• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

11 maji, referendumi për fundin e berishizmit

by Ervis Iljazaj
12/05/2025 21:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ervis Iljazaj

Fitorja e Partisë Socialiste në 11 maj, që projektohet deri në 83 mandate, është padyshim në një përqindje që i bën keq demokracisë shqiptare duke parë që një parti e vetme merr mandatin e katërt radhazi me një shumicë pothuajse 3/5. Dhe për një vend si Shqipëria, me demokraci të pakonsoliduar është e vështirë për ta përballuar një akumulim kaq të madh pushteti.

Në fakt, më shumë sesa fitore e Partisë Socialiste në këto zgjedhje, duket sikur ka një humbje të thellë të opozitës, Partisë Demokratike dhe sidomos Sali Berishës. Humbja më e madhe në historinë e saj të tranzicionit që pas ‘97.

11 maji duket si një referendum për fundin e berishizmit; kjo është e qartë si drita e diellit. Fundi i berishizmit, me të gjithë atë çka berishizmi përfaqëson, do të thotë fundi si shumicë. Në kuptimin që Sali Berisha nuk mund të jetë shumicë në shoqërinë shqiptare. Sigurisht ai mund të vazhdojë të ketë një përqindje të caktuar të Partisë Demokratike. Mund të ketë ende njerëz që do ta ndjekin akoma nga pas edhe pas kësaj humbjeje katastrofike, dhe do t’i ketë, por s’mund të jetë më alternativë qeverisëse për shqiptarët. Këtë gjë e konfirmuan shqiptarët të dielën. Kush gjen argumente të tjera, ose nuk e kupton të vërtetën e këtyre zgjedhjeve ose nuk do ta thotë.

Në fakt, fundin e berishizimit si shumicë në Shqipëri, i pari që e ka kuptuar është vetë Sali Berisha që në vitin 2013 kur humbi me një milion vota. Jo më kot u largua nga Partia Demokratike duke vendosur një drejtues të ri si Lulzim Basha. Berisha nuk u largua nga drejtimi i partisë në 2013 për një gjest demokratik apo përgjegjësi politike, por sepse kuptoi i pari që ai s’mund të jetë më shumicë në Shqipëri. E vetmja mënyrë që ai të qëndronte në pushtet ishte të jepte dorëheqje, të kontrollonte PD-në dhe të synonte rikthimin nëpërmjet Lulzim Bashës. Dhe për pak realizoi operacionin më gjenial politik në Shqiëpëri. Lulzim Basha në 2021 dhe opozita ishin shumë afër fitores, por Berisha nuk kishte parashikuar Reformën në Drejtësi, dorëzimin e mandateve, bojkotin e zgjedhjeve lokale, dhe konfliktin me amerikanët dhe të gjitha ngjarjet që rrodhën prej këtij konflikti, të cilët padyshim që luajtën një rol për të bllokuar rotacionin në Shqipëri. Duket paradoksale, por Lulzim Basha ka rrezik të hyjë në histori si kryetari i fundit i Partisë Demokratike që ka marrë më shumë vota. Dhe i gjithë ky operacion gjenial, për pak u shpërblye nga qytetarët shqiptarë në 2021, i cili me sa duket ishte shansi i fundit që Berisha të rikthehej në pushtet.

Personi i dytë që e di farë mirë që berishizmit si shumicë në Shqipëri i ka ardhur fundi prej kohe, është Edi Rama. Jo më kot, të gjithë fushatën elektorale e shndërroi në një referendum midis tij dhe Sali Berishës. Dhe shqiptarët, midis Berishës dhe Ramës zgjodhën qartësisht këtë të fundit. Jo vetëm kaq, por garën dhe rivalitetin me Sali Berishën, Edi Rama në këto katër vitet e fundit e ka kërkuar dhe ka ushqyer sepse e di fare mirë që Sali Berisha nuk mund të jetë më shumicë në Shqipëri, dhe u shpërblye për këtë strategji të dielën.
Ky është thelbi politik i rezultatit të zgjedhjeve të 11 majit. Sali Berisha prej shumë vitesh ka vetëm votat e militantëve të tij dhe nuk merr dot asnjë votë përtej tyre. Ka një përqindje të caktuar që e ndihmon atë të mos iki nga politika, por të mos fitojë më kurrë, duke bllokuar kështu reformimin e opozitës dhe rotacionin në Shqipëri.

Gjithsesi, kush mendon që Sali Berisha ka humbur e ka gabim. Berisha me minimumin e kushteve mori maksimumin e rezultatit. Berisha arriti të rikthehej, të marrë Partinë Demokratike dhe ta zotërojë atë. Tashmë ka 50 deputetë dhe sërish vazhdon të jetë faktor politik, dhe me Partinë Demokratike mund të bëj ç’të dojë, edhe ta trashëgojë. Ai ishtë i ndërgjegjshëm, ndryshe nga ata që e ndjekin pas, që deri ku mund të arrinte PD nën drejtimin e tij, dhe këtë qëllim e arriti. Berisha fitoi, por çështja është a fituan demokratët të cilët e shohin veten 14 vite në opozitë! Sakrificat që ata bënë për të rehabilituar Berishën, energjitë që i fokusuan të gjitha në këtë drejtim, i solli një kosto politike shumë të lartë! I solli atyre mandatin e katërt të Edi Ramës.

Next Post
‘Lulëzojnë’ surprizat në maj, Meri Shehu zbulon shenjën më me fat të muajit     

Pasion dhe drama! Si ndikon Hëna e plotë në Akrep për shenjat, sipas Meri Shehut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Izraeli bën bilancin: Irani na ka sulmuar me mbi 400 raketa balistike që nga nisja e luftës

Izraeli bën bilancin: Irani na ka sulmuar me mbi 400 raketa balistike që nga nisja e luftës

March 22, 2026
Ministri Hoxha: Zgjerimi i BE-së jo thjesht një politikë, por domosdoshmëri strategjike për një Evropë më të fortë

Ministri Hoxha: Zgjerimi i BE-së jo thjesht një politikë, por domosdoshmëri strategjike për një Evropë më të fortë

March 22, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 23 mars 2026

March 22, 2026
Analiza e REL: Lëvizjet e Serbisë dërgojnë paralajmërime serioze! Keqllogaritja që mund ta destabilizojë Ballkanin

Analiza e REL: Lëvizjet e Serbisë dërgojnë paralajmërime serioze! Keqllogaritja që mund ta destabilizojë Ballkanin

March 22, 2026
KE: Shqipëria, progres me drejtësinë, por të ruhet pavarësia e gjyqësorit! Korrupsioni mbetet problem

KE: Shqipëria, progres me drejtësinë, por të ruhet pavarësia e gjyqësorit! Korrupsioni mbetet problem

March 22, 2026
Shpërthim i fuqishëm në Romë, shembet pallati dhe tre banesa. Dy persona të plagosur dhe dhjetëra të evakuuar

Shpërthim i fuqishëm në Romë, shembet pallati dhe tre banesa. Dy persona të plagosur dhe dhjetëra të evakuuar

March 22, 2026
Aksident me vdekje në Tiranë/ Motori përplaset me barrierat e rrugës, humb jetën drejtuesi 28-vjeçar i mjetit

Aksident me vdekje në Tiranë/ Motori përplaset me barrierat e rrugës, humb jetën drejtuesi 28-vjeçar i mjetit

March 22, 2026
Kush do e fitonte një Big Brother mes Selin dhe Gjestit? Ja si përgjigjet Gimbo

Kush do e fitonte një Big Brother mes Selin dhe Gjestit? Ja si përgjigjet Gimbo

March 22, 2026
Sulmi ndaj bazës anglo-amerikane në Diego Garcia, Teherani mohon përgjegjësinë

Sulmi ndaj bazës anglo-amerikane në Diego Garcia, Teherani mohon përgjegjësinë

March 22, 2026
Kancelari gjerman i kërkon Kurtit përparime të tjera në dialogun e Kosovës me Serbinë: Para jush qëndrojnë detyra sfiduese

Kancelari gjerman i kërkon Kurtit përparime të tjera në dialogun e Kosovës me Serbinë: Para jush qëndrojnë detyra sfiduese

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In