• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Çfarë kërkon realisht Rusia në Ballkan?

by Java News
04/12/2021 19:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Vesna Pusic*

“Foreign Policy”

Gazetari legjendar boshnjak Boro Kontic, deklaroi kohët e fundit se Bosnje Hercegovina ndihet sikur po jeton “Ditën e Kastorit”, edhe pse dy dekada e ca e gjatë:nënshkruhen marrëveshje, ngrihen institucione, dorëzohen aplikimet për në NATO dhe BE, fitohen dhe humben zgjedhje, zhvillohen konferenca, ngrihen probleme, përgatiten raporte dhe më pas… asgjë.

Njezet e gjashtë vjet që nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit – e cila pak e shumë iu imponua liderëve etnikë boshnjakë, kroatë dhe serbë, për t’i dhënë fund gjakderdhjes – çdo gjë po përsëritet vazhdimisht, sikur nuk ka kohë, pa kujtesë dhe histori.

Por ajo që e bën kaq të gjetur metaforën “Ditës së Kastorit”, është fakti se edhe ata që janë tëautorizuar nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së për të ruajtur paqen në mënyrë që Bosnja të ecëpërpara, duken të kënaqur që po e lënë vendin në këtë gjendje.

Pavarësisht parave të shpenzuara, përpjekjeve dhe kohës së investuar në shtet-ndërtim, sa herë që ka një mosmarrëveshje, politikë-bërësit duket se mendojnë se është e pranueshme qëta kthejnë vendin 26 vjet pas, kur ai sapo kishte dalë nga një prej konflikteve më mizore që nga Lufta e Dytë Botërore.

Disa zyrtarë po përpiqen që ta justifikojnë këtë, duke e quajtur një ”rikthim në Dejtoninorigjinal”. Ata që ishin fëmijë në kohën e rrethimit të Sarajevës, po i afrohen tashmë moshës së mesme. Ata kanë nevojë për një narrativë të re. Por në vend të saj, s’ka asnjë narrativë dhe asnjë realitet të ri.

Bosnja gjendet sërish në mesin e një krize të thellë, pasi një anëtar i presidencës së saj trepalëshe, udhëheqësi serb i Bosnjës Milorad Dodik, po përdor një retorikë luftarake dhe po sulmon ashpër institucionet e brishta të Bosnjës, në një përpjekje flagrante për ta shkatërruar vendin.

Dodik është një fenomen interesant, por jo edhe aq i pazakontë. Në shumë aspekte, ai ngjan shumë me Victor Orban. Ashtu si kryeministri hungarez, edhe ai e nisi karrierën si një politikan demokrat, i zgjedhur dhe i promovuar nga Perëndimi. Por rrëshqiti gradualisht në nacionalizëm, dhe më pas në një nacionalizëm ekstrem.

Ashtu si Orban, ai u bë shumë i pasur gjatë qëndrimit të tij në politikë, gjë që çoi në mënyrë të pashmangshme në një qeverisje autokratike. Dhe ashtu si shumica e autokratëve në Evropën Lindore dhe Qendrore, ai kërkoi dhe gjeti mbrojtësit e tij në Rusi.

Dodik ka arritur me lëvizjet  tij të fundit të sfidojë vetë ekzistencën e Bosnjës. Dallimi kryesor është se në dallim nga Orban, Dodik nuk ka një shtet. Kjo e bën pozitën e tij shumë më të pasigurt, por njëherazi më tërheqëse për lojtarët e jashtëm që synojnë të ndërhyjnë në çështjet e Ballkanit.

Më herët në karrierën e tij, kur mendonte se e ardhmja e tij ishte me Perëndimin, Dodik enjohu publikisht gjenocidin në Srebrenicë, u distancua nga kriminelët serbë të luftës, dhe u pozicionua si një mbështetës i vendosur i unitetit të Bosnjës, dhe i të ardhmes se vendit në Bashkimin Evropian.

Gjatë kohës që ndryshoi besnikëri, fillimisht tek presidenti serb Aleksandar Vucic dhe më pas ndaj Moskës, politikat dhe retorika e tij ndryshoi rrënjësisht. Dhe kjo gjë ndodhi gradualisht me kalimin e kohës. Sot, Dodik nuk është më vetëm një peng i politikës serbe.

Përkundrazi, është ai që po e mban peng politikën serbe.

Unë e vura re për herë të parë këtë gjë kur mora pjesë në një emision televiziv bashkë me të në Banja Luka në fillimin e viteve 2000. Në një moment, ne përfunduam duke diskutuar mbi futbollin, dhe befas Dodik tha se në një ndeshje midis ekipit më të njohur nga Serbia dhe rivales së saj në Bosnje, ai patjetër që do të bënte tifo për ekipin serb.

Duke qenë se futbolli në Ballkan nuk ka të bëjë asnjëherë vetëm me futbollin, edhe atëherë kur ai ende shihej ende si një aleat i Perëndimit, e pashë komentin e tij si një shenjë alarmuese të një ndryshimi të pozicionit të tij. Që atëherë, Dodik ka shërbyer si një agjent i politikës serbe në destabilizimin e Bosnjës, dhe si një plan rezervë për të qetësuar segmentin më nacionalist të opinionit publik serb, në rast se Serbia do të arrijë një marrëveshje dhe njohë pavarësinë e Kosovës.

Në atë rast, Serbia mund të përdorë politikat separatiste të Dodik për të justifikuar kërkesën e saj për aneksimin e Republika Srpska – një nga dy njësitë administrative që përbëjnë Bosnjën e pasluftës -si kompensim për humbjen e Kosovës. Në vetvete, Dodik është i parëndësishëm.

Guximi, arroganca dhe rëndësia e tij janë thjesht produkt i mbështetjes ruse. Siç e tha ai vetë kur kërcënoi për herë të parë me shkatërrimin e ushtrisë boshnjake, dhe hodhi idenë e një ushtrie të Republika Srpska:”Nëse do të përpiqet të na ndalojë dikush, ne kemi miq që do të na mbrojnë!”.

Kjo është arsyeja, pse të gjitha takimet e fundit të liderëve të vendeve anëtare të BE-së me Dodik kanë qenë disi patetike. Të gjitha lëshimet dhe kompromiset që ata ofrojnë – si reduktimi maksimal i autoritetit të Zyrës së Përfaqësuesit të Lartë, largimi i 3 gjyqtarëve të huaj nga Gjykata Kushtetuese e vendit, apo qarkullimi i propozimeve që do të normalizonin ndryshimet e kufijve në Ballkan 0 nuk e kanë qetësuar Dodik apo retorikën e tij përçarëse.

Kjo për shkak se nuk është ai në fakt që mund të bëjë një marrëveshje me ta. Në të vërtetë, për destabilizimin e Bosnjës dhe gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor, nuk mund të fajësohet vetëm Dodik apo ”zjarrvënësit” e tjerë lokalë. Ata janë thjesht agjentë në terren të politikëspërçarëse të Rusisë.

Përpara se liderët e BE-së të angazhohen diplomatikisht me Dodik apo sponsorët e tij në Kremlin, ata duhet të mendojnë me kujdes se çfarë kërkon saktësisht të përfitojë Moska nga destabilizimi i Ballkanit, dhe nëse ka një zgjidhje nga e cila mund të përfitojnë të dyja palët.

Për shumë vite, Rusia e trajtoi BE-në si një klub politik të respektueshëm, por kryesisht të padëmshëm. Kjo qasje ndryshoi në mënyrë dramatike pas vitit 2014. Në Samitin e Partneritetit Lindor në Vilnius të Lituanisë në vjeshtën e 2013-ës, BE nënshkroi marrëveshje speciale me Gjeorgjinë dhe Moldavinë, dhe në qershor 2014 me Ukrainën.

Që nga ai moment e tutje, Rusia filloi ta shihte si BE-në ashtu si NATO-n, një armike. Ato u pasuan nga lufta në Ukrainë dhe aneksimi i Krimesë. Reagimi i Perëndimit ishte vendosja e sanksioneve. S’ka dyshim se veprimet e Rusisë e meritonin një reagim të fortë. Por një pasojë ishte prishja graduale e komunikimit midis Rusisë dhe Perëndimit.

Njëherazi, politikat e Rusisë po bëheshin më agresive, më ndërhyrëse, më shkatërruese dhe më të rrezikshme. Kremlini e identifikoi Ballkanin Perëndimor si një shesh lojërash ideale për operacionet e tij të ndikimit dhe provokimeve politike, duke analizuar vazhdimisht se sa larg mund të shkonte, përpara se të reagonte Perëndimi.

Nga këndvështrimi rus, në këtë rajon Moska ka shumë përparësi:ai është relativisht i vogël, i ndarë midis shumë shteteve mjaft të varfra, dhe duke pasur parasysh historinë e tij të fundit, jo aq i vështirë për t’u destabilizuar. Po ashtu, është i rrethuar nga territori i BE-së dhe i mbushur me vende që aspirojnë t’i bashkohen unionit.

Prej disa kohësh BE e ka pasur problem që të flasë me një zë mbi politikën e saj të zgjerimit, e lëre më pastaj të ndërmarrë hapa konkretë drejt afrimit të shteteve të Ballkanit Perëndimor me unionin. Por Rusia nuk ka nevojë për Dodik apo politikanë të tjerë ballkanikë. Ajo që i nevojitet, është rihapja dhe rivendosja e kanaleve të komunikimit me BE-në dhe Shtetet e Bashkuara.

Nëse do që të zgjidhë shumë nga problemet e saj, edhe BE-ja ka nevojë për këtë. Sa i përket Ballkanit Perëndimor, dhe veçanërisht Bosnjes, problemet mund të zgjidhen vetëm ndërmjet BE-së dhe Rusisë. Rivendosja e komunikimit me Moskën, nuk do të nënkuptonte në asnjë mënyrë miratimin e politikave ruse. Por pa komunikim, nuk ka asnjë shans të gjendet një zgjidhje diplomatike.

*Ish-zëvendëskryeministre dhe ministre e Jashtme e Kroacisë. Ajo është një anëtare e think-tankut “EuropeanCouncilonForeignRelations”. (Bota.al)

Next Post
Ndizen dritat e pemës së Krishtindjeve tek “Skënderbej”, Veliaj fton të gjithë shqiptarët për festat në Tiranë (Foto)

Ndizen dritat e pemës së Krishtindjeve tek “Skënderbej”, Veliaj fton të gjithë shqiptarët për festat në Tiranë (Foto)

Comments 1

  1. Igor says:
    4 years ago

    Rusija dote fiton pse Ortodokset bashkepunojn ma mire se Boshnjaket dhe Shqiptaret,ata nuk duan qe neve te perparojme pse ju nevoiten skllever dhe ata dote jemi neve dhe ne fund jemi vet fajtore.

    Reply

Leave a Reply to Igor Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Seanca në GJKKO, avokatët e Veliajt: Shembulli ekstrem i shkeljeve brutale të procesit ligjor

Pas Administratives, Veliaj kërkesë edhe GJKKO-së: Seancat gjyqësore të transmetohen live, është detyrim

April 22, 2026
Rama sqaron ‘ngërçin’ me pronat: Problem shqiptar, nuk lidhet me pakicën greke!

Rama sqaron ‘ngërçin’ me pronat: Problem shqiptar, nuk lidhet me pakicën greke!

April 22, 2026
“Qeveria ka braktisur reformat”, Bardhi dhe Tabaku takohen me zv.Kryetarin e Dhomës së Deputetëve në Itali

“Qeveria ka braktisur reformat”, Bardhi dhe Tabaku takohen me zv.Kryetarin e Dhomës së Deputetëve në Itali

April 22, 2026
Gjykimi i krerëve të UÇK në Hagë/ Rama tregon çfarë i tha Trump: Hetimet u ngritën mbi një raport fantazish

Gjykimi i krerëve të UÇK në Hagë/ Rama tregon çfarë i tha Trump: Hetimet u ngritën mbi një raport fantazish

April 22, 2026
Përplasën me makinë pensionistin anglez dhe për të fshehur krimin hodhën rrobat e targat. Dy shqiptarët dalin para gjykatës

Aksident në Thumanë/ Përplasen dy automjete, humb jetën drejtuesi

April 22, 2026
Rama në Forumin e Delphi-t: Ballkani nuk është i harruar, jemi në kohët më të mira!

Rama në Forumin e Delphi-t: Ballkani nuk është i harruar, jemi në kohët më të mira!

April 22, 2026
Giro d’Italia në Tiranë, Ristani apel qytetarëve: Disa rrugë do të bllokohen! Mos përdorni mjetet private

Zjarri në pallatin te Farmacia 10, Ristani: Banorët do të subvencionohen me 40 mijë lekë në muaj nga Bashkia e Tiranës

April 22, 2026
Aksident i rëndë në aksin Milot–Rrëshen, katër të plagosur

Përplasen dy makina në Laç, 3 të plagosurit nisen drejt Tiranës

April 22, 2026
Mali i Zi drejt fundit të procesit të anëtarësimit europian, Marta Kos: Një hap i madh, vendi juaj brenda BE-së po formësohet

Mali i Zi drejt fundit të procesit të anëtarësimit europian, Marta Kos: Një hap i madh, vendi juaj brenda BE-së po formësohet

April 22, 2026
Propozimi i PD për proporcional kombëtar me lista të hapura, Gjiknuri: Dakord ta diskutojmë, por duhet të preket edhe numri i deputetëve

Propozimi i PD për proporcional kombëtar me lista të hapura, Gjiknuri: Dakord ta diskutojmë, por duhet të preket edhe numri i deputetëve

April 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In