• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

11-ta dhe 18-a: përballja e Berishës me Bashën, përtej zhurmës

by Ylli Pata
06/12/2021 11:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Nëse vihet re gjatë taimeve të fundit të Foltores, apo deklarimeve të Berishës dhe personazheve të tjera të saj, bie në sy shantazhi si formë e lëvizjes politike.

“I bëj thirrje të largohet”, “më 12 dhjetor të lëtë PD-në”, “Nuk do ta lëmë, do të largohet”, “Do hyjmë të marrim selinë e PD-së”, etj, janë disa nga frazat më të njohura të presionit.

E gjithë kjo taktikë, ka një arsye të rëndësishme përse ndiqet. Presioni nuk u drejtohet Lulzim Bashës dhe njerëzve të tij të afërt, pasi dihet se nuk do të ketë efekt, por atyre që kanë ndarë mendjen të shkojnë në Kuvendin e thirrur nga kryesia e PD-së më 18 dhjetor.

Pasi 11 dhjetori i thirrur nga Sali Berisha, sido që të paraprijhet dhe zhvillohet me zhurmë, tam-tame, tupana e curle, ai thuajse nuk do të ketë vlerë fare, nëse nuk do të sjellë rezultat.

E rezultati më i vogël që mund të sjellë 11 dhjetori, është që të dështojë 18 dhjetori.

Nëse nuk realizohet ky qëllim, pra nëse edhe Lulzim Basha arrin të mbledhë Kuvendin “zyrtar” të thirrur nga ai, e gjithë Foltorja e përpjekja disamujore do të shkojnë dëm.

Kjo për vetë faktin se data e Kuvendit të Bashës është më e vonë, e ka mundësi që të ndjekë të gjitha evenimentet e 11-s, për të bërë të mundur që mbledhjen e tij më 18 dhjetor ta zhvillojë të paktën më të mirëorganizuar.

Në pamje bazike, mbledhja e Berishës në Arena Kombëtare do të jetë një miting i madh, ku natyrisht toni e forma do të prevalojë mbi përmbajtjen.

Por thelbi i çështjes është legjitimiteti dhe besueshmëria e njerëzve që o të mblidhen më 11 dhjetor. A formojnë ata kuorumin zyrtar për të mbledhur Kuvendin e Partisë Demokratike? Kush do ta vërtetojë këtë, që do të thotë kush do të jetë ai autoritet mbi palët apo që ka besimin e dy palëve për të bërë arbitrin? Natyrisht askush. Vetë Sali berisha dhe njerëzit e tij do të shpallin se kuorumi për të mbajtur Kuvendin e PD-së është i garantuar, e kështu do të shtyjnë axhendën e mbledhjes, që do të bëhet në 10 minua, kurse pjesa tjetër do të jetë fanfara, fjalime të ashpra, e mbi të gjitha zhurmë e presion ndaj Lulzim Bashës e mbështetësve të tyre.

Por, nëse më 18 dhjetor, Lulzim Basha, arrin të mbledhë Kuvendin, natyrisht me një procedurë më të qartë e të prezantuar, mund të rrëzojë të gjithë “kështjellën” e Foltores, duke e kthyer në një kala prej rëre.

Pasi, ka një gjë thelbësore në këtë rast; të dyja palët janë tashmë antagoniste, e që nuk e pranojnë njëra-tjetrën.

Që do të thotë: ata që mblidhen më 11 dhjetor, nuk do të marrin pjesë më 18 dhjetor, e anasjelltas. Mirëpo ndërkohë që analiza e vërtetimi i mandateve të Kuvendit të Berishës, sipas gjasave do të jetë në zhurmë e sipër, është e gjitha koha e mundshme që një javë më pas, Basha të bëjë në Kuvendin e tij, si transparencën e rregullsisë së mbledhjes së Berishës, por edhe atë të tijin, që bëhet lehtas dhe thjesht nga diferenca e numrave.

Mos pranimi i verifikimit të formularëve të dorëzuar nga Berisha në zyrën e Palokës nga stafii i Bashës, ka shtuar dyshimin për parregullsi, si dhe faktet e dala si nga Fiks Fare, apo njerëzit që deklaruan se i janë falsifikuar firmat, janë prova të forta të një parregullsie e ndotjes së procesit në përgjithësi.

Por sa, kjo ndodtje do të ndikojë në kthimin e kësaj zhurme në akt politik, e vendos vetëm 18 dhjetori. Nëse ai do të kryhet nga një numër normal të kuorumit të duhur për mbledhjen e Kuvendit të PD-së, atëherë mund të thuhet me mjaft siguri, se kemi të bëjmë me dy grupime të ndryshme politike, që kanë zhvilluar thjesht asambletë themeluese të tyre. Pra partia e Sali Berishës dhe ajo e Lulzim Bashës, që sipas gjasave, për legacy-në e emrit e siglës do të përballen në gjykatëe…

Next Post
Ish-ministri i Metës këshillon Bashën: Dorëhiqu këtë javë dhe rri në PD! S’ta shpëton dot askush karrierën

Ish-ministri i Metës këshillon Bashën: Dorëhiqu këtë javë dhe rri në PD! S’ta shpëton dot askush karrierën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ergys Agasi reagoi nga qelia, analisti: “Divorc” me Vlora Hysenin, i janë hapur ‘portat e ferrit’! Shteti i gatshëm që…

Ergys Agasi reagoi nga qelia, analisti: “Divorc” me Vlora Hysenin, i janë hapur ‘portat e ferrit’! Shteti i gatshëm që…

September 29, 2026
Dosja e SHISH/ Basha: Vlora Hyseni ka qenë në kushtet e presionit! Ish-prokurori Karanxha: Rrezikohet jeta e bashkëpunëtorëve

Dosja e SHISH/ Basha: Vlora Hyseni ka qenë në kushtet e presionit! Ish-prokurori Karanxha: Rrezikohet jeta e bashkëpunëtorëve

September 29, 2026
Spanja shkatërron Kroacinë, shkëlqen katalanasi Yamal! Fitojnë Anglia dhe Zvicra, ja rezultatet e mbrëmjes në Ligën e Kombeve

Spanja shkatërron Kroacinë, shkëlqen katalanasi Yamal! Fitojnë Anglia dhe Zvicra, ja rezultatet e mbrëmjes në Ligën e Kombeve

September 29, 2026
Zjarr i madh pranë Urës së Kardhiqit, ndërhyrja shmang përhapjen e flakëve drejt banesave, digjen sipërfaqe të tëra me bimësi

Zjarr i madh pranë Urës së Kardhiqit, ndërhyrja shmang përhapjen e flakëve drejt banesave, digjen sipërfaqe të tëra me bimësi

September 29, 2026
Izraeli eliminon komandantin e Hamasit, 6 të vrarë nga bombardimet ajrore në Gaza!

Izraeli eliminon komandantin e Hamasit, 6 të vrarë nga bombardimet ajrore në Gaza!

September 29, 2026
Hungari: Dyshime për një atentat të rremë ndaj gazsjellësit për të ndihmuar Orbán në zgjedhje

Korrupsioni miliona dollarësh, 2 ish-ministra të qeverisë së Orbánit në telashe, arrestohen nën dyshimet për ryshfete

September 29, 2026
Liga e Kombeve/ Shqipëri për Europian! Kombëtarja fiton me ‘tripletë’ ndaj San Marinos dhe merr vendin e parë në grup (VIDEO)

Liga e Kombeve/ Shqipëri për Europian! Kombëtarja fiton me ‘tripletë’ ndaj San Marinos dhe merr vendin e parë në grup (VIDEO)

September 29, 2026
“Jo në emrin tim”/ Dënimet e ish-krerëve të UÇK-së, qytetarët kosovarë mblidhen për të 14-tën natë në Prishtinë dhe kërkojnë pafajësinë

“Jo në emrin tim”/ Dënimet e ish-krerëve të UÇK-së, qytetarët kosovarë mblidhen për të 14-tën natë në Prishtinë dhe kërkojnë pafajësinë

September 29, 2026
Koha televizive në muajin gusht, Opozita dhe Berisha dominojnë ekranin! AMA zbulon shifrat, PS vetëm 30,8%! (TABELAT)

Koha televizive në muajin gusht, Opozita dhe Berisha dominojnë ekranin! AMA zbulon shifrat, PS vetëm 30,8%! (TABELAT)

September 29, 2026
Zelensky: Ukraina e gatshme të respektojë armëpushimin 3-ditor të shpallur nga Putini -

Koreja e Jugut kërkon falje nga Ukraina pasi Zelensky zbuloi transferimin e dy ushtarëve koreano-veriorë!

September 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com