20 shtetas shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane në qytetin e Trentos, pasi akuzohen se janë anëtarë të një bande kriminale e specializuar në grabitje banesash e objektesh.
Policia vendase ka bërë të ditur se kjo bandë është autore e 114 grabitjeve në territorin italian. Mediat shkruajnë se pesë anëtarë të kësaj bande janë arrestuar në flagrancë për kryerjen e veprës penale të grabitjes, ndërsa 7 anëtarë të tjerë të bandës janë identifikuar në Shqipëri.
Ndërkohë, autoritetet italiane kanë lëshuar një urdhërarrest ndërkombëtar ndaj tyre. Gjithashtu mësohet se 3 shqiptarë të tjerë të bandës janë shpallur në kërkim.
“Gjatë operacionit policia italiane ka sekuestruar 25 mijë euro, disa qindra monedha ari, objekte të ndryshme të shtrenjta si dhe një pistoletë me 2 karikatorë e 21 plumba ,e cila rezulton e vjedhur më vitin 2015 në një banesë në komunën Riva del Garda”, shkruajnë mediat italiane.
Ndërsa vlera e materialit të vjedhur kapërcen 200 mijë euro. Në mesditë pritet një konferencë shtypi e komandës së përgjithshme të policisë së Trentos ku do të jepen më shumë detaje mbi këtë bandë grabitësish me shqiptarë.
ma.me