• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një muhabet mes kolegësh: Berisha, Mero, Fevziu, Koli, Bushati

by A R
09/01/2016 18:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Kanë qenë gjithëherë në konflikt, por përfundimi i këtij konflikti kanë qenë gjithëherë i ditur. Edhe pse me beteja të humbura herë-herë, luftën mes medias dhe politikës e ka fituar gjithmonë media. Përballë një gazetari, edhe nëse ka pasur fitore të pjesshme, triumfin në sherr nuk e ka pasur kurrë një politikan. Kjo është një e vërtetë që mund ta dëshmonte dikur ish-Presidenti amerikan Nikson e mund ta dëshmojë sot ish-Presidenti dhe kryeministri shqiptar Berisha. Dy skaje të largëta të një segmenti që i bashkon në një farë mënyre qasja që ata kanë pasur ndaj medias.

Në vitet 90-të, atëherë kur digjeshin gazeta, rriheshin gazetarë dhe burgoseshin të tjerë për fjalën e lirë, për shkak të lirisë së fjalës dhe për hir të lirisë përtej fjalëve, Berisha u pikturua si tiran i medias. Por në asnjë rast ai nuk mundi të fitojë ndaj njerëzve të saj. As kur i digjte gazetën Nikollës, as kur burgoste Sandrin e Martinin, as kur rrihte një listë të gjatë me gazetarë dhe as kur furgoni i tij i policisë rrëmbente Fevziun me të tjerë në mes të ditës e në mes të Tiranës. Vetë Fevziu dhe gazetarë të tjerë nuk kanë folur kurrë për këtë episod kriminal që ishte epilog i dhunës po kriminale që u bë kundër opozitës në 28 maj 1996 në sheshin Skënderbej. Por nëse ai furgon do të kishte përfunduar aty për ku ishte nisur, disa portrete mediatikë të sotëm nuk do të ishin me gjasë të tillë. Ishte dhe Bushati në atë furgon, sa për një kujtesë të së djeshmes për të kuptuar më mirë ca histori të shkëputura të së sotmes.

I rikthyer në pushtet edhe falë medias, njeriu i shkopit tradicional nisi të përdorë karrotën moderne. Eshtë e vërtetë se me këtë perime shëmbullore Doktori edhe fitoi më shumë beteja, edhe i bëri më shumë dëm lirisë së medias. Ndoshta në tetë vjet pushtet, më shumë se një favor të paligjshëm që i kërkohej dhe ai e jepte pa ngurim si rregull, Berisha do të donte me shpirt të kundërtën: përdorimin e paligjshëm të pushtetit kundër medias dhe njerëzve të saj. Me shpirt preferonte shkopin, me logjikë, zgjidhte të përdorte karrotën. Me shpirt, fjala vjen, e bëri duke përndjekur me të gjitha mënyrat e liga Meron, duke lënduar ligsht Kolin e duke shkuar sipas zakonit si pendul në ekstremet e marrëdhënieve njerëzore, nga e miqësia e pakusht, në armiqësi të egër dhe asgjesuese me Filipin e Yllin.

Që nga dita që u largua nga pushteti faktik dhe duke mbajtur ende pushtetin real të njeriut të fortë politikisht, për shkak të informacionit, karizmës, punës së palodhur, talentit të padiskutueshëm, paktit me djallin, energjisë së pafundme, traditës e trashëgimisë, çelësit të kasafortës me sekrete të errëta të tranzicionit, ushtrisë së besnikëve dhe adhuruesve të vërbër e të tjerë, e të tjerë, pra, edhe për shkak të këtij pushteti real, Berisha ngjan se vuan pikërisht mungesën e mundësisë për të luajtur si dirigjent mes shkopit dhe karrotës.

Doktori mund të kërcënojë, por nuk mund të koncesionojë, mund të rrëmbejë, por nuk mund të shpërblejë, mund të shajë, por edhe të shahet.

Doktori e di mirë se askush nuk është urryer, por dhe dashuruar si ai në këto 25 vjet në Shqipëri. Askush nuk ka ndikuar aq fort dhe aq direkt sa ai në jetën e gjithë shqiptarëve të këtyre 25 vjetëve, por dhe të shqiptarëve ende të palindur.

Dhe duke ditur këtë, vuan dhe keqkuptimin nga njerëzit që ai i njeh të gjithë, emër për emër, me dobësitë, me librat e shtëpive, me numrin e shtëpive, me emrat e të dashurave, me dëshirat dhe shpresat e tyre. Sepse sot, më shumë se çdo gjë tjetër, të paktën në raport me shqiptarët në përgjithësi dhe me politikën në veçanti, Doktori është thjesht një i keqkuptuar tragjik. Dhe i keqkuptuar pa faj edhe në raport me median.

Duke nisur me politikën; e ka keqkuptuar Rama që i ka zënë zyrën, Meta që pretendon se ende ka dobësi njerëzore për të, Saimiri, të cilit ai i ndërron dhe emrin, Erioni që ka dëgjuar me sy e veshë dhe fjalën e tij të fundit, Iliri i shëndetit që është thirrur në kauzë për ta kuruar, Beni, Çimi, Luli e gjithkush tjetër. Por që politika keqkupton kjo është një gjë e zakonshme. E pazakontë është se me të janë keqkuptuar pothuaj të gjithë pronarët e mediave që kanë bezdi nga e shkuara e kontakteve personale me ishkryeministrin, e kanë një numër i madh gazetarësh, disa dikur duartrokitës të palodhur, disa kritikë të tij; e ka keqkuptuar në vijimësi Meroja, e pas tij edhe Fatosi, Preçi, Fevziu, Desada, Ilva, Mira, Rudi, Koli, Minxhozi, Beni, Muçi, Bushati, Henri, Liri, Arjoni, Nazarkot, Fredi, Fahriu, Andi, Nila, Luti, Dy ArTanët, Filipi, Ylli, Bollino, natyrisht dhe Nikolla i Madh e të tjerë, e të tjerë, mes tyre dhe Çimi. Sot Doktori është njëlloj si ta. Eshtë gazetar. Edhe kur shkruan në Facebook, edhe kur firmos nën emrin e qytetarit dixhital, edhe kur flet në studion e tij të preferuar televizive në të Enjten parlamentare të Doktorit, edhe kur mbledh një buqetë me gazetarë të rinj që ju tregon historitë e rradhës. Edhe kur në historitë e tij të rradhës i dalin si personazhe gazetarë të cilët ai i përmend me inat, i akuzon me qejf apo ju çon gjysma mesazhesh herë tallëse, herë fyese.

Një shembull fantastik keqkuptimi: Vetëm brenda një dite të zakonshme, si e premtja e dytë e muajit të parë të këtij viti, ka ndodhur që:

Mero pyet duke e ditur vetë përgjigjen: si është gjendja mendore e këtij njeriu?

Bushati i kujton zvarritjen parademokratike me valixhe druri në dorë,

Bollino i premton se veprimi i parë që do të bëjë me pasaportën e re shqiptare që ka marrë është ta padisë në gjykatë për shpifje.

Fevziu është i vetmi që nuk kthen përgjigje, por është më i hidhuri ndër ta kur i shmanget ndeshjes me Doktorin jo vetëm për shkak të miqësisë së dikurshme, por edhe pse “…lënë apo nuk lenë një shenjë…politikanët janë të gjithë kalimtarë”.

Dhe kjo është vetëm një ditë. Dhe të gjithë së bashku i kujtojnë faktin se ka qenë kryeministrër dhe president. A thua se një gjë e tillë është mburojë për Doktorin dhe jo lak në këmbë. Duke kujtuar se duke e trajtuar thjesht si politikan, e kanë të fituar betejen me të, thjesht për shkak të faktit se janë gazetarë. Në fakt është gabim. Doktori sot është kryekëput në fushën e medias. Ai është një gazetar tipik e klasik. Nga më prodhimtarët në fakt. Siç ka qenë gjithmonë në politikë, që nga koha kur diktonte editoriale tek Ylli apo Astriti, që nga koha kur e bënte balerinën ruse dashnore të Spartakut e deri tani kur është i dëshpëruar që po i ndrit vetëm ylli si gazetar. Ndaj është tërësisht e kotë beteja gazetarëve me Doktorin. Në të gjitha rastet ai bën një muhabet mes kolegësh. Shumicën dërmuese të të cilëve ai e njeh shumë mirë. Duke nisur me dobësitë e tyre. të cilat ai i shtrin në Facebook, aty ku gjithë dynjaja ka për dobësi të nisë fjalët në kod: Puç, puç! Një betejë pafund e njerëzimit me buzët, ku normalisht triumfon ai që humb!

Next Post

Fatmir Xhafaj falënderon dhe bën një apel për Reformën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

“Bindja e publikut” si provë?! Kur drejtësia i dorëzohet perceptimit…

April 9, 2026
Letra nga burgu kundër Kodit Penal, të dënuarit: Duam ulje nga 35 në 25 vite për lirimin me kusht, rivlerësim të paraburgimit

Burgjet britanike “pushtohen” nga shqiptarët? Avokati: Shifrat, të ekzagjeruara!

April 9, 2026
VIDEO / Interpelanca me ministrin e Bujqësisë, Braçe me qese me perime në Kuvend

VIDEO / Interpelanca me ministrin e Bujqësisë, Braçe me qese me perime në Kuvend

April 9, 2026
Tabaku në Kuvend: Minatorët e Spaçit po shfrytëzohen, kërkohet mbështetje për të drejtat e tyre

Tabaku i shkruan PE-së: Ligji për Portet Turistike shkel Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit dhe 3 kapituj të BE-së

April 9, 2026
Irani me qëndrim të prerë, ja kur do të rihapet Ngushtica e Hormuzit

Irani me qëndrim të prerë, ja kur do të rihapet Ngushtica e Hormuzit

April 9, 2026
Mblidhen sot Kolegjet e Bashkuara, rishikohet praktika për “arrestin me burg”

Mblidhen sot Kolegjet e Bashkuara, rishikohet praktika për “arrestin me burg”

April 9, 2026
“Berisha është non-grata, pse duhet të luftojmë për të?” Dashamir Shehi: Të rinjtë në PD dhe jashtë saj, t’i dalin zot!

“Berisha është non-grata, pse duhet të luftojmë për të?” Dashamir Shehi: Të rinjtë në PD dhe jashtë saj, t’i dalin zot!

April 9, 2026
TABELA/ Nga lufta, çmimi i ushqimeve në Shqipëri mund të rritet me 12%, energjia elektrike shtrenjtohet me 14%

TABELA/ Nga lufta, çmimi i ushqimeve në Shqipëri mund të rritet me 12%, energjia elektrike shtrenjtohet me 14%

April 9, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme/ Pas vizitës në Arabinë Saudite, Starmer mbërrin në Abu Dhabi

Lufta në Lindjen e Mesme/ Pas vizitës në Arabinë Saudite, Starmer mbërrin në Abu Dhabi

April 9, 2026
Rutte takim me Trump! Presidenti kritika ndaj NATO-s: S’ishte aty kur na duhej

Rutte takim me Trump! Presidenti kritika ndaj NATO-s: S’ishte aty kur na duhej

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In