• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Peleshi në zonat e përmbytura në Zejmen: Gati projektet rehabilituese

by Lorenc Vangjeli
06/01/2016 17:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zëvendëskryeministri Niko Peleshi dhe ministra të kabinetit u angazhuan sot në terren, për të ndjekur dhe zgjidhur nga afër situatën, e krijuar nga reshjet, në zonat më problematike. Zëvendëskryeministri Peleshi, i shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë së Lezhës Fran Frrokaj ishte në fshatin Pllanë të Zejmenit, gjatë operacionit të evakuimit të familjeve që rrezikonin nga përmbytjet. Peleshi u takua me drejtues të pushtetit qendror dhe lokal dhe u interesua për masat që po ndërmerren prej tyre në vijim, në ndihmë të banorëve.

Zëvendëskryeministri Niko Peleshi u shpreh se reagimi i qeverisë ka qenë në kohën e duhur dhe se masa të tjera do të merren në vazhdim për normalizimin e plotë të situatës. Zëvendëskryeministri apeloi se territori, si një pasuri e përbashkët e të gjithë shqiptarëve kërkon një trajtim të veçantë, dhe se sfida e të ardhmes është një sjellje moderne ndaj tij, në mënyrë që parandalohen emergjencat civile.

Zëvendëskryeministri tha se viti që sapo hyri do të jetë viti kur qeveria qendrore do të ndajë përgjegjësinë, kompetencat, por dhe buxhetin me qeverinë vendore për ujitjen dhe kullimin, si dhe do të hartohen një sërë projektesh të rëndësishme në bashkëpunim.

“Kjo është një përgjegjësi mbi 20 vjeçare e gjithë shoqërisë. Natyrisht që qeveritë dhe politika kanë përgjegjësinë kryesore, por në fund të fundit Shqipëria është e përbashkët. Ky është një territor i përbashkët, ta trajtojmë tani e në vazhdim me kujdes. Nuk është çështja se si reagojmë kur ndodh përmbytja.

Ne kemi përjetuar përmbytje shumë më të mëdha. Reagimi i sotëm ka qenë në kohën e duhur edhe forca të tjera janë duke ardhur. Çështja është sesi së bashku me bashkinë, me pushtetin vendor, qeveria qendrore të bashkëpunojë. Ne kemi vendosur që viti 2016 do të jetë viti kur qeveria qendrore ndan përgjegjësinë, kompetencat, por dhe buxhetin me qeverinë vendore për ujitjen dhe kullimin, të paktën për kanalet sekondare dhe primare. Ndërkohë projekte të mëdha po hartohen në bashkëpunim, gjithashtu. Kemi vënë financimet në dispozicion për t’i parandaluar përmbytjet. Sfida jonë, tani dhe në të ardhmen, është sjellja moderne në lidhje me territorin, si t’i parandalojmë emergjencat civile. Kemi angazhuar 25 milionë dollarë për pushtetin vendor, për të financuar skemat e ujitje­kullimit. Do të blejmë një sasi prej 30 ose 40 ekskavatorësh që do t’i shpërndahen të gjithë bashkive, të cilat do të krijojnë bordet e tyre të kullimit, sepse kanë marrë përgjegjësinë dhe kompetencën për kanalet sekondare. Do të japim fond të mjaftueshëm edhe për projektet rehabilituese, që ky vit të shënojë një zhvillim cilësor përsa i përket veprave ujitëse kulluese, që do të thotë parandalimin e përmbytjeve.” u shpreh Peleshi.

Next Post

Populizmi i Gruevskit, thirrje maqedonasve të lindin sa më shumë fëmijë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama nis përgatitjet për zgjedhjet lokale, Baton Haxhiu: Tiranën e do me çdo kusht!

Rama nis përgatitjet për zgjedhjet lokale, Baton Haxhiu: Tiranën e do me çdo kusht!

March 24, 2026
27 vite më pas, çfarë ndodhi gjatë ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë?

27 vite më pas, çfarë ndodhi gjatë ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë?

March 24, 2026
Teknologjia ul numrin e të punësuarve në zyra, turizmi dhe ndërtimi me rritje

Teknologjia ul numrin e të punësuarve në zyra, turizmi dhe ndërtimi me rritje

March 24, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

Akuza e fortë e Salianjit ndaj lidershipit të PD: Përjashtuan drejtuesit e degës se ishin mbështetësit e mi

March 24, 2026
Çmimi i naftës rritet përsëri mbi 100 $, Shtëpia e Bardhë: Planet për bisedimet me Iranin vijojnë

Çmimi i naftës rritet përsëri mbi 100 $, Shtëpia e Bardhë: Planet për bisedimet me Iranin vijojnë

March 24, 2026
Çmimi i naftës ‘fluturon’ brenda ditës, por nuk ulet me javë! Eksperti zbulon asimetrinë e tregut

Çmimi i naftës ‘fluturon’ brenda ditës, por nuk ulet me javë! Eksperti zbulon asimetrinë e tregut

March 24, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Miza pa kokë

March 24, 2026
“Ndihem i ledhatuar dhe i llastuar që po pritem mirë”/ Mustafa Nano merr “bekimin” e deputetëve të PD, si ambasador në Zvicër

Nano: Shqiptarët janë ndarë një herë e mirë me Berishën, e kanë braktisur në rrugë

March 23, 2026
A mund Salianji ta përsërisë historinë në PD siç bëri Rama në PS!

“S’do e vras Fatmir Xhafajn”, Salianji për deklaratën e Berishës: Shpifje, mos të më bëjë…

March 23, 2026
Zbulohet skema e PD për ndarjen e deputetëve. Ja kush do bëjë fushatë për Binajn

“Nuk është më Florjan Binaj”/ Analisti zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In