Gjyqi për ish deputetin Mark Frroku, i cili akuzohet për vrasjen e Aleksandër Kurtit 17 vite më parë në Belgjikë do të ketë një numër rekord dëshmitarësh.
Do të jenë rreth 110 dëshmitarë që do të japin deklarimet e tyre në procesin gjyqësor ku Frroku akuzohet për vrasje, pastrim parash, fshehje pasurie dhe ndërtim të paligjshëm. Nga raportimet e Shqiptarja.com mësohet se, 12 dëshmitarë janë kërkuar nga Prokuroria ndërsa pjesa tjetër nga avokati mbrojtës i Frrokut, Tonin Prendi, gjatë seancës së kësaj të marte.
Një pjesë e konsiderueshme e dëshmitarëve janë shtetas belg, të cilët sipas avokatit të Frrokut, kanë dijeni mbi vrasjen e Aleksandër Kurtit në Belgjikë, ndërkohë që në listën e dëshmitarëve është dhe deputeti Tom Doshi, i cili, sipas prokurorisë, do të pyetet në lidhje me akuzën e ndërtimit të paligjshëm që rëndon ndaj Frrokut./a.m.