• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zgjatja e vettingut fut në qoshe Berishën e Metën

by Ylli Pata
11/02/2022 11:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Menjëherë sapo Lulzim Basha dje shpalli se do të votojë zgjatjen e vettingut, shpërtheu një ortek shumë i ashpër në mediat pranë Berishës e Metës.

Në vetë të parë dollën në “mejdan” emra të njohur në media prej vitesh si përkrahës të opozitës, të cilët goditën pa mëshirë kreun e PD-së. Madje, edhe familjarë të Sali Berishës, si i biri i tij nuk përdorën asnjë fre në gjuhën e mllefit ndaj Bashës.

Por me gjithë zhurmën mediatike, kundërshtimi i zgjatjes së vetingut dhe vijimit të punës së Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, ka krijuar tashmë një mjedis më të qartë, por natyrisht më të izoluar politik i cili është kundërshtar i drejtësisë së re.

Mjedisi është më i qartë, ngaqë opozita e Lulzim Bashës, por edhe deputetë të tjerë nga Berisha edhe LSI-ja nuk kanë pasur kurajo të dalin hapur në mejdanin e luftës personale të shefave të tyre.

E ky pozicionim i tyre i ka vendosur në qoshë të politikës shqiptare, për një çështje që është mjaft e rëndësishme për institucionet.

Si Sali Berisha, ashtu edhe Ilir Meta, në të gjithë betejën e tyre kundër reformës në drejtësi që prej vitit 2016, e kanë mbarsur opinionin publik me narracione e fibula krejt fantazmagorike, a thua se kishim të bëjmë jo me një sistem që selekton gjyqtarët e prokurorët jo nga politika, por me një shpellë kuçedrash që do hanin njerëz.

Sa shumë helm e baltë janë hedhur ndaj të gjithë ndërkombëtarëve, duke nisur nga Donald Lu, Romana Vlahutin, e me radhë, vetëm e vetëm se tashmë do të kishim prokurorë e gjyqtarë që jo vetëm nuk i kontrollonin dot, por edhe ata gjyqtarë e prokurorë që i mbijetonin vettingut, do të mbikqyreshin nga një trupë ndërkombëtare e nivelit të lartë.

E gjithë zhurma e lufta që shoqëroi miratimin e reformës, u shoqërua me një bllokadë të gjatë nga ana e Berishës e Metës, që kontrollonin thuajse tërësisht opozitën, parlamentin, Kryeprokurorin e më pas Presidentin  e Republikës, e struktura të tjera.

Reforma ngeci për një kohë të gjatë, më pas me ngritjen e dy trupave të larta KLGJ e KLP, ngritjen e SPAK e BKH-së gjithçka zuri vendin e vet. Vettingu shpesh ka qenë një process jo linear, ku mund të kenë kaluar edhe njerëz që nuk e meritonin apo të ngecnin ata që meritonin të mbeteshin në drejtësi.

Megjithatë, gjithçka bëhet nga sistemi dhe jo nëpërmjet skemës së vjetër të lidhjeve politike e klienteliste.

Në këtë rast, mbarimi i afatit 5 vjeçar i vettingut dhe ONM-së ishte një rast tjetër që Berisha e Meta të ngrinin një kauzë të re, e me fitoren e saj, të krijonin premisat për një hyrje në politikën qëndrore pas Non Gratas së SHBA dhe përjashtimit prej Bashës.

Ndalja e këtij procesi, në një kohë kur një pjesë e madhe e drejtësisë nuk ka kaluar në filtër, është absurd, pasi nuk ka si lihet puna në mes, e nga ana tjetër nuk ka logjikë të përmbysesh këtë sistem e të rikthesh skemën e vjetër.

Ndaj humbja e sotme, ku edhe vettingu u zgjat pra do të vijojë, ka bërë që “Shtëpia e Lirisë” të humbasë gurin më të fortë të lojës së tyre kundër SHBA-së por edhe në politikën ditore.

Kjo humbje ka një rezultat të rëndësishëm pasi nga sot, si Sali Berisha, ashtu edhe Ilir Meta, edhe pse mund të mbesin në politikë, ata nuk do të jenë në qendrën gravitacionale të saj, por në periferinë politika, faktikisht në qoshen e saj…

TemA

Next Post
“Rruga e butë ka përfunduar…” Tabaku paralajmëron padi për zyrtarët që nuk i përgjigjen Komisionit për Inceneratorët

“Rruga e butë ka përfunduar…” Tabaku paralajmëron padi për zyrtarët që nuk i përgjigjen Komisionit për Inceneratorët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E rëndë në Itali, 10-vjeçari shqiptar ndërron jetë pasi u rrëzua në park

E rëndë në Itali, 10-vjeçari shqiptar ndërron jetë pasi u rrëzua në park

March 3, 2026
Mburojë digjitale për familjet, fillon funksionimi i regjistrit të personave të përjashtuar nga lojërat e fatit

Mburojë digjitale për familjet, fillon funksionimi i regjistrit të personave të përjashtuar nga lojërat e fatit

March 3, 2026
Protesta e PD-së, Ervin Salianji: Jam i zhgënjyer, molotovët i shkojnë në favor Edi Ramës

Protesta e PD-së, Ervin Salianji: Jam i zhgënjyer, molotovët i shkojnë në favor Edi Ramës

March 3, 2026
“PD duhet të ndryshojë, kemi 13 vite që vetëm humbim”, Salianji nga Berati: Lidershipi të mbajë përgjegjësi!

A do garoni përballë Berishës? Ironizon Salianji: Kemi një muaj që jemi në “kilometrin e fundit”, s’do ketë garë se bie Rama

March 3, 2026
Sulltanët osmanë, vinë sëbashku në shqip

Sulltanët osmanë, vinë sëbashku në shqip

March 3, 2026
Zbardhet drafti i PS për rregulloren e Kuvendit/ Koha e fjalimeve të ministrave dhe deputetëve kufizohet në 5 minuta, mbeten 11 Komisione

Zbardhet drafti i PS për rregulloren e Kuvendit/ Koha e fjalimeve të ministrave dhe deputetëve kufizohet në 5 minuta, mbeten 11 Komisione

March 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Idealistët materialistë

March 3, 2026
Kush është udhëheqësi i ri i Gardës Revolucionare të Iranit, i akuzuar si ‘truri’ i bombardimeve tre dekada më parë në Argjentinë?

Kush është udhëheqësi i ri i Gardës Revolucionare të Iranit, i akuzuar si ‘truri’ i bombardimeve tre dekada më parë në Argjentinë?

March 3, 2026
“E urreja Venezuelën, por tani e dua”, Trump: Kemi bërë më shumë se çdo administratë tjetër për të përfunduar luftërat

Donald Trump: I thashë Iranit se është tepër vonë për të negociuar

March 3, 2026
Mbrojtja e natyrës, prioritet për Shqipërinë dhe BE, Gonzato: Veprime konkrete përtej përafrimit të politikave

Mbrojtja e natyrës, prioritet për Shqipërinë dhe BE, Gonzato: Veprime konkrete përtej përafrimit të politikave

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In