• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Tiranë, 49 vjeçari vjedh 9 biçikleta, dënohet për të 12-tën herë

by A R
05/01/2016 22:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Megjithëse nga viti 1995 deri në 2013 Elton Kranja është dënuar plot 11 herë nga gjykata e Tiranës për akuzën e vjedhjes sërisht 49 vjeçari nuk ka hequr dorë nga zanati i vjetër, duke vjedhur 9 biçikleta në Tiranë.Për këtë vjedhje një muaj më parë gjykatës së Tiranës ju desh të dënonte për herë të 12 të pandehurin Kranja, me një dënim prej 5 vjet heqje lirie.

Por duke qënë se Kranja ka pranuar gjykimin e shkurtuar ai ka përfituar uljen e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 3 vjet e 4 muaj heqje lirie.Nga hetimet e prokurorisë ka rezultuar se në datën 6 gusht 2015, policia gjyqësore ka kryer ndalimin e të pandehuritt Elton Kranja, pasi në kohë dhe vende të ndryshme, në qytetin e Tiranës, ka vjedhur 9 biçikleta, të cilat i ka shitur. Pesë nga biçikletat e vjedhura u përkasin shtetasve Eljo Kamberaj, Ledjan Lato, Xhejms Ndoj, Endri Mele dhe Artin Priska, të cilët janë pyetur si deklarues dhe kanë shpjeguar rrethanat e vjedhjes dhe karakteristikat e biçikletave të vjedhura.

Nga ana tjetër pas ndalimit, shtetasi Elton Kranja, ka shpjeguar se, ka qënë i dënuar disa herë për vjedhje dhe se biçikletat i vidhte për t’i shitur që të fitonte para, pasi është përdorues i lëndëve narkotike.

Dëmi 2.5 milion lekë
Lidhur me këtë ngjarje policia gjyqësore ka kryer verifikimin në vend dhe ka identifikuar si blerës të biçikletave të vjedhura nga ky autor 9 persona si Shaqe Cokaj, Taulant Krasniqi, Muharrem Gezdari, Denis Vladi, Edvin Shabani, Kujtim Muçaj, Denis Hima, Drini Lamaj dhe Briken Krasniqi. Të gjithë këta persona janë pyetur si deklarues dhe kanë shpjeguar se biçikletat i kanë blerë nga i pandehuri Elton Kranja, pa ditur se ato ishin të vjedhura. Është kryer ekspertim vlerësues për biçikletat e vjedhura dhe ka rezultuar se ato kapin një vlerë të përgjithshme prej 250.000 lekësh.

Elton Kranja është paraqitur përpara gjykatës tepër i penduar dhe ka kërkuar gjykim të shkurtuar në gjëndjen që janë aktet.Ndërkohë në caktimin e masës së dënimit gjykata ka mbajtur parasysh rrezikshmerinë shoqërore të veprës penale dhe të autorit, se i pandehuri pranon akuzën e ndjehet shumë i penduar, si dhe faktin që sipas vërtetimit të gjëndjes gjyqësore i pandehuri Elton Kranja, gjatë periudhës kohore 1995-2013, është dënuar 11 herë, nga të cilat një herë për vjedhje me dhunë dhe 10 herë për vjedhje ose vjedhje të kryer në bashkëpunim apo më shumë se një here. Shqiptarja.com

Next Post

Kolonjë, pylli i Gërmenj-Shelegurit masakrohet, pavarësisht moratoriumit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In