• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vrasja dhe groposja e Eglantina Bucit/ Babai dhe vëllai dënohen me 50 vite burg

by Java News
17/02/2022 11:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me 50 vite burg janë dënuar Faik dhe Shkëlzen Buci të akuzuar për vrasjen e Eglantina Bucit 10 vite më parë. Përkatësisht, dënimi është dhënë me 25 vite burg për babanë e Eglantinës, Faikun dhe 25 të tjera për të vëllanë Shkëlzenin për veprën penale vrasje me paramendim, e kryer në bashkëpunim.

Eglantina Buci u ekzekutua nga vëllai i saj 10 vite më parë në malin me Gropa në Tiranë. Familja nuk e pranonte faktin që vajza ishte larguar nga shtëpia dhe bashkëjetonte në zonën e Freskut.

Përballë kësaj situate, babai Faik Buci thuri planin, ndërsa djali Shkëlzen Buci e ekzekutoi motrën e tij. Krimi makabër u zbulua nga një bashkëpunëtor i drejtësisë, shok i Shkëlzen Bucit, që kishte qenë i pranishëm në momentin kur vëllai vrau motrën.

Bashkëpunëtori i drejtësisë ka rrëfyer përpara grupit të hetimit të gjithë situatën me detaje se si ka nisur situata kur 23-vjeçarja Englantina Buci u mor me dhunë nga i vëllai dhe më pas u vra. I penduari i ka thënë grupit të hetimit që shikonte makthe dhe se nuk mund ta mbante më këtë barrë mbi supe pasi kishte edhe familje.

Ai u arrestua në korrik të vitit 2017 me akuzën e bashkëpunëtorit, pasi Shkëlzen Buci i kishte kërkuar që të ruante duke monitoruar lëvizjet e aktorit. Por në momentin e arrestimit ai kishte një kërkesë për drejtësinë.

“Unë nuk do të jap shpjegime në këto momente, kërkoj nga organi i akuzës të më vendosë në dispozicion një kopje të akteve të hetimit konform rregullave ligjore pasi të njihem me këto materiale  jam në dispozicion të jap shpjegime” tha ai në korrik 2017 kur u arrestua.

6 muaj më pas në janar të vitit 2018, ai tregoi vrasjen e Eglantina Bucit nga vëllai në bashkëpunim me të atin në vitin 2012 në Malin me Gropa. Për zbardhjen e kësaj ngjarje, ai mori statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë.

g.kosovari

Next Post
Bach vlerëson lart kontributin e CMG-së në promovimin e kauzës ndërkombëtare të Lojërave Olimpike

Bach vlerëson lart kontributin e CMG-së në promovimin e kauzës ndërkombëtare të Lojërave Olimpike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com