• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

‘Në 1999 Rusia ishte e gjunjëzuar’/ Ish-ambasadori shqiptar në Moskë: Nëse Putin do ishte në pushtet, s’do lejonte sulmin e NATO-s ndaj Serbisë

by Java News
16/02/2022 10:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Moskë në vitet 1999-2001 Shaqir Vukaj nuk beson se do ketë një luftë të Rusisë në Ukrainë, por sipas tij e gjitha kjë bëhet që Rusia të mbajë nën presion Perëndimin duke i vënë kushte ndaj Ukrainës dhe Gjeorgjisë për të mos i anëtarësuar në NATO. I ftuar në emisionin “Dekalog” në RTSH 24 të gazetarit Roland Qafoku, Vukaj tregoi se ishte me fat Kosova në vitin 1999 kur e çliroi Perëndimi dhe NATO sepse në atë kohë Rusia ishte e gjunjëzuar nga ekonomia e dobët. “Nëse Putin do ishte në pushtet nuk kishte për të lejuar sulmin në Beograd”, tha Vukaj. Më poshtë, një pjesë e deklaratev të ish-ambasadorit Vukaj në Rusi.

Zoti Vukaj, përse Rusia kërkon të sulmojë Ukrainën?

Nuk është çështje Rusi-Ukrainë Për mendimin tim Rusia nuk e ka me Ukrainën. Rusia e ka më gjerë. Ajo kërkon të kthehet mundësisht aty ku ka qenë, të bëhet lojtar i botës. Kjo që po ndodh këtë muaj është një presion që Rusia bën ndaj Perëndimit për tre kërkesa që ajo ka: Të mos pranohen në NATO shtetet kufitare me të, Ukraina dhe Gjeorgjia, të mos vendosen armë sulmuese në afërsi të kufirit, të rikonfigurohet rivendosja e armatimeve siç ka qenë në 1997 kur u bë marrëveshja bazë Rusi-NATO. Rusia po shfrytëzon tërheqjen e SHBA në mënyrë të shthurur nga Afganistani dhe menjëherë pas kësaj Putini filloi presionet ndaj Perëndimit për të realizuar këto kërkesa.

Çfarë ka ndodhur zoti Vukaj, përse pikërisht tani? Është fuqizuar Rusia si shtet?

Kur unë kam qenë ambasador në Rusi, Rusia ka qenë e gjunjëzuar. Kur them e gjunjëzuar, ka qenë një gjendje katastrofike në ekonomi. Që nga viti 1993 deri në 1998 që u emërova si ambasador, unë kam qenë disa herë në Rusi me punë si politikan përfaqësues i parlamentit Evropian dhe vëzhgues dhe pjesë e një delegacionit të Kuvendit sepse kam qenë edhe nënkryetar. Rusia ishte e gjunjëzuar. Në atë periudhë kishe muaj të tërë që nuk kishin para të paguanin rrogat. Mbaj mend një nënkolonel me orgjinë shqiptare nga këta të Karakurtit në San Petërburg. Nga muaji maj deri një tetor nuk kishin marrë rroga. Dhe më ka thënë se në muajin tetor na çuan të mblidhim patate. Na thanë ne oficerëve merrni nga një kamion me patate.

Domethënë kjo situatë në vitin 1998.

Po në 1998. Kjo ishte Rusia. Në 1999 kur NATO filloi bobardimet kundër Jugosllavisë, në atë periudhë fati unë, i  shqiptarëve ishte që Rusia ishte ajo që ishte dhe nuk ishte ajo që është sot.

Pse do pengonte sulmin në Beograd?

Në mënyrë absolute po. Po të ishte Putini në pushtet nuk do lejonte këtë sulm.

Po si u rrit dhe fuqizua Rusia?

Është rritur shumë. Marrim vetëm një shembull. Nga importues që ishte i grurit, sot Rusia është ekspertuesi më i madh në Evropë dhe në botë i grurit. Ndërkohë 43 për qind e gazit Evropa Perëndimore e merr nga Rusia. Në atë kohë nuk e merrte. 30 për qind e naftës në Evropë merret nga Rusia.

Meritë e kujt është kjo që u rrit ekonomia e Rusisë?

Në radhë të parë për mendimin tim është e Putinit .Që kur erdhi në pushtet erdhi në objektivin kundër korrupsionit dhe organzimin e shtetit.

E keni takuar vetë Putinin?

Po e kam takuar. Kam patur një arst.

Ka qenë një rast kortezie apo?

Ishte rast kortezie dhe jo bisedë. Ishim në një pritje. Iu prezantova se isha ambasador i Shqipërisë. Sigurisht që ai e njihte sepse ishte pas vitit 1999 dhe shqiptarët dhe Kosova ishin në plan të parë. Putini si shef i FSB-së më parë ishte marrë shumë me të. FSB ishte shërbimi i jashtëm rus.

g.kosovari
Next Post
“Vendosni orën në zile”/ Deklarata e Rusisë që futi në panik ukrainasit

"Vendosni orën në zile"/ Deklarata e Rusisë që futi në panik ukrainasit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjatë tremujorit të fundit u dhanë 289 leje ndërtimi, 72% prej tyre në Tiranë. Ja vlera e projekteve ndërtimore..

Rivlerësim me referencat e vjetra, në 60 bashki të vendit janë ende në fuqi çmimet e vitit 2016-të

March 16, 2026
Plas debati për projektligjin/ “Zegjine Balluku ka tre seanca që nuk vjen”/ Balla-opozitës: Mos na humbni kohë

PD vendosi që të bojkotojë Parlamentin, reagon Balla: Seriozisht e mendoni këtë apo është lapsus?

March 16, 2026
Kaos në aeroportet e Evropës, sistemi i ri kufitar sjell radhë me orë të tëra për udhëtarët jo-evropianë

Kaos në aeroportet e Evropës, sistemi i ri kufitar sjell radhë me orë të tëra për udhëtarët jo-evropianë

March 16, 2026
“Më bezdisi deklarata e tij”, Gonzato i përgjigjet Berishës: Nuk kam nevojë për ndonjë komision që të gjykojë jetën time

Arsyet e sulmit të ri të Sali Berishës ndaj Ambasadorit të BE-së

March 16, 2026
Kur ekrani shpërblen injorancën dhe shoqëria e pranon atë si spektakël

Kur ekrani shpërblen injorancën dhe shoqëria e pranon atë si spektakël

March 16, 2026
Kreu masakër në lokal, kapet autori i vrasjes në Gjakovë

Kreu masakër në lokal, kapet autori i vrasjes në Gjakovë

March 16, 2026
Pauzë para stuhisë? Heshtja e avionëve kinezë mbi Tajvan ngre alarmin global

Pauzë para stuhisë? Heshtja e avionëve kinezë mbi Tajvan ngre alarmin global

March 16, 2026
Alesia Balliu i kundëpërgjigjet Boçit: Opozita nuk mund të jetë antiligjore

Rishikimi i statutit dhe varka e mbytur e Berishës

March 16, 2026
Champions League: Ndeshjet e kthimit, City dhe Chelsea besojnë te përmbysja

Champions League: Ndeshjet e kthimit, City dhe Chelsea besojnë te përmbysja

March 16, 2026
“Nuk ka zgjidhje të shpejtë për krizën në Iran”, pse aleatët hezitojnë ta ndihmojnë Trump-in?

“Nuk ka zgjidhje të shpejtë për krizën në Iran”, pse aleatët hezitojnë ta ndihmojnë Trump-in?

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In