Ka zgjatur thuajse 3 orë takimi mes Kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Kuvendit, Ilir Meta në Vilën 30-të, ku besohet se temë e tij ka qenë reforma në drejtësi.
Pjesë e tryezës ka qenë edhe ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.
Në përfundim të takimit, kryeministri Edi Rama është mjaftuar me një “natën e mirë” përballë gazetarëve.
Takimi i dy udhëheqësve të maxhorancës mbërrin pas përfundimit të draftit të ekspertëve për reformën në drejtësi, ndërkohë që një draft tjetër është hartuar edhe nga ekspertë të Ministrisë së Drejtësisë.