• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 21, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjoba milionëshe e Porshit tim!

by
04/01/2016 11:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
gjoba

Shumë vetë u skandalizuan nga njoftimi se, nga viti 2016, gjobat do të vendosen në vartësi të automjetit, të përvojës së drejtuesit e të përsëritjes së kundërvajtjes. E ashtuquajtura gjobë progresive.

Sipas rregullave të reja, kush ka makinë luksoze, ose me fuqi të madhe, kush ka vite që është i pajisur me patentë dhe kush i përsërit shkeljet e kodit rrugor, do të paguajë gjoba më të larta se të tjerët.

Në thelb, nuk ka asgjë të gabuar tek progresiviteti, sipas së cilës qytetarët i paguajnë taksat e shërbimet në vartësi të të ardhurave të tyre. E kanë shumë vende të botës, madje ndonjë syresh edhe në parimet kushtetuese. Progresiviteti në tatime është një zgjedhje, si çdo tjetër, mbështetur natyrisht në parime të caktuara.

Mbështetësit e tatimeve progresive mendojnë se ajo është mënyrë efikase për shpërndarjen e pasurisë së prodhuar në vend, meqë kush fiton më shumë duhet të kontribuojë më shumë për bashkësinë. Përkundrazi, kundërshtarët e progresivitetit të sistemit tatimor mendojnë se tatimet e shumta e reduktojnë konsumin e qytetarëve dhe e ndrydhin nismën e lirë.

Për t’iu kthyer sërish idesë progresive, jashtë fushës fiskale, nuk është për t’u befasuar kur dëgjojmë se dënimi mund të shtohet në rast përsëritjeje të tij. Pra, në qoftë se dikush e përsërit shumë herë të njëjtën shkelje/vepër penale duhet të vërë në llogari rritjen e ndëshkimit. Këtë e parashikojnë edhe shumë kode penale, që i ashpërsojnë dënimet kur krimi përsëritet.

Lidhur me gjobën ndaj automjetit mund të jepen argumente pro e kundër progresivitetit. Ka nga ata që e quajtën antikushtetuese, sepse gjobitet personi dhe jo makina me potencë ose luksoze; porse vetë Ministri i Brendshëm u përgjigj se makinat e rënda mund të bëjnë më shumë dëme. Dikush tjetër mund të shtojë se, ai që ka pasuri të mëdha mund ta paguajë me qindra herë kundërvajtjen, ta zëmë të ndalim qëndrimit, sepse nuk i dridhet qerpiku i syrit; madje të bën karshillëk, kur e parkon pa teklif makinën në vend të ndaluar, ngaqë e ka kuletën plot. Si rrjedhim, bashkësia mund të vendosë që personi të paguajë në bazë të mundësive që ka. Me fjalë më të rënda, që “ta ndjejë pak mbi kurriz”. Natyrisht, personi ka të drejtë t’i drejtohet gjykatësit dhe më pas kushtetueses për të parë nëse masa është kundër parimeve themelore (të gjithë të barabartë përballë ligjit). Në fakt, që tani ka plot analistë që e konsiderojnë ligjin pa bazë juridike.

Janë zgjidhje të diskutueshme si shumë të tjera. Ta zëmë si ajo e përvojës së shoferit. Sipas rregullave të reja ai që ka patentë prej vitesh gjobitet, kurse i porsapatentuari do të marrë vetëm një këshillë të ëmbël nga polici. Kushedi se ç’do t’i punojnë shoferit me përvojë, që i jep kamionit prej dyzetë vjetësh. A nuk ka të drejtë të gabojë edhe shoferi i moshuar? Dua të them, se masat janë të diskutueshme, po kështu parimet që i lëvizin ato.

Mirëpo, problemi, për mendimin tim, qëndron në kontekstin ku parimet e masat përkatëse zbatohen e konkretizohen. Parimi i progresivitetit kërkon sistem të konsoliduar fiskal dhe organizma publikë që ushtrojnë kontroll të rreptë, të saktë e të drejtë njëkohësisht. Ndoshta edhe një ndjenjë të lartë përkatësie në bashkësi. Për të mos folur për etikën private dhe publike. Mirëpo, në Shqipëri nuk ka ende sistem fiskal të saktë, ndërsa ekonomia informale vazhdon të jetë në nivele të patolerueshme.

Pastaj, janë doganat e famshme, për të cilat dëgjohen thashetheme të pafund. Është ai vend magjik ku, sipas llafeve, mund të kalojë pa u parë një maune e tërë, por të arrestohet personi për një stekë cigare; mund të zhdoganohet një anije dëng me mall, por duke deklaruar kapacitetin e një varke të vogël.

Pra mund të jesh i njerkës ose i nënës. Kjo është edhe arsyeja përse shumë vetë – me përjashtim të atyre që nuk e pranojnë ligjin a priori – nuk janë dakord me masat ndëshkuese për kuponin tatimor, ngaqë i perceptojnë si të padrejta. Nga një anë, thonë, të marrin shpirtin për kuponin e një kafeje, nga ana tjetër kalojnë pa taksë kamionë plot me thasë me kafe. Megjithatë, justifikimi mbetet i dobët, për atë që beson në respektimin e ligjit në çdo rast.

Për t’iu kthyer gjobës dhe taksimit progresiv, pavarësisht nga mendimet që kemi për to, duhet thënë se duken si shprehje e kultit të kargove, një transplantim mekanik i ligjeve, që kanë bërë historinë në vende të tjera, por që nuk e kanë humusin e mikroklimën e duhur për të zënë mirë në Shqipëri. Në kushtet aktuale shqiptare, i ngjajnë gjethes së fikut, sepse anojnë të mbulojnë lakuriqësinë e një shteti ligjor, që ende nuk mund të quhet i tillë.

Peizazhe.com

 

Next Post

Britania, veprimet e opozitës i quan jodemokratike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Nëse votimi do ndryshonte diçka do ishte i paligjshëm!”

December 20, 2025
Pas sulmeve me 15 të vrarë në Bondi, shteti australian planifikon ligje më të ashpra për gjuhën e urrejtjes

Pas sulmeve me 15 të vrarë në Bondi, shteti australian planifikon ligje më të ashpra për gjuhën e urrejtjes

December 20, 2025
Zbulohet plani i dhëndrit të Trump për “Rivierën e Gazës”, me hotele luksoze dhe rrjete Inteligjence Artificiale

Zbulohet plani i dhëndrit të Trump për “Rivierën e Gazës”, me hotele luksoze dhe rrjete Inteligjence Artificiale

December 20, 2025
Analiza/ A ndryshuan qëndrimet e Lëvizjes VetëVendosje së fundmi? Nëse po, pse?

Analiza/ A ndryshuan qëndrimet e Lëvizjes VetëVendosje së fundmi? Nëse po, pse?

December 20, 2025
“Nuk zbardh vendimin prej një viti”, ministri Lamallari i kërkon ILD-së hetim disiplinor për gjyqtarin Ilir Përdeda

“Nuk zbardh vendimin prej një viti”, ministri Lamallari i kërkon ILD-së hetim disiplinor për gjyqtarin Ilir Përdeda

December 20, 2025
“Videokartolina e darkës së fundvitit”, Rama pret trupin diplomatik: Krenarë për Shqipërinë!

“Videokartolina e darkës së fundvitit”, Rama pret trupin diplomatik: Krenarë për Shqipërinë!

December 20, 2025
“Shumë figura të PD janë konsumuar, t’i hapin rrugë të rinjve”/ Ja si i përgjigjet Berisha qytetarit në Kurbin

“Shumë figura të PD janë konsumuar, t’i hapin rrugë të rinjve”/ Ja si i përgjigjet Berisha qytetarit në Kurbin

December 20, 2025
“Trump, i vetmi që mund të ndalojë luftën me Rusinë”, Zelensky flet mbi negociatat për paqen

“Trump, i vetmi që mund të ndalojë luftën me Rusinë”, Zelensky flet mbi negociatat për paqen

December 20, 2025
“Hiqni koalicionet, na vjedhin votat!”/ Demokrati kritikon Berishën në Kurbin: Pse duhet të votojmë partitë e vogla?

“Hiqni koalicionet, na vjedhin votat!”/ Demokrati kritikon Berishën në Kurbin: Pse duhet të votojmë partitë e vogla?

December 20, 2025
Adoleshentët konsumojnë alkool/ Mjekët: Vijnë në spital mosha 16-20 vjeç, po helmohen

Adoleshentët konsumojnë alkool/ Mjekët: Vijnë në spital mosha 16-20 vjeç, po helmohen

December 20, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In