• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

11 vite nga liberalizimi i vizave/ Meta: Rruga evropiane, e pangatërrueshme me qorrsokake ballkanike

by Java News
15/12/2021 13:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Republikës Ilir Meta  këtë të mërkurë ka kujtuar ditën e liberalizimit të vizave me BE-në.

Kreu i shtetit përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan se në më pak se dy vite, ne përmbushëm 42 kushte dhe më shumë se 100 kërkesa bashkëshoqëruese, që lidheshin me shtetin ligjor, sigurinë dhe të drejtat themelore.

Meta ndër të tjera thekson se  rruga europiane e shqiptarëve është e pangatërrueshme me qorrsokake të tjera, qofshin këto ballkanike dhe se është koha për të mbrojtur këtë arritje të madhe.

“🇦🇱🤝🇪🇺 Më 15 dhjetor 2010, qytetarët shqiptarë udhëtuan për herë të parë pa viza drejt Europës.

Në më pak se dy vite, ne përmbushëm 42 kushte dhe më shumë se 100 kërkesa bashkëshoqëruese, që lidheshin me shtetin ligjor, sigurinë dhe të drejtat themelore.

Lëvizja pa viza drejt BE ka qenë ngjarja me ndikimin më të madh dhe të drejtpërdrejtë tek qytetarët shqiptarë, në të gjithë procesin e anëtarësimit.

E drejta për të udhëtuar pa viza drejt BE iu ktheu qytetarëve dhe shtetit shqiptar dinjitetin e njerëzve të lirë, të paparagjykuar, duke iu hapur horizonte dhe mundësi të reja për ndërtimin e të ardhmes së tyre europiane.

Ndaj është koha të bëjmë gjithçka për të mbrojtur këtë arritje të madhe.

Rruga europiane e shqiptarëve është shtruar përmes vetëdijes kombëtare se objektivi strategjik i anëtarësimit në BE është i pakompromentueshëm, i patjetërsueshëm dhe i pangatërrueshëm me qorrsokake të tjera, qofshin këto ballkanike”, shkruan Meta.

g.kosovari

Next Post
Nis përplasja e PD në Gjykatë! Dy ditë pas Bashës, Berisha depoziton Statutin e “stadiumit”

Nis përplasja e PD në Gjykatë! Dy ditë pas Bashës, Berisha depoziton Statutin e "stadiumit"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Për çfarë duhet të debatojë Partia Socialiste?

March 31, 2026
Ilir Beqaj: Unë nuk i fshihem drejtësisë, por pranoj të përballem me atë!

Ilir Beqaj: Unë nuk i fshihem drejtësisë, por pranoj të përballem me atë!

March 31, 2026
Nis projekti “Smart City”/ Ministria e Brendshme përzgjedh 20 shkollat ku do vendosen kamerat me inteligjencë artificiale

Nis projekti “Smart City”/ Ministria e Brendshme përzgjedh 20 shkollat ku do vendosen kamerat me inteligjencë artificiale

March 31, 2026
Pse PD riktheu trenin me vagona elektoral?

Pse PD riktheu trenin me vagona elektoral?

March 31, 2026
Arben Malaj merr zemër nga Braçe: Jam gati të kandidoj edhe unë për Bashkinë e Vlorës, por si i pavarur

Arben Malaj merr zemër nga Braçe: Jam gati të kandidoj edhe unë për Bashkinë e Vlorës, por si i pavarur

March 31, 2026
“Me zemër në Prishtinë”/ Presidenti Begaj mesazh para ndeshjes së Play-Off të Botërorit: Forca Kosovë!

“Me zemër në Prishtinë”/ Presidenti Begaj mesazh para ndeshjes së Play-Off të Botërorit: Forca Kosovë!

March 31, 2026
Dardanët duan Botërorin, në Prishtinë kërkohet historia. Publikohen formacionet zyrtare të ndeshjes Kosovë-Turqi

Dardanët duan Botërorin, në Prishtinë kërkohet historia. Publikohen formacionet zyrtare të ndeshjes Kosovë-Turqi

March 31, 2026
Miqësorja me Ukrainën, publikohen formacionet zyrtare. Anis Mehmeti sërish në stol

Miqësorja me Ukrainën, publikohen formacionet zyrtare. Anis Mehmeti sërish në stol

March 31, 2026
“Keni paguar në 1999”, një lokal në Prishtinë ofron kafe dhe çaj falas për tifozët turq (FOTO)

“Keni paguar në 1999”, një lokal në Prishtinë ofron kafe dhe çaj falas për tifozët turq (FOTO)

March 31, 2026
“Shqipëria po avancon me ritme të shpejta drejt BE-së”, Balla flet për integrimin në takimin e Rrogozhinës

“Shqipëria po avancon me ritme të shpejta drejt BE-së”, Balla flet për integrimin në takimin e Rrogozhinës

March 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In