• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

“114 shërbime online”/ Denaj: Është një hap shumë i madh, kursehen 3159 ditë pune, reduktohen 248 dokumente

by Java News
06/01/2020 13:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rreth 114 shërbime për biznesin nga Qendra Kombëtare e Biznesit do të kalojnë online. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj deklaroi sot se gjatë vitit 2019 janë 152 mijë aplikime për regjistrim dhe 11 mijë aplikime për licencim nga ana e biznesit.

“Në total, me ofrimin online të këtyre shërbimeve kursehen 3159 ditë pune. 248 dokumente që do të reduktohen përbëjnë një hap të madh përpara edhe për adresimin e kërkesave të biznesit”, deklaroi Denaj.

Ministrja informoi se në të gjitha institucionet në varësi të MFE-së po shikohet mundësia për eliminimin e sa më shumë dokumenteve për të shkuar në ofrimin e shërbimeve jo më me dokumentet e nevojshëm por të domosdoshëm.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë, gjatë 2020 programon ofrimin e 510 shërbimeve online ose 94 % e të gjitha shërbimeve. Nga këto 188 shërbime bëhen efektive më 1 janar, 270 shërbime bëhen efektive më 30 qershor dhe 26 shërbime bëhen efektive në dhjetor 2020.

Konkretisht nga 1 janari 2020 do të ofrohen nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, 11 shërbime, nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, 8 shërbime, nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, 31 shërbime, nga Shërbimi Kombëtar i Punësimit, 24 shërbime dhe nga Qendra Kombëtare e Biznesit , 114 shërbime.

Vetëm 33 shërbime, ose 6 % e totalit që ofrohen nga MFE, do të ofrohen pranë sporteleve të institucioneve.

Punonjësit e këtyre institucioneve do të orientojnë dhe asistojnë çdo qytetar apo biznes, në lidhje me këtë transformim të rëndësishëm, i cili synon lehtësimin e praktikave dhe shkurtimin e radhëve të pritjes.

Në faqet e internetit të institucioneve, si dhe në rrjetet sociale apo në të gjitha zyrat në terren, do të ofrohet informacioni i nevojshëm në lidhje me këto shërbime online.

g.kosovari

Next Post
Ish-shefi i CIA-s: Vrasja e Soleiman sjell më shumë pasoja se vrasja e Osama bin Laden

Ish-shefi i CIA-s: Vrasja e Soleiman sjell më shumë pasoja se vrasja e Osama bin Laden

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ja e vërteta për Zvërnecin”, reagon Kushner: Nëse miratohet, shqiptarët do të jenë krenarë dhe do e shijojnë për breza me radhë

“Ja e vërteta për Zvërnecin”, reagon Kushner: Nëse miratohet, shqiptarët do të jenë krenarë dhe do e shijojnë për breza me radhë

October 8, 2026
Alarm te republikanët, bie mbështetja e latino-amerikanëve në Teksasin Jugor

Alarm te republikanët, bie mbështetja e latino-amerikanëve në Teksasin Jugor

October 8, 2026
“Ngritja më e madhe e pensioneve”, Balla i drejtohet opozitës: Ju keni hallin e pensionistit tuaj

Protestat, Balla e drejton gishtin nga fqinjët: Të bindur që duhet të ndërtohet në Zvërnec

October 8, 2026
J.D. Vance akuzon Microsoft-in për abuzim me vizat e punës: Pushuan 6 mijë amerikanë dhe morën të huaj

J.D. Vance akuzon Microsoft-in për abuzim me vizat e punës: Pushuan 6 mijë amerikanë dhe morën të huaj

October 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Reforma Territoriale e imponuar me arrogancë, PS duket sikur ka bërë autogol

October 8, 2026
Balla reagim nga Kuvendi: Korrupsion ka edhe në BE, Shqipëria “delja e zezë” e Evropës për masa paraburgimi

“Vetëm në 2 maj jo”/ Balla tregon se kur “merr jetë” reforma territoriale

October 8, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

“Jo ‘kush’, por ‘ti’”, Erion Braçe: Rama më tha nëse votoj kundër, jam jashtë Grupit Parlamentar

October 8, 2026
“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

“Reforma nuk bëhet për ndikim elektoral”/ Mazniku: PS do e fitojë prapë Korçën, s’ndryshon asgjë

October 8, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

Komisioni i Posaçëm për Territorialen, mazhoranca do të heqë paritetin me opozitën

October 8, 2026
PD kërkoi Komision Parlamentar për KAYO-n, Balla në Konferencën e Kryetarëve: Nuk plotëson kriteret kushtetuese dhe ligjore!

“Donim 49 bashki, por s’kishim votat”, Balla nxjerr sekretet e reformës se 2014-ës

October 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com