• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

11 maji/ Rama rinis më 29 mars turin e Diasporës, ndalesa e parë në Hania të Kretës, më 13 prill takim në Milano

by B K
25/03/2025 10:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Kryeministri Edi Rama do të rinisë pas katër ditësh turin e diasporës, me takimin e parë që do ta zhvillojë më 29 mars me emigrantët shqiptarë në Kretë, ndërsa një ditë më pas do të ndalet në Athinë.

Pas Greqisë më 13 prill Rama do të zhvillojë takime me shqiptarët në Milano. Detaje për turin e takimeve në Greqi dhe Itali të shefit të qeverisë i dha drejtuesi politik i Partisë Socialiste, Taulant Balla, në një komunikim me Ramë në rubrikën “Sy më Sy”.

Balla tha se ndalesa e parë do të jetë Hania, një qytet me një komunitet shqiptar të konsiderueshëm në perëndim të Kretës, ishullit ku jetojnë rreth 35 mijë-40 mijë shqiptarë.

“Në Hania jetojnë diku 10 mijë deri 14 mijë shqiptarë të cilët janë shumë të integruar. Ajo që kam vënë re edhe nga biseda me përfaqësuesit e qeverisjes vendore të Hanias, më vjen mirë të konstatoj që shqiptarët janë shumë mirë të përfaqësuar edhe në organet e qeverisjes vendore dhe bashkëpunimin me ta”, tha Balla.

Takimi në Hania do të zhvillohet në një pallat sporti dhe do të marrin pjesë një komunitet i madh edhe nga zona përreth deri dhe nga Heraklion.

“Do të takojmë përfaqësues të shoqatave atje pa dallim të majtë apo të djathtë, sepse është një vizitë historike dhe për herë të parë një kryeministër shqiptar shkon t’i takojë. Në datë 29 pasdite, ora 18:00”, sqaroi Balla.

Turi në Greqi do të vazhdojë ditën tjetër në Athinë në takim me bashkatdhetarët që jetojnë në kryeqytetin grek.

Turi i Diasporës, Rama më 29 mars në Hania të Kretës,

“Pasditen e së dielës do të kemi edhe një takim tjetër me bashkatdhetarët në Athinë, ku duhet ta themi se Greqia është e dyta pas Italisë me numrin e bashkatdhetarëve të regjistruar për të dhënë votën e tyre më 11 maj. Edhe takimi i Athinës do të jetë i madh me përfaqësues jo vetëm nga Athina, por dhe nga zona përreth në Atiki”, deklaroi Balla.

Balla dha detaje dhe për turneun në Itali që do të vazhdojë dy javë më pas.

“Kemi përzgjedhur një pikë afër Milanos, sepse është një pikë që i bashkon të gjithë dhe mund të marrin pjesë nga e gjithë Italia, por mos harrojmë që pjesa më e madhe e bashkatdhetarëve në Itali jetojnë në pjesën e veriut”, shtoi ai.

Ndërkohë, fletëvotimet e para pritet të mbërrijnë brenda 10-ditëshit të parë të prillit në shtëpitë e emigrantëve shqiptarë.

“Pritshmëria ime është që diku nga data 7-8-9 prill të mbërrijnë zarfet e para diku në destinacione pak më të afërta dhe deri në mes të prillit të kenë mbërritur edhe në pjesë të tjera të botës ku jetojnë shqiptarë. Mos harroni, janë 120 shtete ku jetojnë bashkatdhetarët, deri në Antigua, Iran”, njoftoi Balla në rubrikën “Sy më Sy” të kryeministrit Rama.

Next Post
“E dinim që duhet të shënonim brenda 10 minutash”, Rei Manaj: I kënaqur për të gjithë çunat, me Serbinë nuk ka nevojë për motivim…

“E dinim që duhet të shënonim brenda 10 minutash”, Rei Manaj: I kënaqur për të gjithë çunat, me Serbinë nuk ka nevojë për motivim…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Antimafia italiane godet grupin shqiptar, pastroi mbi 14 milionë euro përmes arit dhe pronave

Antimafia italiane godet grupin shqiptar, pastroi mbi 14 milionë euro përmes arit dhe pronave

November 5, 2026
Urdhri i shqiptarit nga burgu, granatë lokalit në Athinë. Zhvatje, gjoba dhe shpagim bizneseve

Urdhri i shqiptarit nga burgu, granatë lokalit në Athinë. Zhvatje, gjoba dhe shpagim bizneseve

November 5, 2026
“Kam nisur si punëtor”, shqiptari që punon krah Trump-it tregon si arriti të fitonte mandatin

“Kam nisur si punëtor”, shqiptari që punon krah Trump-it tregon si arriti të fitonte mandatin

November 5, 2026
Berisha: Dorëheqja e Ramës e vetmja zgjidhje, protestat janë pasojë e dhunës 13-vjeçare!

Lider i ri në PD? Berisha: Do të them “Goodbye” vetëm nëse kam pamundësi fizike ose mendore

November 5, 2026
“Ke ardhur për sherr?”, Lapaj-Qori dhe Shehaj ironi dhe batuta për bashkimin: Ke hapur lokal…

“Ke ardhur për sherr?”, Lapaj-Qori dhe Shehaj ironi dhe batuta për bashkimin: Ke hapur lokal…

November 5, 2026
Egnatia pëson humbjen e parë në Conference League, mposhtet 2-0 nga Universitatea Craiova

Egnatia pëson humbjen e parë në Conference League, mposhtet 2-0 nga Universitatea Craiova

November 5, 2026
“Mos bëj gam gam se po flas!” Plas sherri në studio, Noka përplaset fizikisht me gazetarin

“Mos bëj gam gam se po flas!” Plas sherri në studio, Noka përplaset fizikisht me gazetarin

November 5, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Qeveria çon në Kuvend projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për heqjen e vizave për refugjatët

November 5, 2026
Zgjedhjet për kreun e PD/ Ibsen Elezi: Berisha po e çon partinë drejt shkatërrimit, mision apo i kapur peng?

“Lapaj e dinte se ishte dështim, marksizmi pengon Qorin” / Elezi analizon partitë e reja: Nuk janë modele politike…

November 5, 2026
Trump tha se Ngushtica e Hormuzit do të jetë territor amerikan, përgjigjet Irani -

Dokumentet, SHBA zhvilloi bisedime sekrete me Iranin për dëbimin e iranianëve gjatë luftës

November 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In