• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Diplomati britanik: 500 mijë fëmijë iraken vdiqën nga sanksionet, injoruam vuajtjet e civilëve

by A R
28/12/2015 15:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Carne Ross ka qenë diplomat britanik me shanse për një karrierë të madhe. Por në një moment ai vendosi të bëhet diplomat i pavarur për të mos qenë i shtyrë të gënjejë. Gazeta gjermane «Die Zeit» ka botuar një portret të britanikut.

Diplomat s’ke për t’u bërë kurrë. Carne Rossit i kujtohet se këtë ia kishte bërë të qartë. babai i tij qëmoti në shtëpinë e tyre në Londrën jugore. Për t’u bërë diplomat, i kishte shpjeguar babai 12-vjeçarit, duhet të jesh mendjemprehtë. Që ai nuk e llogariste të birin si ndër të mençurit në familje – edhe këtë ia kishte bërë të qartë.  Për ditëlindjen e 16-të ai i dhuroi vajzës kompletin e veprave të Shekspirit. Djalit, bashkë me vëllain e tij binjak, ai i dha një pushkë.

Pak diplomatë tregojnë aq shpesh për përjetimet poshtëruese si Carne Ross. Edhe më pak kanë ndryshuar me këtë dinamikë. Në moshën 22-vjeçare Ross ia doli të hyjë në shërbimin diplomatik britanik. Nga Londra ai shkoi në Bonn dhe më vonë në selinë e Kombeve të Bashkuara në New York. Ai u vendos në një apartament mondan në Manhattan, së shpejti ai do të bëhej ambasador. Por pastaj ai pas 15 vitesh hoqi dorë prej të gjithave.

Dikur atij i kishte ardhur te hunda nga gënjeshtrat. Kjo ndodhi para 11 vitesh, Ross ishte atëbotë 38-vjeçar, dhe ai gjatë gjithë jetës së tij e kishte shikuar botën diplomatike nga lart. Tani ai dëshironte të shikonte nga prizmi tjetër. Ross filloi t’i këshillojë ata që nuk kanë zë në vatrat e konflikteve të botës.

Nga një zyrë e shumë dritë në Manhattan ai ndërkohë ndërmjetëson bashkë me 30 kolegë të rinj me mandat të tamilëve në Sri Lankë, të qeverisë së Somalilandit, të Saharës Perëndimore, të Ishujve Marshall dhe të një grupi opozitar sirian. Relikti i vetëm i dukshëm i Ross-it nga ditët e kaluara është një kostum që i bie ende tamam.

Për herë të parë unë e kam takuar Carne Rossin në një taksi të ftohtë në Utah. Ai shkonte për të mbajtur një referat, të cilin do ta mbante në festivalin e filmit në Sundance dhe kështu filluam të bisedojmë. Qielli qëmoti ishte errësuar, ishte bërë bukur vonë, andaj historia e tij, të cilën ai e tregonte për herë të parë në këtë natë të gjatë në taksi me anglishten e tij të Oxfordit, i mbyllur thellë në një pardesy të ngrohtë, tingëllonte ngjethëse.

Ai tregoi se dikur ka besuar se qeveritë janë këtu për të shmangur kaosin. Por gjatë 15 viteve në shërbimin diplomatik te ai ishte pjekur bindja se qeveritë janë shkaku i shumë jostabiliteteve në botë. Në punën e tij për Foreign Office ai fillimisht kishte gënjyer nga bindja për qeverinë e tij, pastaj me dyshime, dhe në fund gjithnjë e më shpesh kishte një ndjenjë gërryese të fajit.

Rrëfimi që Ross e tregon gjatë kësaj nate fillon në fund të viteve 90-të. Ai sapo kishte nisur të punonte në Kombet e Bashkuara dhe shtetet më të fuqishme atëbotë po përpiqeshin që diktatorin irakian Sadam Husein pas sulmit të tij kundër Kuvajtit ta detyronin me sanksione ekonomkike që të ofrojë dëshmi se nuk disponon me armë të shkatërrimit masiv. Ross duhej të negocionte për sanksionet në emër të Britanisë së Madhe.

«Këtë e bëja ndonëse qeveria ime ishte e mendimit se armët e Sadam Huseinit nuk paraqisnin më rrezik», thotë Ross. Atëbotë ai këtë e kishte gëlltitur, por vite më vonë, kur e kishte të qartë se nuk mund të duronte më vendin e tij të punës, ai kishte dhënë dëshmi në një komision hetimor për luftën e Irakut. Ai tha se sanksionet shërbyen vetëm për të penguar Sadamin që ta konsolidojë sërish armatën me paratë nga shitja e naftës. Iraku u ndëshkua me një embargo komplete të tregtisë dhe financave. Pastaj gjithë ekonomia u shkatërrua.

Ross thotë se raportet për gjendjen humanitare në Irak ishin të tmerrshme. Ekspertët llogarisnin se 500 mijë fëmijë nën moshën 5-vjeçare kishin vdekur për shkak të sanksioneve, nuk kishte ujë të pastër, sepse as klori nuk mund të importohej më, kujdesi shëndetësor ishte katastrofal. Por zyrtarisht ishte e ndaluar të kritikohej kursi perëndimor, thotë Ross.

«Ne vazhdimisht i kemi mohuar dëshmitë mbi vuajtjen e popullsisë civile dhe ia kemi mbyllur gojën secilit, i cili i vinte në dyshim sanksionet». Ross thotë se i kishte kontrolluar edhe deklaratat e Kofi Annanit. «Raportet e zyrës së tij i kam redaktguar para së të publikoheshin. Annani thoshte atë që donim ne».

Atëbotë, sipas Ross, braktisën punën njëzet zyrtarë të sektorit për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Tani Ross është i bundur se sanksionet i kanë bërë Irakut më shumë dëm se lufta. «Ne e kemi shkatërruar tërësisht një vend shumë të zhvilluar. Dhe unë kam qenë njëri prej tyre».

Në vitin 2002 Ross fillimisht mori pushim për një vit. Ai thotë se pushimin e mori për të menduar. Deri atëherë ai kishte besuar se demokracisë i shërbehet më së miri përmes një elite të informuar mirë, e cila merr vendime. Ai kishte menduar se nga lart shihet më mirë se nga poshtë. Por, sipas mendimit të tij, në Irak kjo kishte dështuar fund ekrye. Një pjesë e madhe e informatave thjeshtë ishte injoruar. Nuk qenë shumë zëra, por nga ana tjetër disa zëra të tjerë u dëgjuan shumë mirë. Kësisoj, në vend se klori të hiqet nga lista e embargos, një përjashtim u bë për çamçakëzët e markës Wrigleys. Ata u klasifikuan si ndihmë humanitare – kjo firmë nuk qe e detyruar të heq dorë nga qarkullimi disamilionësh në Irak.

Ross lexoi Kantin, Wittgensteinin dhe Karl Popperin dhe u përpoq të gjejë një përgjigjje në pyetjen se si elitat globale mund të marrin vendime më të mira. Shtetet ndaheshin në fragmente, konfliktet mes shteteve janë gjithnjë e më të rralla, ato zhvillohen brenda shteteve, dhe bota dhe mjetet e saj politike nuk ishin fare të përgatitura për t’u ballafaquar me to, mendonte Ross. Duke menduar, Ross vazhdimisht i kthehej një mendimi: problemi i elitave globale është se ato nuk merren në përgjegjësi për pasojat e vendimeve të tyre.

Mes New Yorkut dhe Bagdadit gjenden 10 mijë kilometra. Ata që vendosin për fatin e vendeve të tjera nuk duhet të frikësohen as nga zgjedhjet, as nga demonstratat. Por ç’mund të bënte ai për të ndryshuar këtë?

Pasi një viti pauzë Ross fillimisht shkoi për të punuar si koordinator i OKB-së në Kosovë, por edhe atje ai përherë pyeste veten nëse me punën e tij po i bënte më stabile apo më jostabile rajonet.  Ai negocioi me shtetet më të fuqishme të botës mbi fatin e kosovarëve, pa i invovluar ata aspak në proces. E si do ta pranonin ata një vendim nëse nuk kanë qenë pjesëmarrës?  Ross beson se kosovarëve u duhej një diplomat, një, i cili angazhohet për interesat e tyre, një, që u cakton një takim në Kombet e Bashkuara në New York. Një dipomat si Carne Ross. Ai nuk e kishte shumë vështirë të merrte vendim për t’ia kthyer punëdhënësit në Londër.

Kolegu i tij David Kelly, një inspektor i OKB-së në Irak, i cili gëzonte reputacion ndërkombëtar, sapo kishte vrarë veten në Britaninë e Madhe. Ai e kishte kritikuar si të tepërt një dosje, të cilën kishte urdhëruar të hartohej, kryeminstri Tony Blair mbi kërcënimin nga armët e shkatërrimit masiv të Sadamit. Më vonë këto armë do të shërbenin si shkak për invadim në Irak. Qeveria angleze e vuri publikisht në shënjestër Kellyn, reputacioni i tij u vu në dyshim, karriera e tij u shkatërrua. Pak më vonë Kelly e gjetën të vdekur në një mal.

«Ata e rraskapitën me poshtërimet që ia bënin», thotë Ross. Nga një politikë e tillë Ross nuk donte të ishte i varur. Më 2004 ai braktisi punën, Kosova u bë klienti i tij i parë si diplomat i lirë. Nga zyra me shumë dritë në Manhattan ai tashmë prej 10 vjetësh përpiqet ta bërë realitet përfytyrimin e tij mbi diplomacinë më të mirë.

Në derën e zyrës shkruan «ID», Independent Diplomats.

Në mur qëndron e varur një hartë e madhe e botës. Ross thotë se tani po u ndihmon vendeve për të ardhmen e të cilave ai dikur kishte ndihmuar nga distanca e madhe. Ai tani ka shumë kohë që investon për të këshilluar Koalicionin Nacional Sirian. Ross ka luftuar gjatë që ky koalicion të marrë pjesë në bisedimet për të ardhmen. Rebelët sapo janë pajtuar që në janar të nisin bisedimet paqësore me Asadin. Për këtë Ross është duke e bërë gati koalicionin. Dikur ai i kishte ndihmuar Kosovës për t’u bërë e pavarur. Kjo u festua në mënyrën kosovare me nje limuzinë të gjatë në rrugët e Manhattani me shumë muzikë dhe këngë për çlirimin e Kosovës.

Sirianët, thotë Ross, para së gjjithash duan që dikush t’i dëgjojë. Së fundi Ross ka qenë në Siri për të parë një eksperiment, të cilin askush nuk do ta priste në këtë vend të shkatërruar nha lufta. Strukturat e pushtetit të Asadit ishin shpërbërë në luftë dhe kurdët kishin filluar ta zëvendësonin shtetin me një rrjet të asambleve qytetare dhe këshillave komunale. Nuk lindi kaos nga kjo, por një vetëqeverisje funksionale. Ish-diplomati elitar qëndroi në Siri dhe e shikoi këtë. Ai nuk foli. Ai pyeti. Ai nuk shiti mend, ai mësoi. Ai vetëm dëgjoi./dialogplus

Next Post

Foto-galeri/ Elena Satine tregon “asetet”, thjesht e parezistueshme!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vangjeli: PS mori vendimin e duhur për Ballukun, por në kohën e gabuar

Vangjeli: Samiti i NATO-s e vë Shqipërinë në prozhektorët e ndërkombëtarëve

July 8, 2026
Shqipërisë i mungon e djathta

“Protesta, lumë që mbledh përrenj”, aktivisti: Berisha do donte shumë të ishte aty…

July 8, 2026
Ditët e vështira ia lënë vendin dashurisë! Meri Shehu tregohet ‘dorëlëshuar’ me yjet e javës

A do e fitojë Messi Botërorin? Meri Shehu: Ka tendenca për rikthim drejt triumfit

July 8, 2026
Kush e pengon daljen e udhëheqjes së Flamingove?

“Jemi gati të ulemi me ju”, deputetja socialiste thirrje protestuesve: Keni të drejtë për disa gjëra

July 8, 2026
Integrimi në BE, Hoxha në Pragë: Qytetarët dhe bizneset drejt përfitimeve të prekshme në rrugën e anëtarësimit

Samiti i ardhshëm i NATO-s në Tiranë, ministri Hoxha: Kemi nisur përgatitjet…

July 8, 2026
“Mblidhet një valë turme pëdëistësh”, Petro Koçi: Si mund të ketë sukses një protestë për të “rilindur” Berishën!?

“Protesta bëri bashkë ballistët me komunistët”, Petro Koçi: Kërkesat kërkojnë reflektim…

July 8, 2026
13 gabimet e Zelenskyt!

Samiti i NATO-s në Tiranë, ironizon Hila: Do ta presë kryeministër Gonia dhe president Tiku…

July 8, 2026
Ibrahimoviç paralajmëron Argjentinën: Messi është “bishë”, por shokët e skuadrës duhet të bëjnë më shumë

Ibrahimoviç paralajmëron Argjentinën: Messi është “bishë”, por shokët e skuadrës duhet të bëjnë më shumë

July 8, 2026
Preç Zogaj: Emërimi i Joni Ketës, moment i shënuar për BKH-në

Samiti i radhës i NATO-s, Zogaj: Uroj mos të ndodhin ngjarje që të mos mbahet ky takim në Tiranë

July 8, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

“Rama e ka seriozisht reflektimin”, Rexhaj: Ka kuptuar se një pjesë e qeverisë ka mbetur pas

July 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In