• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Përsëritet historia! Pas Macron edhe Scholz, pse liderët botërorë kanë frikë për testin PCR në Rusi?

by Java News
15/02/2022 12:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përpjekjet diplomatike për të shmangur një përshkallëzim të mëtejshëm që mund të çojë dhe në pushtim po vazhdojnë këtë të martë, 15 shkurt në Moskë.

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka mbërritur në Moskë, ku do të takohet me Presidentin Valdimir Putin, raporton BBC.

Përpara takimit, ai mori pjesë në një ceremoni të vendosjes së kurorave në Varrin e Ushtarit të Panjohur pranë Murit të Kremlinit.

Sipas korrespondentes së Daily Telegraph në Moskë, Nataliya Vasilyeva, Scholz ka refuzuar të bëjë një test PCR në Rusi, duke ndjekur shembullin e Emmanuel Macron.

Macron refuzoi gjithashtu të bënte një test PCR nga autoritetet ruse, kështu që iu desh të takonte presidentin rus nën protokolle të rrepta të distancimit social.

Presidenti francez bëri një test PCR në Francë dhe një test antigjeni në Rusi të administruar nga mjeku i tij, pasi nuk donte që ADN-ja e tij të ishte në duart e shtetit rus, sipas burimeve të qeverisë franceze, shkruan BBC.

Ndërkohë, më herët kryediplomati i Bashkimit Evropian u shpreh që duhet pranuar që të gjithë kanë shqetësime për sigurinë, përfshirë edhe Rusinë.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme Josep Borrell i tha BBC-së se “për të zgjidhur shqetësimet e të gjitha palëve, e vetmja mënyrë është të ulemi në tryezë dhe të diskutojmë”.

Duke adresuar shqetësimin kryesor të Rusisë, që është mundësia e anëtarësimit të Ukrainës në aleancën ushtarake të NATO-s, Borrell tha se Ukraina nuk është ende anëtare.

“Është një mundësi,” tha ai, “nuk është fakt, por në terma praktike sot Ukraina nuk është anëtare e NATO-s”.

Zhvillimet vijnë në një kohë që shërbimet inteligjente dhe CIA kanë paralajmëruar që një pushtim i mundshëm rus mund të ndodhë më 16 shkurt.

Por të martën, më 15 shkurt, ministrja e Mbrojtjes ruse njoftoi se disa trupa ushtarake po tërhiqeshin nga kufiri me Ukrainën.

Madje zëdhënësja e ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova ironizoi shtetet perëndimore duke shkruar në rrjetet sociale se:

“15 shkurti 2022 do të hyjë në histori si dita e dështimit të luftës propagandistike perëndimore. I zënë ngushtë dhe i shkatërruar pa shkrepur asnjë plumb”.

g.kosovari

Next Post
Shqipëria pjesë e KS në OKB/ Rama nga SHBA: Sfida jonë është të bëjmë gjithçka në mënyrë të drejtë!

Shqipëria pjesë e KS në OKB/ Rama nga SHBA: Sfida jonë është të bëjmë gjithçka në mënyrë të drejtë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha e quan të vetëpërjashtuar, Salianji me mbështetësit e tij i bashkohen protestës para Kryeministrisë

Berisha e quan të vetëpërjashtuar, Salianji me mbështetësit e tij i bashkohen protestës para Kryeministrisë

January 24, 2026
Protesta e PD zhvendos sërish “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj largohet me karrige në dorë

Protesta e PD zhvendos sërish “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj largohet me karrige në dorë

January 24, 2026
Këshilli Bashkiak i Tiranës miraton rritjen e subvencionit të qirasë, Braimllari: Mbështetje për familjet në nevojë

Këshilli Bashkiak i Tiranës miraton rritjen e subvencionit të qirasë, Braimllari: Mbështetje për familjet në nevojë

January 24, 2026
FILMI “BENI ECEN VETE” MBUSH 50 VJEÇ

FILMI “BENI ECEN VETE” MBUSH 50 VJEÇ

January 24, 2026
“18 mln euro për akomodimin e forcave italiane të rendit”, Meloni rinovon marrëveshjen me resortin në Shëngjin

“18 mln euro për akomodimin e forcave italiane të rendit”, Meloni rinovon marrëveshjen me resortin në Shëngjin

January 24, 2026
“He mo Çim a do vish te burgu?”, zbardhen bisedat mes policit të paraburgimit në Elbasan dhe shpërndarëses së drogës

“He mo Çim a do vish te burgu?”, zbardhen bisedat mes policit të paraburgimit në Elbasan dhe shpërndarëses së drogës

January 24, 2026
Akuzohet si një nga trafikantët më të mëdhenj të drogës në botë, arrestohet nga FBI kampioni olimpik Ryan Wedding

Akuzohet si një nga trafikantët më të mëdhenj të drogës në botë, arrestohet nga FBI kampioni olimpik Ryan Wedding

January 24, 2026
Nis zyrtarisht protesta e PD para Kryeministrisë! Berisha del nga selia dhe zbret në shesh

Nis zyrtarisht protesta e PD para Kryeministrisë! Berisha del nga selia dhe zbret në shesh

January 24, 2026
Militantët e PD fillojnë të mblidhen në protestën e Berishës, kordon i dyfishtë policie para Kryeministrisë

Militantët e PD fillojnë të mblidhen në protestën e Berishës, kordon i dyfishtë policie para Kryeministrisë

January 24, 2026
ANALIZA E REL/ Pretendimet për manipulime në proces, çfarë tregon rinumërimi i votave në Kosovë deri tani?

ANALIZA E REL/ Pretendimet për manipulime në proces, çfarë tregon rinumërimi i votave në Kosovë deri tani?

January 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In