• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 5, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Duzina e ndyrë”/ Ja liderët që rrënuan Francën

by Lorenc Vangjeli
03/01/2016 19:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një katalog i mendjemadhësisë, dorëzimit dhe gjithçka tjetër në mes të dyjave

Nga Philip delves Broughton

“Tërbimi” tek një francez ngjit lehtë. Nga Napoloni i vockël me këmbët e shtrembëta si bretkosë, deri tek presidenti aktual François Hollande, i cili bredh me scoter nëpër Paris për të vizituar të dashurën e tij. Ndoshta ne jemi të gjithë xhelozë se francezët duket se janë të aftë për atë që pjesa tjetër prej nesh nuk e bëjnë. Përveç faktit që ata ia bëjnë edhe vetes së tyre. “Déclinisme,” filozofia e rënies, është një shkollë e tërë e mendimit francez. Është një kombinim i historisë, dorëzimi në Luftën e Dytë Botërore dhe në fund rënia e Perandorisë.

Filozofia franceze, tani nuk është më shumë se një shpatull e ngritur në fytyrën e ekzistencës; ekonomia e saj është një pako që ka brenda mandatet e sindikatave dhe mbrojtjen sociale. Në kulturën e vendit; muzika e dobët Pop ka uzurpuar të famshmen chanson. Politikanët nuk kanë ndihmuar. Nicolas Sarkozy e treti presidencën e tij në gjeste hiperaktive dhe dështoi të ndreqë ekonominë. Hollande ende duket si një njeri në kërkim për nevojtore burrash në pallatin Elize. Një vend që na ka dhënë Brie, vin rouge dhe Catherine Deneuve, meriton më shumë se kjo turmë.

Vercingetorix

Zakoni francez i kërkimit të lavdisë nga humbja u krijua nga kryetari i galëve, i cili sfidoi ushtritë romake të Julius Caesar. Ai dogji tokën për të mos ua lënë romakëve, mori pengje ndër fiset rivale për t’i bindur ata të luftojnë së bashku, por u mposht në Betejën e Alesias. Vercingetorix i zhveshur lakuriq, u hodh nga qerrja e tij në këmbët e Cezarit. Perandori, një anti­sentimental e shëtiti lakuriq në rrugët e Romës, pastaj e mbyti atë.

Marshal Philippe Petain

Ai ishte hero i madh francez i Luftës së Parë Botërore dhe u kthye në një “majmun dorëzimi” në Luftën e Dytë Botërore. Ndërsa Churchill u zotua për të luftuar gjermanët në plazhe, Petain vendosi më mirë për të hapur nga një batanije për piknik. Ai shpëtoi Parisin, lejoi republikën kolaboracioniste në Vichy dhe lejoi “Les Boches” të bëjnë keq. Mbrojtësit e tij thonë se ai nuk kishte zgjidhje, por De Gaulle provoi të kundërtën.

Charles de Gaulle

Një figurë e lavdishme në shumë mënyra, por fatalisht i paaftë të kapërcejë vetveten. Kundërshtimin e tij ndaj nazistëve pothuajse e përjashton atë nga kjo listë. Por krijimi nga ai i Republikës së Pestë do t’i kthehej në fytyrë. Pas kthimit në pushtet në vitin 1958, ai konsolidoi pushtetin në një presidencë perandorake. Ai e tërhoqi Francën jashtë NATO­s duke ushqyer iluzionin se Franca mund të jetë fuqia e tretë globale, bosht mes Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Sovjetik. Deri në kohën që ai dha dorëheqjen në vitin 1969 në moshën 80 vjeçare, francezët kishin me tepri mendjemadhësinë e sundimit të tij tipike prej borgjezi.

Jean Monnet

Babai i Evropës nuk u zgjodh në poste publike, një shembull për teknokratët e pazgjedhur të cilët kanë ndërtuar dhe menaxhuar në Bashkimin Europian. Motivet e tij origjinale mund të kenë qenë fisnike, për të shmangur një përsëritje të dy luftërave botërore. Por sapo ai lidhi prosperitetin e Evropës për krijimin e një federate, rruga ishte vendosur. Ai dhe Robert Schuman projektuan Bashkimin Europian në imazhin e Francës; burokratike dhe teknokratike, të drejtuar nga elitat e fshehura mbi dreka të gjata. Greqia tani nuk mund t’i shpëtojë këmishës së forcës të lidhur nga ata.

Daniel Cohn Bendit

Kur studentët e Parisit u revoltuan në vitin 1968, fytyra e tyre publike ishte një student franko­gjerman flokë të murrmë, protesta e parë e të cilit në Universitetin e Nanterre ishte për qasje të lirë në konviktin e vajzave. Ai më vonë u bashkua me Partinë e Gjelbër dhe kaloi 10 vjet në atë shtëpi që shërbeu si prehje për revolucionarët e kontinentin: Parlamentin Evropian. Ai mishëron radikalizmin rremë të brezit të viteve 60­70, i cili doli se ishte më pak subversive Le Big Mac. Më vonë, ai shkroi skenarin për filmin e Jean­Luc Godard­it në lidhje me jo tamam revolucionin “Era që fryu nga Lindja”.

Jean­-Paul Sartre

Ai përfaqëson brirët e kurorës të elitës intelektuale franceze. Nga tavolina e tij e prenotuar në kafenenë Dome, në pjesën e majtë të Parisit, ai shkroi për ekzistencën në vetmi, të cilat janë rezultante e punës sonë. Ai preferoi relacionin tresh por mori prej saj atë që mundi. Sartre justifikoi Simone de Beauvoir, që e studio në hollësi, në këtë mënyrë: “Ajo që ne kemi është një dashuri e domosdoshme; por është një ide e mirë për ne gjithashtu të përjetojnë dashuritë kontingjente”. Ai refuzoi çmimin Nobel 1964 për letërsinë me arsyetimin se asnjë shkrimtar duhet të bëhet një institucion.

Marcel Bigeard

Nëse ju pyesni veten pse Franca bëri një rrëmujë të tillë pas daljes së saj nga periudha post­koloniale dhe ende lufton me emigrantët e saj mysliman, Bigeard është një person i mirë për të filluar. Ushtar parashutist, ai luftoi me francezët e lirë gjatë Luftës së Dytë Botërore, në anën e humbur franceze në Dien Bien Phu dhe në Algjeri. Ai u ngrit për të qenë ministri i mbrojtjes në vitet 1970, por me kalimin e kohës, e vërteta në rekordin e tij doli. Në Algjeri kishte torturuar rregullisht burgosurit dhe i kishte hedhur ata nga helikopterët në Mesdhe. Trupat e tyre ishin të njohur si “crevettes Bigeard” – karkaleca deti të Bigeard. Ai argumentoi se brutaliteti i tij ishte i nevojshëm për të mbrojtur “gjithçka që ishte mirë për Francën.”

Brigitte Bardot

Në vitin 1956, Saint Tropez ishte një fshat i qetë peshkimi, kur Brigitte 21­vjeçare arriti të xhirojë filmin “Dhe Perëndia krijoi gruan”. Ajo do të zhvishet në plazh për të xhiruar dhe që nga ajo kohë, peshkatarët lokalë të karkalecave kanë shtrënguar nofullat e tyre, kurse pjesa tjetër e botës shkon me shpejtësi drejt Le Midi. Ajo ende jeton atje, tani një si një mbrojtëse e shquar e të drejtave të kafshëve. Por kështu bëjnë edhe grumbulli i madh i jahteve të mbushur me miliarderë rusë që e kanë transformuar të gjithë zonën në një komunitet virtual.

François Mitterrand

Në qoftë se ndonjëherë termi “socialist francez” do të thotë diçka dijeni se Mitterrand ka paguar për të. Termi makiavelik është shumë i butë për të. Ishte i mbiquajtur Sfinksi, dhe kështu fantazoi veten si një Faraon, ku ai mbikëqyri ndërtimin e piramidës prej qelqi në Louvre. Ai mbeti në majat e larta të politikës franceze për dekada të tëra dhe kur vdiq, pas një festë përfundimtare me zogj të pjekur, askush nuk mund të thoshte se ç’përfaqësonte Miterrand veçse fuqinë manipuluese të tij.

Jacques Chirac

Le buldozer mbikqyri gjatë rrëshqitjen e ngadaltë të Francës nga viti 1995­2007. Ai kishte harxhuar më shumë energji për presidencën kur e la, sesa kur e mori. Shumica e saj është shpenzuar për tu mbrojtur nga akuzat për korrupsion në lidhje me disa dyshime të krijuara, se kur ishte kryetar i bashkisë së Parisit, bleu votat duke blerë ushqime me shpenzimet e shtetit. Ai mbështeti euron, por në mënyrë të përsëritur detyroi Brukselin që të çlirojë rregullat e saj të deficitit për Francën. Në kulmin e tij, stafi e quajti atë “Zoti tre minuta, përfshirë dhe dushin”.. ” Vetëm ai di të tregojë rigorozitet në punët e shtetit.

Dominique Strauss­Kahn

Një herë e një kohë quhej president i ardhshëm i Francës dhe hero i klasit të parë në forumin më të lartë ekonomik botëror, atë të Davosit. Tani ai është më i njohur si një plak pervers. Edhe pse është pastruar nga të gjitha akuzat penale, është e vështirë ta mendojnë për të si asgjë, rastin kur një shef i FMN­së shkoi me një shërbëtore hoteli apo kur ndizej nëpër belge. Ai është versioni punk rock i të ndjerit Presidentit Mitterrand. Tragjedia për socialistët është se ata kurrë nuk e kanë gjetur një pesë të rëndë ekonomike për të zëvendësuar atë.

Le Penet

Politika franceze ka qenë e stakuar që kur Jean­Marie Le Pen themeloi Frontin Kombëtar në vitin 1972. Ai ka kanalizuar një damar të keq në mesin e klasës punëtore dhe borgjezisë, dhe vazhdimisht fitoi një përkrahje nga 15­-20 për qind të elektoratit. Ai trashëgoi një pasuri nga një mbështetës, çka e ka lejuar atë të jetojë në stil të lartë në periferi të Parisit. Vajza e tij, Marine tani udhëheq Frontin. Ajo mund të jetë penguar përsëri në zgjedhjet e fundit rajonale, por fitoi apo të humbi, ajo po e tërheq drejt vetes të gjithë politikën franceze në drejtim të saj.

*Philip delves Broughton është autor i “Arti i Shitjes” dhe “Përballë grafiqeve­dy vjet në Harvard”. Ai ka qenë shefi i zyrës së Parisit për Daily Telegraph nga viti 2002 deri në vitin 2004. /politico.eu-tesheshi

Next Post

Statistikat/ Numri i vrasjeve u përgjysmua në dy vitet e fundit në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Paguajmë sa qimet e kokës për…!”/ Habit Strazimiri: Shteti ka rënë, armiku ka në dorë sekretet tona

Takimet e Salianjit, Strazimiri: Vibrim i mirë në PD, nga ana tjetër një “kufomë” pa debat…

December 5, 2025
Ja sa u dënua secili prej të akuzuarve/ GJKKO jep vendimin për grupin e Habilajt

Ja sa u dënua secili prej të akuzuarve/ GJKKO jep vendimin për grupin e Habilajt

December 5, 2025
Lideri i Çeçenisë, “moskokëçarës” dhe me tone të ashpra: Gati për luftë me Europën nëse Putin jep urdhrin

Lideri i Çeçenisë, “moskokëçarës” dhe me tone të ashpra: Gati për luftë me Europën nëse Putin jep urdhrin

December 5, 2025
Bashkëmoshatari i tij e vrau me thikë në Durrës/ Në bankën e adoleshentit të ndjerë vendosen lule

Bashkëmoshatari i tij e vrau me thikë në Durrës/ Në bankën e adoleshentit të ndjerë vendosen lule

December 5, 2025
“S’jemi grup armiqësor”/ I riu demokrat që iu bashkua Foltores së Salianjit, i përgjigjet Berishës: PD të ristrukturohet

“S’jemi grup armiqësor”/ I riu demokrat që iu bashkua Foltores së Salianjit, i përgjigjet Berishës: PD të ristrukturohet

December 5, 2025
FOTOT/ Nga Yuri Kim te Alexander Arvizu, ja si duken sot diplomatët amerikanë që shërbyen në Shqipëri. Të pranishëm për festën e 113-vjetorit të Pavarësisë në..

FOTOT/ Nga Yuri Kim te Alexander Arvizu, ja si duken sot diplomatët amerikanë që shërbyen në Shqipëri. Të pranishëm për festën e 113-vjetorit të Pavarësisë në..

December 5, 2025
Ish-Presidenti Meta kërkon sërish lirinë, kërkesa shqyrtohet të premten nga gjyqtarja Irena Gjoka

Shtyhet për 22 dhjetor seanca e gjykimit për ish-presidentin Ilir Meta/Urdhërohet SPAK që t’i japë fashikujt e dosjes

December 5, 2025
Milaim Zeka, gazetari i njohur nga Kosova paraqitet në SPAK (VIDEO)

Milaim Zeka, gazetari i njohur nga Kosova paraqitet në SPAK (VIDEO)

December 5, 2025
Seanca në GJKKO për Ilir Metën.. Ja çfarë deklaroi një nga mbrojtësit e ish-presidentit (VIDEO)

Seanca në GJKKO për Ilir Metën.. Ja çfarë deklaroi një nga mbrojtësit e ish-presidentit (VIDEO)

December 5, 2025
“Më thanë se kishte çuar Fatos Nanon në burg… ”/ Rama: Po të isha porositur për të shkruar një libër për ambasadorët amerikanë do ta quaja..

“Më thanë se kishte çuar Fatos Nanon në burg… ”/ Rama: Po të isha porositur për të shkruar një libër për ambasadorët amerikanë do ta quaja..

December 5, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In