• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Agjencia e Prokurimeve Publike: S’u njoftuam për garën e inceneratorit të Elbasanit!

by Java News
16/02/2022 21:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Procedurat koncesionare të inceneratorit të Elbasanit janë bërë pa u njoftuar agjencia e Prokurimeve Publike, fakt që u pohua nga drejtoresha e kësaj agjencie në komisionin hetimor. Por, deputetja Anila Denaj tha se procedurat janë bërë në kushtet e një emergjence të mbartur mjedisore.

Në vazhdën e diskutimeve për çështjen e inceneratorëve, një tjetër problematikë doli në pah për kontratën e Elbasanit, për të cilën në Agjencinë e Prokurimit Publik nuk ka një shpallje të tenderit. Në cilësinë e ministrit përgjegjës për mjedisin Lefter Koka në vitin 2014 ka kërkuar nga APP, mendim për impiantin e inceneratorit, ku ky institucion i është përgjigjur që gara duhet të jetë me shpallje paraprake, dhe në përputhje me ligjin. Pas këtij komunikimi APP nuk ka asnjë njoftim për këtë procedurë koncesionare nëse u zhvilluar apo jo, fakt i zbuluar gjatë komisionit hetimor në kuvend.

Jorida Tabaku: Në dijeninë tuaj kjo procedurë si u zbatua?

Reida Kashta: Në APP nuk ka asnjë komunikim të mëtejshëm për objektin të cilit ju i referoheni kështu që nuk kam asnjë informacion zyrtar si është zbatuar procedura. Ne thjesht kemi dhënë një mendim për projekt-vendim.

Jorida Tabaku: Si ka mundësi që është denoncuar publikisht, është folur vazhdimisht për këtë ju nuk e keni monitoruar?

Reida Kashta APP: Sepse nuk kemi një rekord për një procedurë të tillë koncensionare. Pra, nuk kemi asnjë komunikim të mëtejshëm për APP për këtë objekt.

Pas kësaj përgjigje të drejtoreshës së Agjencinë e Prokurimit Publik, deputetja e PD Jorida Tabaku në deklaratë për mediat tha se kjo procedurë është në shkelje flagrante të ligjit.

“Të gjithë inceneratorët kanë qenë në shkelje të ligjit. Janë tenderuar para për inceneratorë që nuk ekzistojnë. Të treja procedurat janë korruptive dhe për pasojë edhe zbatimi i kontratës koncesionare janë korruptive”, tha Tabaku.

Për këtë akuzë përgjigjen e dha deputetja e PS Anila Denaj, e cila tha se gjithçka është bërë në kushtet e emergjencës mjedisore.

“Dëshmitarët sot konfirmuan se procedurat janë të lidhura me emergjencat, të cilat janë të lidhura me një situatë të trashëguar të menaxhimit të mbetjeve. emergjenca e Elbasanit dihet dhe është e vërtetuar me dokumente nga organet kompetente. ndaj është e rëndësishme që të lejojmë dokumentet që do të flasin përpara se të flasim me opinione të parakohshme nga përfaqësues të partive politike”, tha Denaj.

Komisioni hetimor për impiantet e trajtimit të mbetjeve urbane, do të zgjasë deri më 25 shkurt, ku edhe në ditët e ardhshme do të zhvillohen seanca me dëshmitarë të tjerë që kanë dijeni për 3 kontratat e inceneratorëve. Shqiptarja.com

Next Post
Ndarja territoriale/ Basha harron fushatën për 6 bashkitë, nis konsultat për “tortën” elektorale

“Toyota Auris”/ Gazetari: Basha se dekonspiroi operacionin. Prokuroria e Durrësit s’mori gjurmë gishtash

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I preferuari i Khameneit, kush është Mojtaba, Udhëheqësi i ri Suprem i Iranit?

I preferuari i Khameneit, kush është Mojtaba, Udhëheqësi i ri Suprem i Iranit?

March 4, 2026
Trump i jep dritën jeshile Izraelit për të sulmuar Iranin nëse nuk ka marrëveshje bërthamore

“E dimë ku do të takohen Khamenei dhe këshilltarët e tij”, telefonata e fundit Trump-Netanyahu që dha dritën jeshile për sulmin ndaj Iranit

March 4, 2026
“Vallja” abuzive me Toyotën Yaris

“Gjyqi ndaj Beqajt, provë sesa i keq është ligji procedural”, Manjani: Kur gjykata bëhet edhe prokuror, drejtësia humb paanësinë

March 4, 2026
IKMT rikthehet në Orikum, prish dy objekte mes kundërshtimeve të pronarëve

Dhunoi drejtorin e ekzekutimit të vendimeve brenda IKMT-së, shpallet në kërkim i riu

March 4, 2026
Ministri i Jashtëm i Iranit: Trump i trajtoi negociatat si transaksion pasurie të paluajtshme

Ministri i Jashtëm i Iranit: Trump i trajtoi negociatat si transaksion pasurie të paluajtshme

March 4, 2026
Spanja drejt zgjedhjeve të parakohshme, rrëzohet buxheti i 2019

Trump kërcënoi me ndërprerjen e tregtisë, Sanchez: Mos përdor luftën në Iran për të fshehur dështimet

March 4, 2026
SHBA godet gati 2 mijë objektiva në Iran. Kongresi amerikan vendos sot për luftën

SHBA godet gati 2 mijë objektiva në Iran. Kongresi amerikan vendos sot për luftën

March 4, 2026
Raporti ndërkombëtar: Deri në 227 milionë fëmijë mund të jenë obezë në vitin 2040

Raporti ndërkombëtar: Deri në 227 milionë fëmijë mund të jenë obezë në vitin 2040

March 4, 2026
Lufta Izrael–Iran “tremb” shqiptarët, ngrijnë rezervimet për pushime

Lufta Izrael–Iran “tremb” shqiptarët, ngrijnë rezervimet për pushime

March 4, 2026
“Zaptoi foltoren e Parlamentit”, PS kërkon përjashtimin me 20 ditë të Agron Shehajt

“Zaptoi foltoren e Parlamentit”, PS kërkon përjashtimin me 20 ditë të Agron Shehajt

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In