• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Guatemala, Donald Lu dhe reforma në drejtësi

by A R
04/01/2016 09:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Eduard Zaloshnja

Para se Komisioni i Venecias të dërgonte vërejtjet e sugjerimet për projekt-reformën në drejtësinë shqiptare, Donald Lu, ambasadori amerikan në Tiranë, bëri këtë deklaratë në Konferencën Gjyqësore Kombëtare: “Ju lutem mësoni se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian kanë qenë hartues aktivë të çdo pjese të reformës dhe se ne e mbështesim plotësisht paketën aktuale të reformave.”

Dy janë pikat kyçe të asaj projekt-reforme, që aq hapur e drejtpërdrejt u mbështet nga ambasadori Lu dhe ambasadorët europianë.

Njëra është Struktura e Posaçme Antikorrupsion e Prokurorisë, me mision të qartë: të përfaqësojë akuzën kundër gjyqtarëve, prokurorëve dhe zyrtarëve të lartë në Gjykatën Antikorrupsion. Këta prokurorë përcaktohen si të pavarur, madje edhe nga Prokurori i Përgjithshëm.

Pika tjetër kyçe është Misioni Ndërkombëtar i Monitorimit, i cili përshkruhet si një organ i ngritur në bashkëpunim ndërmjet Komisionit Europian, Shteteve të Bashkuara dhe organizatave partnere. I kryesuar nga Komisioni Europian, Misioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka të drejtë të emërojë vëzhgues të huaj në të dyja shkallët e Komisionit të Pavarur i Kualifikimit, që do të kalojë në sitë të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët aktualë nga pikpamja e korrupsionit dhe profesionit.

Megjithëse emrin e kanë “vëzhgues”, të huajt parashikohen të kenë kompetenca të ngjashme me anëtarët e Komisionit të Pavarur i Kualifikimit, përsa i përket aksesit në çdo dokument të shtetit shqiptar. Gjithashtu, vëzhguesit ndërkombëtarë do të kenë të drejtë të konstatojnë ose të japin opinione në çdo fazë të seleksionimit të gjyqtarëve, prokurorëve dhe këshilltarëve të tyre, përsa i përket vlerësimit të pasurive dhe vlerësimit të performancës nga komisioni i kualifikimit.

Precedenti i Guatemalës

Në qoftë se bëhen ndryshimet kushtetuese sipas projekt-reformës që u dërgua në Komisionin e Venecias, i bie që shteti shqiptar ta kufizojë disi sovranitetin e vet, duke i dhënë një rol kaq kyç në drejtësi Misionit Ndërkombëtar të Monitorimit. Por a ka precedentë ndërkombëtarë të ngjashëm?

I pari vend anëtar i OKB-së që ka bërë diçka të ngjashme është Guatemala. Atje, Komisioni Ndërkombëtar  Kundër Pandëshkueshmërisë, i ngritur në 2006-ën pas një marrveshje me OKB-në, ka ndihmuar në seleksionimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, dhe më pas ka ndihmuar drejtpërdrejt prokurorinë dhe gjykatat që të dënojnë pushtetarë të lartë të korruptuar. Në shtatorin e shkuar, “viktima” më e lartë e këtij komisioni u bë ish-presidenti i Guatemalës, i gjithëfuqishmi Otto Pérez Molina. Më parë, ish-ministra e kryebashkiakë të fuqishëm u bënë “viktima” të punës së këtij komisioni. Përgjimet e fshehta elektronike dhe rrethanore kanë qenë ndër mjetet kryesore të këtij komisioni për të çuar në burg këta zyrtarë të lartë.

Edhe në Honduras, në bazë të një marrëveshje të ngjashme me të mësipërmen, Organizata e Shteteve Amerikane po ndihmon për ngritjen e një komisioni ndërkombëtar kundër pandëshkueshmërisë. Dhe në të dyja rastet, ka qenë trysnia e shoqërisë civile dhe e komunitetit ndërkombëtar ajo që i ka detyruar politikanët e këtyre vendeve të pranojnë një kufizim sovraniteti, që s’i bën mirë karierës së tyre personale, por i bën mirë vendit.

Pas vërejtjeve të Komisionit të Venecias

Kur erdhën në Shqipëri vërejtjet dhe sugjerimet e Komisionit të Venecias për projekt-reformën në drejtësi, ambasadori Lu shkoi në zyrën e Berishës dhe ia prezantoi ato personalisht këtij të fundit. Vetëm dy ditë më pas, Rama deklaroi se PD-ja, më së fundi, ka pranuar t’i hipë trenit të reformës në drejtësi, duke iu bashkuar shqyrtimit të vërejtjeve dhe sugjerimeve të Komisionit të Venecias.

Ky zhvillim ngjarjesh lë të kuptohet se do të kemi një zbutje konsensuale të projekt-reformës fillestare, që Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian e kishin hartuar aktivisht në çdo pjesë të saj dhe që e mbështesnin plotësisht në formën fillestare (gjithnjë sipas ambasadorit Lu).  Dhe pyetja është nëse zbutja do të ndodhë tek mandati i kryeprokurorit aktual, si dhe dhe tek forca e mandatit të Misionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

Bazuar në punën e derisotme të kryeprokurorit aktual, prokuroria nuk pritet që të jetë dhe aq agresive me të në krye edhe për disa vjet, pavarsisht prokurorëve të pavarur që parashikon reforma. Sa i përket Misionit Ndërkombëtar të Monitorimit, mandati i tij ishte i butë edhe në formën fillestare, krahasuar me të sivëllait në Guatemalë e me të atij që po ngrihet në Honduras. Një zbutje e mëtejshme e tij do ta kthente komisionin në një qen ruajtës pa dhëmbë – ai do të mund të lehë, por jo të kafshojë.

Dy fjalë në fund për ambasadorin Lu etj.

Ambasadori Lu dhe ambasadorët e tjerë në Shqipëri duhet të mos e harrojnë përvojën e Guatemalës dhe së fundi të Hondurasit – në të dyja rastet, ka qenë trysnia e shoqërisë civile dhe e komunitetit ndërkombëtar ajo që i ka detyruar politikanët e këtyre vendeve të pranojnë një kufizim sovraniteti, që s’i bën mirë karierës së tyre personale, por i bën mirë vendit.

Next Post

Bleona shumë e nxehtë në natën e ftohtë të Vitit të Ri (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-prokurori Beci ngre dyshimet pas aksionit të SPAK: A po përdoren dosjet për përplasjen e klaneve brenda ekzekutivit?

Ish-prokurori Beci ngre dyshimet pas aksionit të SPAK: A po përdoren dosjet për përplasjen e klaneve brenda ekzekutivit?

September 23, 2026
Ish-producenti hollivudian Harvey Weinstein dënohet me 15 vite burg për sulmin seksual ndaj asistentes në 2006-ën!

Ish-producenti hollivudian Harvey Weinstein dënohet me 15 vite burg për sulmin seksual ndaj asistentes në 2006-ën!

September 23, 2026
“Detajet e dosjes së Vlora Hysenit, SPAK po bën një gjyq publik”- Rexhaj: Po tentohet të bindet publiku për fajësinë e protagonistëve

“Detajet e dosjes së Vlora Hysenit, SPAK po bën një gjyq publik”- Rexhaj: Po tentohet të bindet publiku për fajësinë e protagonistëve

September 23, 2026
Martin Leka kujton burgun me Nanon dhe Ramiz Alinë: Biseda me Dritëroin para se të arrestohesha

“SPAK ka marrë rolin e portaleve”- Analisti Leka: Publikon mesazhe me histori rozë e denigruese! Pse nuk merret me çështje madhore si 21 Janari?

September 23, 2026
Plas arma në Peqin, një i plagosur dërgohet në gjendje të rëndë në spital

EMRAT/ Plagosja me thikë në Tiranë, arrestohet i dyshuari! I plagosuri në gjendje të rëndë në spital, Policia jep detajet

September 23, 2026
“SPAK ka goditur shtetin, po merr përmasat e një puçi”- Meçe: Po nuk pati shërbim shteti, është i rrënuar!

“SPAK ka goditur shtetin, po merr përmasat e një puçi”- Meçe: Po nuk pati shërbim shteti, është i rrënuar!

September 23, 2026
“Pse drejtoreshë ndërmarrjeje është ajo?!”- Avokati Petraj për vendimin e GJKKO-SPAK: Rrallë ndodh në botë të jepen masa sigurie për shefat e Inteligjencës

“Pse drejtoreshë ndërmarrjeje është ajo?!”- Avokati Petraj për vendimin e GJKKO-SPAK: Rrallë ndodh në botë të jepen masa sigurie për shefat e Inteligjencës

September 23, 2026
PD-ja përgatitet për zgjedhjet lokale, kandidatët brenda fillimit të tetorit! Plan edhe për mocion mosbesimi ndaj Ramës

PD-ja përgatitet për zgjedhjet lokale, kandidatët brenda fillimit të tetorit! Plan edhe për mocion mosbesimi ndaj Ramës

September 23, 2026
Rasti i Vlora Hysenit, gazetari Kikia: Ka tri arsyet pse shefat e shërbimeve inteligjente përfshihen në spiunazh

Rasti i Vlora Hysenit, gazetari Kikia: Ka tri arsyet pse shefat e shërbimeve inteligjente përfshihen në spiunazh

September 23, 2026
“Kisha hajdutë në shtëpi, njëri ka vdekur”- Vrasja e shqiptarit do vidhte banesën në Itali, publikohet telefonata e pronarit me Policinë: U mbrojtja…

“Kisha hajdutë në shtëpi, njëri ka vdekur”- Vrasja e shqiptarit do vidhte banesën në Itali, publikohet telefonata e pronarit me Policinë: U mbrojtja…

September 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com