• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Majko: Kosova e sigurt përtej skenarëve provokues të Rusisë e Serbisë. Në ’99 rusët kanë qenë duke vdekur për bukën e gojës…!

by Java News
16/02/2022 19:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kryeministri Pandeli Majko i ftuar në Top Talk në Top Channel Kosova është e sigurt përtej skenarëve provokues rusë dhe serbë, ndërsa komentoi situatën e nxehtë mes Ukrainës dhe Rusisë.

Ai thekson se Republika Serpska është në rrezik, ndërsa Kosova ka një garanci të një natyre tjetër nga ajo e Bosnjës, kurse Beogradi do jetë në një presion shumë të madh, pasi ka Rusinë nga mbrapa.

Majko u shpreh se Kosova përfaqëson fitoren më të madhe të perëndimit mbi ligjin.

“Më në rrezik më duket Srpska, Kosova ka një garanci të një natyre tjetër nga ajo e Bosnjës, Beogradi do jetë në një presion shumë të madh, por janë disa gjëra që nuk mund të vendosë vetë, por ka Rusinë nga mbrapa.

Ne mund t’i vendosim shumë faje Prishtinës, por përballja që ka Kosova me Beogradin është shumë delikate, ka shumë paralele se si Moska vepron në marrëdhënie me fqinjët e saj.

Edhe në ’99 rusët kanë qenë duke vdekur për bukën e gojës, por s’kanë qenë të tërhequr, kanë qenë aktivë, goxha presion duke filluar që nga zyra ime. Kam pritur një delegacion rus mbi gjysma e tyre erdhën me dekorata, në një moment të bisedës që u hap çështja e Kosovës e tha që Rusia ka bomba nukleare, domethënë më troç nuk mund të kërcënohet. Në një periudhë kemi qenë në presion qoftë edhe për të ndaluar bombardimet.

Në kohët e presionit historia bëhet likuide, më shumë se për të bërë fajtor Kosovën, ajo në memorien e fuqive të mëdha është krijuar si precedent, që përmendet në çdo fajtor kjo nuk e vret Kosovën, por e bën edhe më të fortë. Kosova përfaqëson fitoren më të madhe të perëndimit mbi ligjin”, tha Majko./m.h

Next Post
Ja cilat janë 3 shenjat e horoskopit që mund t’ju manipulojnë deri mendimet!

A është i lindur karakteri i fortë dhe i ashpër? Këto shenja zodiaku vërtetojnë se po

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com