• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

11 dhjetori: Fitorja e Hidhur e Foltoristëve

by Pajtim Bello
10/12/2021 12:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Pajtim Bello

Thonë se një herë vete dhe vjen kungulli! Por në rastin e Sali Berishës kjo fjali popullore nuk funksionoi. Deri tani kungulli ka shkuar e ka ardhur dy herë dhe po tenton të përsëritij vajtje-ardhjen e tretë. Këtë herë duket se do të mbetet e realizuar vetëm ikja e tij. Vet Saliu e ka kuptuar ditën e festimit të 8 dhjetorit. Ardhja/kthimi do t’iu mbetet në grykë atij dhe pasuesve të tij. Litari ishte i gjatë, e la të vraponte deri  në 11 dhjetor 2021. Kjo datë është kufiri kohor, është një kufi më i dukshëm, më i pa kapërcyeshëm edhe se vija e kuqe, që rëndom thuhet për dikë kur i soset vaji i kandilit,  koha historike, trashja e zullumit etj.. Në kufirin kohor të 11 dhjetorit është vrima thithëse, në çdo milimetër tej këtij kufiri është rreziku i shtuar i thithjes pa kthim; i dështimit të turpshëm për udhëheqësit e sponsorizuesit e foltoreve dhe i zhgënjimit të një mase njerëzish të cilët me idealizëm pretenduan se po kryejnë një lëvizje të madhe.

Fjalët e udhëheqësve mbarojnë në foltoren e kufirt, atje ku adrenalina tek ndjeksit e tyre do të arrijë nivelin më të lartë dhe kokat e nxehta do të hidhen në veprim. Ata që janë llogaritur mish për top, si edhe herë të tjera, do të mësyjnë gjithçka për të linçuar këdo që lideri shpirtëror i tyre ka anatemuar në këto tre muaj. Në këtë momen zvenitet “shkëlqimi” i foltoreve. Në sytë e shqiptarëve do të kthehen skenat që jo rrallë iu ka servirur ish lideri i PD me po ata mbështetës që i ka rreth vehtes edhe sot. Objektivi i parë mbetet Selia e PD, vula dhe kolltuku i kryetarit. Prej këtej, nëse do t’iu ecij profecia, do ti vërsulen godinës së Kryeministrisë, ku sipas ish liderit të tyre është strehuar e keqja e Shqipërisë dhe e Kombit Shqiptar; shërbëtorit të bindur të SHBA e cila po na shkel sovranitetin e PD, të Shqipërisë dhe bën tregëti me  territoret e Republikës së Kosovës!.. Pa tjetër që goditjeve të zjarrit berishist nuk do t’iu shpëtojë Ambasdorja Yuri Kim, Z.Blinken dhe Z. George Sorosi, edhe pse në turmë mund të valvitet ndonjë flamur i SHBA; truk ky i çvlerësuar i propagandës së foltoristëve. Do të jetë një betejë ku do të luhet me të gjitha format e taktikat, me të gjitha forcat e mjetet; do të luhen të gjitha për fitoren e hidhur. E ka bërë këtë edhe kur përdori arkivolin e të ndjerit Azem Hajdari dhe pushtoi godinën e Kryeministrisë e të Radio Televizionit Shqiptar. I njëjti njeri, me të njëjtit njerëz, në të njëjti krim. I eci në 1996 kur e dogji Shqipërinë dhe mijra nëna shqiptare i veshi me të zeza. I eci në shtator 1998 kur përdhosi Azem Hajdarin të ndryrë në arkivol.

Tani është e treta e vërteta; këtë herë kocka do ti ngeci në grykë!.. Strategu, ata që e sponsorizojnë dhe mbështesin këtë betejë nuk e kanë llogaritur mirë raportin e forcave. Dikur koha punonte për kauzën (liri, demokraci, barazi) që ata e përdornin si okeljo për të mbuluar barbarinë, kishin aleatë brenda vendit, në Kosovë dhe jashtë Shqipërisë aleatët Euro Atllantik. Po tani?! Koha nuk punon më për atë dhe për ata, aleatët Euro Atllantik thirren ish aleatë. I vetmi aleat është adrenalina e lartë tek një pjesë e antarësisë së PD e cila ende nuk është çliruar nga ethet e shkëlqimit të rremë të ish liderit. Ish lideri dhe kushdo që do të mbetet ushtar në formacionet e tij do të shijojnë një fitore të hidhur; fundin pa lavdi! Në shesh betejë do të jenë flamuj e banderola të grisura, flamuj të PD, të Shiqpërisë e të SHBA të përbuzur e të shkelur nga hidhnakët e pandreqshëm! Njerëzit do të përdoren si mish për top dhe do të mbulohen nga hieja e turpit që nuk do t’iu fashitet për gjithë jetën e tyre; do ta trashëgojnë edhe brezat. Ish lideri si dhe herë të tjera, me nënqeshjen sarkastike, do të thotë: ”Kjo ishte kërkesa e delegatëve dhe antarësisë që mbushën arenën e Air Albania!. Ishte ortek që nuk mund të ndalej!..”; do të lajë duart si Ponc Pilati. Por këtë herë zifti i mëkatit do të mbetet i ngrirë në duart e tij, natyrisht se do të ketë nxirë edhe të tjerë; më shumë në fytyrë se në duar.

Next Post
Dua Lipa publikon një foto të hershme kur ishte 8 vjeç

Përkeqësohet gjendja shëndetësore e Dua Lipas/ Anulon një tjetër koncert

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ma jep shtëpinë ose 15 mijë eurot”, dhunë dhe kërcënime ndaj 49-vjeçarit në Durrës

“Ma jep shtëpinë ose 15 mijë eurot”, dhunë dhe kërcënime ndaj 49-vjeçarit në Durrës

March 15, 2026
18 vite nga “Gërdeci”, familjarët e viktimave: Mediu po favorizohet! Të shkohet deri te Shkëlzen Berisha

18 vite nga “Gërdeci”, familjarët e viktimave: Mediu po favorizohet! Të shkohet deri te Shkëlzen Berisha

March 15, 2026
Kitara e “Pink Floyd” shitet për 14.6 milionë dollarë, rekord historik në ankande

Kitara e “Pink Floyd” shitet për 14.6 milionë dollarë, rekord historik në ankande

March 15, 2026
PS feston 20-vjetorin në Greqi, Balla: Nisim një fazë të re anëtarësimesh për zgjedhjet 2029

PS feston 20-vjetorin në Greqi, Balla: Nisim një fazë të re anëtarësimesh për zgjedhjet 2029

March 15, 2026
Jorida Tabaku shpjegon arsyet e refuzimit për kandidaturën në zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë e Tiranës

Tabaku: Rritja e çmimit të karburanteve, nga taksat e larta dhe mungesa e konkurrencës

March 15, 2026
VIDEO / “Vëllai im të du’ shumë”, Rama zbulon telefonatën me Thaçin: Më tha ‘e kam fituar lirinë’!

Rama: Dëshira e zjarrtë është që udhëheqësit e UÇK të kthehen në shtëpi

March 15, 2026
Kallas, e gatshme të presë “së shpejti” një takim të nivelit të lartë mes Kosovës e Serbisë

Kallas, e gatshme të presë “së shpejti” një takim të nivelit të lartë mes Kosovës e Serbisë

March 15, 2026
Mesazhet e përziera të administratës Trump për Iranin

Mesazhet e përziera të administratës Trump për Iranin

March 15, 2026
Mbyllja e puseve në Gjirin Persik: Pse çmimet e naftës rrezikojnë të qëndrojnë në nivele rekord

Mbyllja e puseve në Gjirin Persik: Pse çmimet e naftës rrezikojnë të qëndrojnë në nivele rekord

March 15, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 16 Mars 2026

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In