• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

11 Shtatori 2001, si reagoi Presidenti George W. Bush

by Java News
11/09/2016 11:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

George W. Bush u kritikua ashpër për përgjigjen kundër sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001, ndërsa foto të botuara pak muaj më parë hedhin dritë mbi reagimin e menjëhershëm të presidentit atë mëngjes.

Të marra nga fotografi personal i Bushit, Eric Draper, fotot tregojnë presidentin gjatë vizitës në shkollën “Emma E. Booker” në Sarasota, Florida, ku ai po u lexonte një libër nxënësve të klasës së dytë në momentin kur u informua për sulmet.

Qëndrimi i qetë i Bushit në klasë u kryqëzua në momentin që videoja e atij momenti u shfaq më 2004, në filmin e Michael Moore, “Farenheit 9/11”.

Por fotot e Draper, të publikuara nga Muzeumi dhe Biblioteka Presidenciale George W Bush japin një portret njerëzor të Bushit, që nga momenti fillestar deri në fjalimin e mëvonshëm atë ditë, ku premtoi se do t’i gjente dhe sillte para drejtësisë shkaktarët.

Në një intervistë më 2015, Draper tha: “Fotografimi i asaj historie ishte i vështirë. Duhej të përqendrohesha në vendin e duhur në kohën e duhur dhe të luftoja me emocionet që ndieja, për ta kapur me vërtetësi ngjarjen. Secili bëri punën e tij atë ditë dhe unë e dija që puna ime ishte të përqendrohesha maksimalisht për të dokumentuar atë që kisha përballë, që të tjerët t’i gjenin vendin në histori”.

George W Bush po vizitonte shkollën fillore “Emma E. Booker” në Sarasota, Florida, dhe po lexonte në klasën e dytë kur një këshilltar e informoi se një avion i dytë ishte përplasur në World Trade Center.

Bush, i cili vazhdoi t’u lexonte fëmijëve, deri sa u largua pak minuta më pas, tha për National Geographic se mendimi fillestar ishte “ose koha e keqe, ose diçka e jashtëzakonshme i ka ndodhur pilotit”. Në foto, duke u përgatitur për fjalimin para vendit.

Presidenti duke parë lajmet në bordin e Air Force One.

Bush fluturoi në Bazën Ajrore Barksdale në Luiziana, ku iu drejtua kombit me fjalët: Vetë Liria u sulmua sot në mëngjes nga një frikacak i pafytyrë. Dhe Liria do të mbrohet.

Më tej vazhdoi: Ta kini të qartë, SHBA do të ndjekin dhe ndëshkojnë përgjegjësit për këto akte të poshtra. Në foto, me këshilltarin Karl Rove, djathtas.

Shefi i Personelit në Shtëpinë e Bardhë, Andrew Card, ishte ai që i pëshpëriti në vesh Bushit atë mëngjes. Më 2009, në një intervistë me NBC, tregoi fjalët që i tha presidentit: Një avion i dytë goditi kullën e dytë. Amerika është sulmuar.

Kolonel Lejtnante Cindy Wright ngushëllon presidentin.

Bush rikthehet në Shtëpinë e Bardhë, i shoqëruar nga Dick Cheney, Condoleezza Rice dhe Laura Bush.

Bush risheh fjalimin para se t’i drejtohet kombit nga Zyra Ovale, ku tha: Sulmet terroriste mund të tundin nga themelet ndërtesat tona më të mëdha, por ato nuk mund të prekin themelet e Amerikës.

Vazhdoi: Amerika i ka mposhtur armiqtë më parë dhe do ta bëjë përsëri. Asnjë nga ne nuk do ta harrojë këtë ditë, megjithatë do të ecim përpara për të mbrojtur lirinë dhe gjithçka që është e mirë dhe e drejtë në botën tonë.

Fotografi Draper tha: Secili bëri punën e tij atë ditë dhe unë e dija që puna ime ishte të përqendrohesha maksimalisht për të dokumentuar atë që kisha përballë, që të tjerët t’i gjenin vendin në histori.

Daily Mail/d.i.

Next Post

Aksidentoi për vdekje 38-vjeçaren në Librazhd, arrestoheti shoferi i autobusit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Arsimi profesional, shtylla e ekonomisë”, ambasadori gjerman: Investojmë 14 mln euro për një sistem më modern

June 9, 2026
Publikoi tezën e Gjuhës dhe Letërsisë në TikTok, përjashtohet maturanti në Kukës

Donald Trump, “tullë” në gjumë gjatë finales së NBA. Video bën xhiron e rrjetit!

Konferenca e PPE, Berisha: Shqipëria në krizë, nevojitet qeveri kujdestare

Aksioni policor në Vlorë, Lamallari: Lufta kundër krimit të organizuar, betejë pa kompromis

Zgjedhjet në Kosovë, vijon numërimi i votave për kandidatët, krerët e partive më të votuarit nga mbështetësit

Makina gjendet në Bovillë, por jo i kërkuari! Policia në ndjekje të 39-vjeçarit që vrau të riun në Paskuqan

Sulme të dyshuara seksuale, kryeprokurori dhe armiki i Netanyahu-t pezullohet nga detyra

Nga arratia, Arben Ahmetaj padit në Strasburg vendimin e GJKKO-së

Dosja “Buka”, GJKKO shtyn seancën ndaj Arben Ahmetajt

June 9, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndryshime të mëdha dhe zgjidhje problemesh për të gjitha shenjat

Kush favorizohet në karrierë dhe financa? Astrologu Jorgo Pulla zbulon parashikimin e yjeve për 12 shenjat e zodiakut

June 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In