• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, June 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

11-shtatori/ Bin Laden nuk ishte i pari që ideoi sulme të tilla, ja frymëzimi i tij

by Lorenc Vangjeli
03/02/2016 09:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ideja për një sulm të tmerrshëm terrorist, më 11 shtator të vitit 2001 në Shtetet e Bashkuara që ndryshoi fytyrën e botës, ish-udhëheqësi i Al-Kaedës, Osama bin Laden, thuhet se ishte frymëzuar pasi kishte dëgjuar për pilotin e aviokompanisë Egypt Air, i cili në vitin 1999 kishte rrëzuar aeroplanin e tij në sipërfaqe të oqeanit, duke lënë të vdekur 217 njerëz në mesin e tyre qindra amerikanë, raporton Daily Mail.

Kur Osama bin Laden dëgjoi për vrasjen masive të fluturimit Egypt Air 990, thuhet se kishte pyetur veten, “Pse aeroplani nuk ishte rrëzuar në një ndërtesë?”.

Bin Laden idenë e kishte menduar deri në fund në bashkëpunim me organizatorin e mëvonshëm kryesor të sulmeve, i cili kishte punuar në mënyrë të pavarur për të rrëmbyer aeroplanët e aviokompanive amerikane.

Dy vite më vonë, sulmuesit e tij vetëvrasës kanë realizuar sulmin më vdekjeprurës në tokën amerikane, duke rrëzuar dy aeroplanë komercial amerikanë në kullat binjake në Nju Jork. Në atë kohë, ishin rrëmbyer edhe dy aeroplanë tjerë – njëri ishte rrëzuar në Pentagon, kurse tjetri kishte rënë në oborr, pasi pasagjerët kishin sulmuar terroristët duke u pamundësuar të godasin në shënjestër.

Pretendimet se Osama bin Laden është frymëzuar për sulmet e 11 shtatorit nga piloti Gameel al-Batouti, i cili dyshohet të jetë përgjegjës për rrëzimin e Egypt Air 990 që po fluturonte nga Los Angeles në Kajro, e vërteton e përjavshmja e al-Kaedës, “el-Masri”.

Piloti 59-vjeç ishte më përvojë të madhe, por kjo nuk e kishte ndaluar të fikë autopilotin, dhe kështu më 31 tetor të vitit 1999 përfundoi në oqean. Edhe pse që nga fillimi dyshohej se bëhet fjalë për terrorizëm, hetimet kanë treguar se al Batouti, ka qenë nën hetime dhe procedura disiplinore, dhe se ishte kërcënuar se do t’i ndalohen fluturimet transkontinentale.

Edhe pse Osama bin Laden në përgjithësi konsiderohet si truri i operacionit, duket se plani për të sulmuar ishte ngulitur në kokën e tij pasi u takua me Khalid Sheikh Mohammed, të cilin më vonë organet e sigurisë amerikanë e quajtën “arkitektin kryesor” të sulmit. Mohammed sot gjendet në burgun famëkeq Guantanamo në Kubë.
Ai u arrestua në vitin 2003 në Pakistan, ndërsa më vonë u ekstradua në Shtetet e Bashkuara dhe u burgos në Kubë, ku iu nënshtrua metodave të diskutueshme të torturave të CIA-s.

Mohammed ishte munduar të organizojë sulmet terroriste në Filipine qysh në vitin 1994, duke rrëmbyer aeroplanë që udhëtonin për në Shtetet e Bashkuara.

Në operacionin e dështuar “Bojinka”, Mohammed kishte planifikuar vënien e bombave në aeroplanë, por plani i tij ishte zbuluar nga autoritetet e sigurisë dhe kështu ishte detyruar të ikë në Lindjen e Mesme.

Besohet se në vitin 1996 u njoftua me Osama bin Laden në Afganistan, dhe kështu së bashku bën planet për sulmet e 11 shtatorit.

Sipas të përjavshmes el-Masri”, fillimisht ishte planifikuar që gjatë fluturimit të aktivizohen bomba në aeroplanë, e jo që pilotët vetëvrasës të godasin ndërtesat. Por rasti i Egypt Air 990, duket se ua ndryshoi mendjen.

Next Post

Operacioni “Pensionisti”, procedohet në gjendje të lirë 72-vjeçari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vijuan diskutimet për reformën territoriale vijuan në Berat, Boçi: Reforma të jetë e qëndrueshme

Vijuan diskutimet për reformën territoriale vijuan në Berat, Boçi: Reforma të jetë e qëndrueshme

June 5, 2026
Hetimi i SPAK, Rama: Nuk është për projektin, por për një subjekt që ka shitur tokën

Hetimi i SPAK, Rama: Nuk është për projektin, por për një subjekt që ka shitur tokën

June 5, 2026
“Ai për Berlin e unë për Vlorë”, Rama nxjerr foton nga takimi me kancelarin e Gjermanisë

“Ai për Berlin e unë për Vlorë”, Rama nxjerr foton nga takimi me kancelarin e Gjermanisë

June 5, 2026
Rama takim me banorët e Zvërnecit në Pallatin e Kulturës në Vlorë

Rama takim me banorët e Zvërnecit në Pallatin e Kulturës në Vlorë

June 5, 2026
“Katundi yt do të jetë qelia”, Berisha akuza ndaj Ramës në Kuvend

“Berisha nuk është i mirëpritur”, ish-deputetja e PD tregon pse protestuesit nuk e duan ish-kryeministrin

June 5, 2026
Avokati: Vendimi për Metën pas kafazit të xhamtë, i turpshëm

Avokati: Vendimi për Metën pas kafazit të xhamtë, i turpshëm

June 5, 2026
Tiranë/ Aksidentohet autobusi i trasnportit publik, disa të lënduar

Tiranë/ Aksidentohet autobusi i trasnportit publik, disa të lënduar

June 5, 2026
Shqiptarët nuk duhet t’i kundërshtojnë investimet amerikane në trojet shqiptare

Shqiptarët nuk duhet t’i kundërshtojnë investimet amerikane në trojet shqiptare

June 5, 2026
GJKKO shtyn seancën për Ilir Metën, ja kur do të jetë përballja e radhës

GJKKO shtyn seancën për Ilir Metën, ja kur do të jetë përballja e radhës

June 5, 2026
Harrojeni procedurën e vjetër! Gjermania dhe Franca propozojnë ‘rrugën e shpejtë’ për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE

Harrojeni procedurën e vjetër! Gjermania dhe Franca propozojnë ‘rrugën e shpejtë’ për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE

June 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In