• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

11 dhjetori i dytë i Berishës

by Mero Baze
30/10/2021 20:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze 

11 Dhjetori I dytë do të jetë dhe më I keq se I pari. Ai mund të vetëshpallet aty kryetar I një partie të re, por jo i PD, pasi rregullat se si mblidhet një Kuvend I PD, nuk mund ti vendos dikush që e cakton vet Kuvendin, vet kandidaturën dhe vet garancitë që do të jetë Kuvend demokratik. Koha kur I bënte të gjitha gjërat vet në PD, ka mbaruar. Ai mund ti bëj ato në krye të një partie tjetër, e cila mund ta bëj atë kryetar, por kurrë më, një njeri më pushtet në këtë vend.

Sali Berisha njoftoi nga Lezha se do të mbledh një Kuvend të Partisë Demokratike më 11 Dhjetor. E njoftoi këtë në kulmin e një fushate që akuzon Lulzim Bashën për shkelje statute, mosrespektim të rregullave të brendshme të Partisë Demokratike, mungesë demokracie e gjepura të tjera të cilat I paska konstatuar pas 9 Shtatorit, kur e përjashtoi nga Grupi parlamentar pas ultimatumit amerikan.

E njoftoi si një fakt të kryer, si një vendim të pleqëruar me statut dhe me Partinë Demokratike.

Pa dashur ta banalizojmë dhe ta ballafaqojmë me statutin e PD këtë “thirrje” Kuvendi nga Berisha, pasi është një tepërim të tallesh deri në këtë pikë, me një thirrje të tillë të përçart, duhet të shikojmë se çfarë është në të vërtet kjo thirrje.

Së pari, Sali Berisha që ka dy muaj në luftë për demokraci në PD, me këtë thirrje ka dal në origjinën e vet, në identitetin e tij 30 vjeçar si një shpërfillës I madh I rregullave të brendshme në Partinë Demokratike, përjashtuesin e madh të kësaj partie, linçuesin e çdo figure identitare të saj dhe mbi të gjitha, themeluesin e shkollës politike, që e kthen partinë në një instrument të kryetarit dhe jo kryetarin në një drejtues të partisë.

Të deklarosh një datë kuvendi, kur nuk je formalisht as deputet I një partie, por thjesht anëtar I saj, dhe për më tepër të caktosh datën dhe orën kur do të mblidhet, do të thotë të tregosh urrejtje për rregullat e një partie dhe jo respekt për to.

Gjithë çfarë ka bërë deri më sot këto dy muaj Sali Berisha janë hedhur në koshin e plehrave vetëm nga ai gjest. Pra ky që do të na mbush mendjen se Basha duhet të thërriste Këshillin Kombëtar ta përjashtonte dhe jo ta bënte ai vet, apo ky që bën sikur lexon nene të statutit se si duhet të mblidhet Kuvendi, e caktoi datën për thirrjen e tij, pa paraqitur askund firma, pa bërë përpjekje për asnjë procedurë që të çon në një Kuvend të jashtëzakonshëm. Ai thjesht do t’u tregoj demokratëve se Statuti, partia, rregullat dje gjithçka tjetër “jam unë” dhe unë bëj çfarë të dua. Nuk jemi kundër këtij konstatimi. Ka bërë çfarë ka dashur këto tridhjetë vjet, por nga 9 Shtatori nuk është më deputet I PD dhe nuk bën dot ato që ka bërë.

Së dyti Berisha e bëri këtë akt, jo vetëm për të treguar se ai vendos vet, pa pyetur për rregulla, por dhe për faktin, se kërkon të konfliktohet me Bashën për këtë histori, jo sipas statutit, por në rrugë force. Pra ai e di që nuk e fiton dot këtë betejë me statut, dhe po përpiqet ta fitoj në rrugë. Po përpiqet që më 11 Dhjetor, të mbledh një tufë militantësh, që të sulmojnë selinë e PD për ta uzurpuar atë. Këtë është I lirë ta bëj dhe nuk besoj se Basha ka diçka kundër këtyre akteve. Thjesht Berisha nuk është askushi të caktoj një datë Kuvendi të Partisë Demokratike në rrugë zyrtare. Në rrugë revolucionare po. Atë mund ta bëj, por do të jetë e vështirë ta çertifikoj si veprim ligjor të PD.

Së treti Berisha po përpiqet të mbaj me shpresë mbështetësit e tij se më në fund do të veprojë. Mungesa e mbështetjes që ai ka nga strukturat e PD kudo që shkon, fakti që pas tij kanë shkuar rreth 10 deputetë pa perspektivë brenda PD, nga ata që njerëzit kanë marrë inat Lulzim Bashën pse i ka futur në Kuvend, e detyruan atë të bëj një provë force për të treguar se nuk është dorëzuar.

Në fakt me këtë akt ai ka hedhur poshtë gjithë betejën e tij dy mujore të gënjeshtërt për “demokracinë e brendshme në PD” dhe ka dëshmuar se ia ka vetëm një rrugë të marrë PD, ta pushtoj me paramilitarë.

11 Dhjetori në fakt është një datë simbolike në të cilën Berisha u spraps për herë të parë nga dëshira e tij për ta uzurpuar PD, qysh ditën e parë. Ai u mbajt larg postit të kryetarit të PD, nga Azem Hajdari njerëzit e lëvizjes studentore por dhe nismëtarët e parë. Ai e mori PD në muajt në vazhdim me puçin ndaj Azem Hajdarit, që tani e tregon si histori demokracie nëpër foltore dhe më pas me struktura e tij thuajse paramilitare që zaptonin sallat ku bëhej Kuvendi I PD.

11 Dhjetori I dytë do të jetë dhe më I keq se I pari. Ai mund të vetëshpallet aty kryetar I një partie të re, por jo i PD, pasi rregullat se si mblidhet një Kuvend I PD, nuk mund ti vendos dikush që e cakton vet Kuvendin, vet kandidaturën dhe vet garancitë që do të jetë Kuvend demokratik. Koha kur I bënte të gjitha gjërat vet në PD, ka mbaruar. Ai mund ti bëj ato në krye të një partie tjetër, e cila mund ta bëj atë kryetar, por kurrë më, një njeri më pushtet në këtë vend. TEMA

Next Post
“Përtej grupimeve të Berishës e Bashës”/ Kadilli: Në PD, së shpejti një lëvizje e re qytetare!

Kadilli: Do rikandidoj sërish për kreun e PD! Basha-Berisha e kthyen partinë në monopol

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rregulla të ashpra kundër detyrave të shtëpisë me Inteligjencë Artificiale

Rregulla të ashpra kundër detyrave të shtëpisë me Inteligjencë Artificiale

August 8, 2026
Shqiptarët e Kosovës zgjedhin Shëngjinin, turistët u rritën me 5 për qind këtë vit

Shqiptarët e Kosovës zgjedhin Shëngjinin, turistët u rritën me 5 për qind këtë vit

August 8, 2026
A është madhësia e bashkisë kriteri vendimtar? Çfarë na mëson përvoja evropiane dhe çfarë tregojnë të dhënat shqiptare

A është madhësia e bashkisë kriteri vendimtar? Çfarë na mëson përvoja evropiane dhe çfarë tregojnë të dhënat shqiptare

August 8, 2026
“Trend Hunter”: Ndryshimi i jashtëzakonshëm i Piramidës së Tiranës

“City AM”: Tirana, mes trashëgimisë dhe modernitetit, drejt një epoke të re turistike

August 8, 2026
Zelensky në Beograd, takimi me Vuçiç vjen në mes të tensioneve me Rusinë

Zelensky në Beograd, takimi me Vuçiç vjen në mes të tensioneve me Rusinë

August 8, 2026
Detaje nga plagosja e 35-vjeçarit në Kurbin, gjenden dy gëzhoja në vendngjarje

Dyshohet se vunë eksploziv në derën e banesës së një 72-vjeçari, shpallen në kërkim tre vëllezër

August 8, 2026
Rusia sulm me raketa pranë Kievit, të paktën 3 të vrarë

Rusia sulm me raketa pranë Kievit, të paktën 3 të vrarë

August 8, 2026
Eksploziv në dyert e dyqanit dhe lokalit të Noizy-t? Policia nis hetimet!

Eksploziv në dyert e dyqanit dhe lokalit të Noizy-t? Policia nis hetimet!

August 8, 2026
Parandalohet vrasja në Spille. Arrestohet 31-vjeçari, tentoi t’i merrte jetën me kallashnikov 38-vjeçarin

Parandalohet vrasja në Spille. Arrestohet 31-vjeçari, tentoi t’i merrte jetën me kallashnikov 38-vjeçarin

August 8, 2026
U godit me vezë gjatë seancës, Kurti: Nëse ky është çmimi që opozita të ulet në tryezë, e paguaj!

U godit me vezë gjatë seancës, Kurti: Nëse ky është çmimi që opozita të ulet në tryezë, e paguaj!

August 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com