• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Atentati ndaj ish prefektit të Vlorës, shenjat e gishtërinjve “shpëtojnë” Mitron

by A R
08/01/2016 10:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shenjat e gishtërinjve që i gjetën në minën me celular të montuar në makinën e ish­prefektit të Qarkut të Vlorës nuk i përkasin të pandehurit Marjon Mitro, vlonjatit që akuzohet si porositës i krimit, që është klasifikuar si vepër me qëllime terroriste mbetur në tentativë, që ka synuar vrasjen e shtetasit Besnik Dervishi.

Në seancën e djeshme gjyqësore në Gjykatën e Krimeve të Rënda ndaj Julian Sinanajt, i cilësuar si vrasës me pagesë dhe të pandehurve të tjerë, u administrua një akt­ekspertim ku thuhej se gjurmët e gishtave të gjetura në telefonin dhe mekanizmin shpërthyes, që u zbulua në pjesën e poshtme të autoveturës së Dervishit, nuk janë të njëjta me ato të Marjon Mitros.

Në fakt, ka qenë i penduari i bandës, Julian Sinanaj, i cili ka deklaruar se mina me celular është prodhuar prej tij me kërkesë të Marjon Mitros. Sinanaj thekson se me Mitron është njohur me ndërmjetësinë e Genis dhe Andon Mehillajt dhe se me të komunikonte përmes postës elektronike.

Telefonin celular dhe kartën që ka përdorur për të prodhuar minën, Sinanaj thekson se e ka blerë në tregun çam në Tiranë në fillim të dhjetorit 2013. Po këtë muaj Sinanaj shprehet se ia ka dorëzuar minën Marjon Mitros në afërsi të “Zogut të Zi” në Tiranë.

Por, kur Prokuroria e Krimeve të Rënda e kishte vënë me “shpatulla pas muri” Mitron, akt­ekspertiza duket vjen në favor të të pandehurit, pasi shenjat e gishtërinjve rezulton t’i përkasin një tjetër personi.

Në fakt, ky moment ngre dyshime se në përgatitjen e aktit ndaj besnik Dervishit, që për fat mbeti në tentativë, mund të ketë edhe të tjerë persona të implikuar, të cilët nuk janë identifikuar ende.

Prokuroria këmbëngul se Marjon Mitro bashkë me Sinanajn kanë kryer veprën me qëllime terroriste, pasi mina me telekomandë u zbulua e montuar në makinën e ish­prefektit në hyrje të Kryeministrisë.

Veç dëshmisë së Sinanajt, prova tjetër e fortë që prokuroria ka në duar kundra Marjon Mitros, është një mesazh që ky i fundit i ka çuar ish­prefektit Dervishi. Sipas prokurorisë, një ditë pas arrestimit të Julian Sinanajt, i pandehuri Mitro i ka çuar SMS Dervishit në një kohë që ata nuk kishin asnjë njohje me njëri­tjetrin.

Ndërkohë në vijim të seancës, Gjykata e Krimeve të Rënda administroi si provë material një video ku shfaqet Julian Sinanaj, duke rrëfyer krimet e bandës, mes të cilave katër vrasje dhe vendosjen e tri minave me celular.

Avokatët e të pandehurve kanë këmbëngulur që video të mos merret si provë, pasi është marrë në kundërshtim me ligjin dhe se Sinanaj ka folur nën presion. Kërkesa e avokatëve është e rrëzuar dhe videoja është bërë pjesë e fashikullit të gjykatës.

Të pandehurit Julian Sinanaj, i penduar i bandës; Ndriçim Gjokona, gjithashtu i mbrojtur; Marjon Mitro, Andon Mëhillaj, Genis Mëhillaj, Albin Mexhaj e biznesmeni Ilir Karcini akuzohen për krime të rënda, që nga vrasja e peshkatarit Sokol Veizi, të biznesmenit Agron Çela, vendosjen e tritolit në banesën e ish­deputetit të PD­së, Ardian Kollozi, vendosja e minës me celular në makinën e ish­prefektit të Vlorës, Besnik Dervishi e deri tek planifikimi i vrasjes së biznesmenit Piro Bare.

GSH

Next Post

Linjë interkonjeksioni me Shqipërinë, Maqedonia çel tenderin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Antimafia italiane godet grupin shqiptar, pastroi mbi 14 milionë euro përmes arit dhe pronave

Antimafia italiane godet grupin shqiptar, pastroi mbi 14 milionë euro përmes arit dhe pronave

November 5, 2026
Urdhri i shqiptarit nga burgu, granatë lokalit në Athinë. Zhvatje, gjoba dhe shpagim bizneseve

Urdhri i shqiptarit nga burgu, granatë lokalit në Athinë. Zhvatje, gjoba dhe shpagim bizneseve

November 5, 2026
“Kam nisur si punëtor”, shqiptari që punon krah Trump-it tregon si arriti të fitonte mandatin

“Kam nisur si punëtor”, shqiptari që punon krah Trump-it tregon si arriti të fitonte mandatin

November 5, 2026
Berisha: Dorëheqja e Ramës e vetmja zgjidhje, protestat janë pasojë e dhunës 13-vjeçare!

Lider i ri në PD? Berisha: Do të them “Goodbye” vetëm nëse kam pamundësi fizike ose mendore

November 5, 2026
“Ke ardhur për sherr?”, Lapaj-Qori dhe Shehaj ironi dhe batuta për bashkimin: Ke hapur lokal…

“Ke ardhur për sherr?”, Lapaj-Qori dhe Shehaj ironi dhe batuta për bashkimin: Ke hapur lokal…

November 5, 2026
Egnatia pëson humbjen e parë në Conference League, mposhtet 2-0 nga Universitatea Craiova

Egnatia pëson humbjen e parë në Conference League, mposhtet 2-0 nga Universitatea Craiova

November 5, 2026
“Mos bëj gam gam se po flas!” Plas sherri në studio, Noka përplaset fizikisht me gazetarin

“Mos bëj gam gam se po flas!” Plas sherri në studio, Noka përplaset fizikisht me gazetarin

November 5, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Qeveria çon në Kuvend projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për heqjen e vizave për refugjatët

November 5, 2026
Zgjedhjet për kreun e PD/ Ibsen Elezi: Berisha po e çon partinë drejt shkatërrimit, mision apo i kapur peng?

“Lapaj e dinte se ishte dështim, marksizmi pengon Qorin” / Elezi analizon partitë e reja: Nuk janë modele politike…

November 5, 2026
Trump tha se Ngushtica e Hormuzit do të jetë territor amerikan, përgjigjet Irani -

Dokumentet, SHBA zhvilloi bisedime sekrete me Iranin për dëbimin e iranianëve gjatë luftës

November 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In