• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Miliarderja e Instagramit: Më shohin si bjonde të lehtë e më thonë kurvë

by Lorenc Vangjeli
05/01/2016 11:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Clarisse Lafleur është një nga fëmijët e pasur të Instagramit, vajza e një miliarderi, e cila ekspozon në rrjetet sociale fotografitë nga jeta e saj luksoze.

Megjithatë australiania thotë se i vjen zor të tregojë se sa shpenzon vetëm për rrobat e saj. 18-vjeçarja pranon se shpenzon për rroba e bizhuteri aq sa mund të fitojnë shumica e njerëzve gjatë një viti.

clar5

Ajo fluturon me aeroplan privat, i bën pushimet në super-jahtin e saj dhe dizajnerët e preferuar janë Christian Louboutin, Karl Lagerfeld dhe Valentino Garavani.

Për këtë stil jetese paguan babai i saj, por vajza thotë se mezi pret të fillojë punë që të fitojë vet paratë që i duhen. Adoleshentja aktualisht studion për biznes në një universitet në Australi.

clar1

“I kuptoj plotësisht njerëzit që na përgjithësojnë dhe që e perceptojnë stilin tonë të jetesës në mënyrë negative. Të jesh i pasur nuk do të thotë të hedhësh paratë kudo dhe të veshësh disa rroba firmato dhe bizhuteri të shtrenjta. Kështu nuk dukesh i pasur, dukesh si një pemë Krishtlindjesh. Duhet të kesh edhe kulturën, ndryshe njerëzit do qeshin me ty”.

“Sa budallaqe dukesh kur ke veshur gjëra kaq të shtrenjta, por nuk mund të bësh diferencën mes një vere të mirë dhe një vere të keqe. Kam parë vajza të veshura me rroba të shtrenjta, por nuk dinë se cila gotë përdoret për të pirë shampanjën”.

clar2

Babai i Clarisse ka qenë politikan dhe ka në pronësi fabrika letrash dhe plastike, hotele, restorante dhe një gazetë. Pasi të mbarojë universitetin, ajo thotë se do merret me biznesin e babait.

clar7

“Dua ta diversifikoj akoma më shumë. Jam shumë e interesuar për modën, i di tendencat e reja dhe se si promovohen produktet. Më vjen zor të tregoj sa shumë shpenzoj për rroba dhe aksesorë. Shumë njerëz nuk i shpenzojnë kaq në një vit”.

“Megjithatë njerëzit në rrjetet sociale më shohin si një shënjestër të lehtë, pasi jam bionde e re. Disa më quajnë budallaqe, të tjerët më thonë se jam kurvë. Dikush më tha se do donte që të më zinte kanceri”.

clar3

“Por unë dhe disa të tjerë e shohim Instagramin thjesht si një ditar të jetës sonë. Bëjmë gjëra të mira dhe disa njerëz duan ta shohin këtë. Ka njerëz që më falënderojnë, pasi thonë se i frymëzoj të punojnë më shumë në jetë, që të bëjnë këtë stil jetese”.

“Në fund të fundit, kush jeni ju që gjykoni se çfarë postojnë të tjerët? Është jeta dhe reputacioni i tyre. Nëse doni, mos më ndiqni”, ka deklaruar 18-vjeçarja.

clar4clar6clar8clar9clar10clar11clar12clar13

Next Post

“Kauboj” i dashuruar, foto nga rinia dhe dasma

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Basha më kërkoi që të takoja Berishën”, Flamur Noka: E binda që të kandidonte në 2021

March 19, 2026
Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Ekspertja: Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me 50%. Nuk jemi në situatë të mirë

March 19, 2026

Protesta e PD, Zaloshnja: Opozita ka humbur 400 mijë votues që nga viti 2021

March 19, 2026
Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

March 19, 2026
Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

March 19, 2026
“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

March 19, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

Kujtim Cakrani: Pse rrri Meta në paraburgim? Asnje provë dhe dëshmi nuk e implikon

March 19, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Investimet, qeveria miraton shpronësimet për projekte të reja në Elbasan, Shkodër dhe Maliq

March 19, 2026
“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

March 19, 2026
Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In