• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Videolajm/ Refuzojnë të paguajnë ‘gjobën’ e bandës, ekzekutohen në lokal

by Lorenc Vangjeli
29/12/2015 16:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një seri e gjatë kërcënimesh që nuk ishin marrë seriozisht, asnjë denoncim në polici dhe epilogu tragjik në një restorant plot me njerëz, ku vrasësi i ka ekzekutuar me një pistoletë.

Cristian Alegre Rivera, 32 vjeç dhe Rafael Ramod Trinidad, 37, nuk mendonin që njerëzit që ishin paraqitur pranë aktivitetit të biznesit të tyre, e kishin seriozisht. Një fund i hidhur, që të dy e paguan me vdekje.

Dy ditë më parë, Cristian dhe Rafael ndodheshin në “Roky’s Huaral”, pranë Limës, në Peru, përcjell gazetashqip.

Po shijonin një nga varietetet e shumta të pulës të ofruara nga restoranti kur një njeri me një kapele bejsbolli dhe që mbante veshur një tutë ngjyrë gri, hyri në lokal dhe drejtoi armën kundër dy viktimave, duke i qëlluar në trup dhe në kokë.

Gjatë të shtënave, dy gra të tjera mbetën të plagosura nga plumbat qorr, ndërsa janë akoma të tronditur fëmijët që ndodheshin në lokal, të cilët po kalonin një mbrëmje mes shokëve të shkollës.

Momentet dramatike janë filmuar nga një kamera sigurie dhe tani imazhet kanë bërë xhiron e botës në të gjitha mediat.

Sipas policisë, Cristian, pronar i një ndërmarrjeje të vogël për shërbime funerale, ishte vënë në shënjestër nga një bandë kriminale gjatë vitit të fundit.

Ndërsa Rafael, punonte në një kompani ndërtimi në Arequipa, por edhe ai ishte kërcënuar dhe ndodhej në “Huaral” së bashku me gruan dhe dy fëmijët për Krishtlindje.

“Vrasësi hyri me qëllim për t’i vrarë, – tha një zëdhënës i policisë. – Në fillim u fol për një grabitje të përfunduar keq, por dëshmitarët e përgënjeshtruan një fakt të tillë. Hipoteza jonë është që viktimat kanë refuzuar të paguajnë “gjobën” e vënë nga bandat kriminale. Ata nuk i kanë marrë shumë seriozisht kërcënimet e ardhura dhe nuk kanë denoncuar në polici”.

https://www.youtube.com/watch?v=j_WuVP1zPUg

Next Post

Afrika e Jugut/ Mirësevini në kampionatin e grushtit pa doreza (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përpasjet në selinë e PD, Muç Nano: Në vend t’i thonë Berishës të kemi dhj*rë në parti, kërkojnë sqarime kot

Përpasjet në selinë e PD, Muç Nano: Në vend t’i thonë Berishës të kemi dhj*rë në parti, kërkojnë sqarime kot

April 1, 2026
Bazë hetimore/ Përfituesit e amnistisë në burgje, policia kërkon ADN e atyre që do të lënë qelinë

Lirohet nga detyra Klevis Qose, Adriatik Kupi emërohet drejtor i Burgjeve

April 1, 2026
IEA paralajmëron krizë energjetike: Ndërprerjet e naftës do të godasin Evropën në prill

IEA paralajmëron krizë energjetike: Ndërprerjet e naftës do të godasin Evropën në prill

April 1, 2026
Demo për Paketën e Maleve: 4 bashki të reja që miratuan zonat prioritare

Demo për Paketën e Maleve: 4 bashki të reja që miratuan zonat prioritare

April 1, 2026
Nis seanca gjyqësore për tragjedinë në Tempi, Panos Ruçi përfundon në spital

Nis seanca gjyqësore për tragjedinë në Tempi, Panos Ruçi përfundon në spital

April 1, 2026
“Mbi 60 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Veliajt: Nxitimi i kërkuar nga SPAK nuk i shërben drejtësisë, por ekspozon qëllime…

“Mbi 60 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Veliajt: Nxitimi i kërkuar nga SPAK nuk i shërben drejtësisë, por ekspozon qëllime…

April 1, 2026
Kina dhe Pakistani paraqitin pesë propozime për rivendosjen e paqes në Gjirin Persik dhe Lindjen e Mesme

Kina dhe Pakistani paraqitin pesë propozime për rivendosjen e paqes në Gjirin Persik dhe Lindjen e Mesme

April 1, 2026
“Luftë frontale ndaj oligopoleve”, Berisha: Çmimi i naftës, më i lartë se në çdo vend të BE

“Luftë frontale ndaj oligopoleve”, Berisha: Çmimi i naftës, më i lartë se në çdo vend të BE

April 1, 2026
Çmimi i naftës, Karakaçi: Po marrim në konsideratë propozimet e Shoqatës së Transportit

Çmimi i naftës, Karakaçi: Po marrim në konsideratë propozimet e Shoqatës së Transportit

April 1, 2026
Mbreti i Panairit

Ja si qelbet Kuba

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In