• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Festa e Vitit të Ri në rrezik?

by Lorenc Vangjeli
31/12/2015 10:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gëzimi është i madh, që ardhja e Vitit të Ri si çdo herë para Portës së Brandebnburgut në Berlin të festohet si duhet me shpërthimin e shampanjës. Por ka edhe shqetësime, se mund “të shpërthejë” edhe për arsye të tjera.

Në vigjilje të festës së ndërrimit të viteve në Gjermani sivjet janë në fuqi masa më të rrepta sigurie. Më shumë në fokus është Berlini, sepse pikërisht atje zhvillohet festa më e madhe në mbarë Gjermaninë. Përgjatë bulevardeve mes Portës së Brandenburgut dhe Kolonës së Fitores prej vitesh qindra mijëra vetë festojnë ndërrimin e viteve, e kryesisht ata janë turistë.Por kush planifikon sivjet të shkojë atje, duhet të marrë parasysh udhëzimet e shumta të policisë. Janë të ndaluara: çantat e shpinës, valixhet apo stolat portativë, shishet e qelqit, fishekzjarrët, megafonët apo projektorët me lazer.

E gjithë hapësira përreth të ashtuquajturit kuartieri i festës, është bllokuar pjesërisht qysh gjatë ditëve të Krishtlindjeve. Në pikat e hyrjes do të ketë kontrolle të imta të personave. 900 policë dhe rreth 600 forca të rendit do të jenë të mobilizuara, shifra këto të padëgjuara ndonjeherë më parë për një festë të pritjes së Vitit të Ri.

Aufbau der Festmeile am Brandenburger TorDuke u përgatitur kuartieri i festës në Portën e Brandenburgut në Berlin sivjet me mjaft ndalime

Por sidoqoftë festa do të zhvillohet. Në Moskë sivjet Sheshi i Kuq qendron i mbyllur. Kushdo që i drejtohet Sheshit të Kuq do të kthehet mbrapsht prej policisë, me këto fjalë e citon agjencia e lajmeve AFP shefin e sigurisë së Moskës Aleksej Majorov. Argumentimi zyrtar është: në shesh zhvillohet një koncert, që do të regjistrohet nga televizioni shtetëror Kanali Një dhe të cilin mund ta ndjekin vetëm të ftuar. Por ka disa moskovitë, që këtë arsye e konsiderojnë si pretekst. Mbyllja e sheshit të kuq është njësoj sikur “të mbyllej Time Square në Nju Jork”, i tha – sipas mediave – ish-deputeti Aleksander Kliukin radios Kommersant.

Silvesterfeuerwerk auf dem Roten Platz in MoskauNormalisht në Shehsin e Kuq në Moskë ndërrimi i viteve pritet me fishekzjarrë

Mediet austriake pak para Krishtlinjdeve njoftuan, se ka paralajmërim për terror në kryeqytetet europiane. Të dhënat për këtë e kanë burimin nga një shërbim sekret mik. Sipas këtij burimi atentatorë të mundshëm duhet të jenë në rrugë e sipër drejt Europës. Policia në Vjenë si rrjedhojë njoftoi, se “në vendet ku grumbullohen njerëz, në periudhën mes Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri mund të ndodhë ndonjë atentat me lëndë shpërthyese”. Ky informacion nënkutpon “një gjendje rreziku të lartë abstrakt të njohur në përgjithësi”, ndaj autoritetet e policisë në mbarë Europën “kanë intensifikuar masat policore”. Autoritetet austriake megjithatë deri tani nuk shohin arsye për t’i anulluar veprimtaritë e planifikuara.

Masat e sigurisë për Berlinin me sa duket nuk kanë ndonjë lidhje direkte me njoftimet nga Vjena, sepse deklarata e shtypit lidhur me këtë në Vjenë është publikuar qysh më 22 dhjetor.

Pak para natës së ndërrimit të viteve, policia belge në Bruksel vuri në dukje, se me gjasë në minutën e fundit është parandaluar një sulm i planifikuar për natën e Vitit të Ri. Dy persona u arrestuan nën dyshimin, se kishin planifikuar atentate në disa pika të frekuentuara në kryeqytetin e Belgjikës gjatë natës së Vitit të Ri, siç njoftoi prokuroria e Përgjithshme. Nuk ka pasur të dhëna për kërcënim serioz”.

Vetëm përgjigje “në përgjithësi” nga Ministria e Brendshme

Që pas sulmeve të Parisit masat e sigurisë në Gjermani në përgjithësi janë përforcuar. P.sh. nëpër stacione trenash që nga ajo kohë policia patrullon me automatik. Lidhur me paralajërimin nga Vjena Ministria e Brendëshme nuk donte të prononcohej direkt, por u shpreh vetën në mënyrë “të përgjithshme”.

Një zëdhënës i ministrisë i tha DW-së, se: “ne shkëmbejmë intensivisht informacionin me partnerët austriakë. Ne nuk prononcohemi lidhur me hollësitë e masave të atjeshme.” Gjermania, ashtu si edhe shtetet e tjera europiane, ndodhet në fokus të terrorizmit ndërkombëtar, thuhet më tej. Edhe më tej duhet të merret parasysh një rrezikshmëri e lartë prej terrorizmit ndërkombëtar. Autoritetet e sigurisë në këtë kontekst do t’i përshtasin vazhdimisht me situatën aktuale masat mbrojtëse në varësi të të dhënave të ndryshme./DW

Next Post

Rusi/ Sulmohen turistët, një i vrarë. ISIS merr përsipër autorësinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Franca dërgon trupa në Arabinë Saudite -

Macron jep alarmin për Rusinë: Përgatitje për të mobilizuar 300 mijë trupa të tjera për luftën!

September 26, 2026
SHBA po planifikon hyrjen ushtarake në Kubë -

Mediat: SHBA po planifikon hyrjen ushtarake në Kubë!

September 26, 2026
Tabaku: Korrupsioni është taksa e fshehtë që paguan çdo shqiptar! Kur tenderët fryhen, diferencat bien mbi qytetarin

Tabaku: Korrupsioni është taksa e fshehtë që paguan çdo shqiptar! Kur tenderët fryhen, diferencat bien mbi qytetarin

September 26, 2026
Po hynte në Shqipëri, arrestohet sapo zbret nga avioni ukrainasi i kërkuar për trafik droge dhe organizatë kriminale! SHBA-të ndihmuan në operacion

Po hynte në Shqipëri, arrestohet sapo zbret nga avioni ukrainasi i kërkuar për trafik droge dhe organizatë kriminale! SHBA-të ndihmuan në operacion

September 26, 2026
VIDEO/ Katastrofë përmbytjesh në Tajlandë, Bangkoku zhytet i gjithi në ujë! Popullata në alarm, autoritetet shpallin gjendjen e jashtëzakonshme

VIDEO/ Katastrofë përmbytjesh në Tajlandë, Bangkoku zhytet i gjithi në ujë! Popullata në alarm, autoritetet shpallin gjendjen e jashtëzakonshme

September 26, 2026
Lukaku provokon italianët, Donarumën s’e mbajnë nervat pas humbjes! Fusha kthehet në ring pas ndeshjes!

Lukaku provokon italianët, Donarumën s’e mbajnë nervat pas humbjes! Fusha kthehet në ring pas ndeshjes!

September 26, 2026
Administrata Trump për bllokimin e medias: Qasja në Shtëpinë e Bardhë është një privilegj, jo një e drejtë -

“Wall Street Journal”: Trump e refuzoi propozimin për armëpushim 7-ditor dhe kërkoi që bombardimet ndaj Iranit të vijojnë pas zgjedhjeve të nëntorit!

September 26, 2026
Kina dhe SHBA-ja bien dakord të pasurojnë përmbajtjen e pozicionimit të marrëdhënieve dypalëshe

Kina dhe SHBA-ja bien dakord të pasurojnë përmbajtjen e pozicionimit të marrëdhënieve dypalëshe

September 26, 2026
Dyfishohen çmimet e gazit në Evropë, rezervat bien në nivelin më të ulët historik -

Kriza/ Dëmet e luftës Iran-SHBA, BE i bën thirrje shteteve anëtare: Merrni masa për uljen e kërkesës për gaz dhe energji elektrike!

September 26, 2026
Ndeshja e mbrëmjes Shqipëri-Bjellorusi, Policia njofton masat për sigurinë! Nisin nga ora 17:00, ja 9 rrugët që bllokohen! Ndalohen dhe karikuesit e kozmetika

Ndeshja e mbrëmjes Shqipëri-Bjellorusi, Policia njofton masat për sigurinë! Nisin nga ora 17:00, ja 9 rrugët që bllokohen! Ndalohen dhe karikuesit e kozmetika

September 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com