është vlera e kësaj vile. Disa thonë është 4 milionë euro, disa të tjerë thonë se shuma e kësaj vlere e tejkalon shumën e pallatit bashkë me tokën. Nga fotot është parë që palmat kanë kushtuar shumë shtrenjtë.

Pastaj në një moment, Kryemadhi bën një reportazh me një gazetare ku tregon shtëpinë. Aty u pa se vetëm arredimi i brendshëm kushtonte mijëra euro. Për të mos folur për 11 banjat, ku kishte edhe një për macen e tij./m.j

Next Post
Lajmi që do të mërzisë Ilir Shaqirin sonte në finalen e BBV, vajza e tij sëmuret nga…

Lajmi që do të mërzisë Ilir Shaqirin sonte në finalen e BBV, vajza e tij sëmuret nga…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

10 milionë euro pasuri të sekuestruara! Pallat, toka, apartamente dhe 25 mjete të bllokuara

10 milionë euro pasuri të sekuestruara! Pallat, toka, apartamente dhe 25 mjete të bllokuara

November 6, 2026
Kombëtarja shqiptare, trajneri Maran publikon listën për dy sfidat e fundit në Nations League

Kombëtarja shqiptare, trajneri Maran publikon listën për dy sfidat e fundit në Nations League

November 6, 2026
Bankat digjitale të Evropës synojnë një portofol digjital në çdo xhep

Bankat digjitale të Evropës synojnë një portofol digjital në çdo xhep

November 6, 2026
Paralajmërim për bombë në fluturimin Ankara-Sanliurfa, evakuohen pasagjerët! Nisin hetimet -

Tjetër alarm për bombë në qiejt e Europës, 21 raste të raportuara brenda tri ditësh

November 6, 2026
Meta sulmon SPAK: Proces politik për të goditur opozitën, nuk ka asnjë provë kundër meje

Progres-raporti i KE për Shqipërinë, Meta reagon nga qelia: Nuk ka Europë që mbulon korrupsionin dhe kapjen totale të shtetit, ishte regres-raport

November 6, 2026
Të miturit e përfshirë në protestat e dhunshme, ministri Gogu propozon 4 masat e reja për fëmijët që shoqërohen nga Policia!

Forumi BE-Ballkani Perëndimor për Drejtësinë, ministri Gogu: Lufta kundër korrupsionit, provë kyçe e rrugës evropiane të Shqipërisë!

November 6, 2026
BE humb rreth 60 miliardë euro çdo vit nga parajsat fiskale

BE humb rreth 60 miliardë euro çdo vit nga parajsat fiskale

November 6, 2026
“Nuk e do bashkimin e Opozitës”- Ish-kryetarja e Forumit Rinor të PD: Berisha simbol i korrupsionit shqiptar, nuk ka fuqi që të sfidojë Ramën!

“Nuk e do bashkimin e Opozitës”- Ish-kryetarja e Forumit Rinor të PD: Berisha simbol i korrupsionit shqiptar, nuk ka fuqi që të sfidojë Ramën!

November 6, 2026
Aksident tragjik në Francë, autobusi me nxënës përplaset me pemën, raportohet edhe për viktima!

Aksident tragjik në Francë, autobusi me nxënës përplaset me pemën, raportohet edhe për viktima!

November 6, 2026
Ministri Hoxha takohet me homologun rumun: Mbështetje për rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së!

Ministri Hoxha takohet me homologun rumun: Mbështetje për rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së!

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In