• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VIDEO/ 107-vjetori i Policisë së Shtetit, Rama dhe Veliu inaugurojnë ambientet e reja të repartit RENEA

by Java News
13/01/2020 10:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Reparti i ri i RENEA-s është përuruar sot në 107-vjetorin e Policisë së Shtetit. Kryeministri Edi Rama Rama tha se lufta me krimin nuk mbaron asnjëherë dhe matet thjesht dhe vetëm me raportin përmes forcës dhe shifrave me krimin.

“Çdo vit ky raport ka ardhur duke rritur forcën e shtetit, dhe duke dobësuar forcën e krimit”, tha kryeministri Rama.

Teksa lerësoi maksimalisht forcat RENEA, Rama tha se janë në nivelin e forcave të ngjashme të të gjitha vendeve evropiane, sa i përket përkushtimit dhe lartësisë së tyre profesionale.

“Sot, RENEA ka në dispozicion një strukturë, që është në çdo aspekt e ngjashme në çdo standard me strukturat e Forcave Policore të Elitës në vendet evropiane. RENEA u themelua me një akt të posaçëm më 12 shtator të 1991, në një moment kur diktatura e kishte marrë tatëpjetën dhe pushteti i saj kishte rrëshqitur. Detyra e parë e atij grupi ishte të përndiqte grupet e supozuara anti-regjim, ndërsa përgjatë viteve 80’ detyra e tyre ishte të parandalonte çdo mundësi revolte kundër regjimit nëpër stadiume.

Sot, jemi në një botë tërësisht tjetër dhe me sfida, qëllime e mundësi tërësisht të tjera. Nëse sot kemi këtu një strukturë moderne për forcat e RENEA-s, që nuk ka asgjë të mangët në aspektin e kushteve krahasuar me strukturat e ngjashme në vendet e BE, deri një dekadë më parë kishim një repart ushtarak, që në shkurt, mars të 1997 përgatitej të sulmonte në jug. Nuk ishte 100 vjet më parë, por 20 vjet më parë, dhe nëse krahasimet me të shkuarën janë tronditëse, sot është koha për t’u matur me të ardhmen”, deklaroi kreu i qeverisë shqiptare.

Ndërkaq, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ardi Veliu ka bërë me dije se investimi është i qeverisë dhe i Bashkimit Europian, ku investimi total shkon në 10 milion euro, 7.6 nga qeveria dhe 2.4 nga BE.

Ai ka thënë se brenda muajve të parë në 2020 Policia do të plotësohet me flotë tokësore me mjete dinjitoze për Policinë. Po ashtu ai ka thënë se synim i këtij viti është transformimi i Policisë Shkencore.

Më tej ai shtoi se do të ulet mosha mesatare e Policisë duke rekrutuar të rinj ndërsa komentoi edhe Vettingun në Polici duke deklaruar se do ta pastrojë nga elementet e padëshiruar. /e.s/

Next Post
Macron telefonon Putin dhe bën thirrje për armëpushim të besueshëm dhe afatgjatë në Libi

Macron telefonon Putin dhe bën thirrje për armëpushim të besueshëm dhe afatgjatë në Libi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Projekti “Bashki të Forta”, Mazniku: 15.6 milion euro për rritjen e cilësisë së qeverisjes vendore

Mazniku e thotë prerë: Edi Rama nuk e jep dorëheqjen! S’ka dhunë të tejkaluar nga policia

October 19, 2026
Mbyllja e tre grupkapitujve me BE, Romina Kuko: Shqipëria është në rrugën e duhur! Sfida reale fillon tani

“Qeveritë demokratike nuk rrëzohen nga gurët”, Kuko: Në Shqipëri po shohim tipare të lëvizjes ekstremiste ANTIFA

October 19, 2026
“Nuk jemi republikë nëse gjyqësori pezullon ekzekutivin”, Balla zbulon ndryshimet për Nenin 242

Dosja “21 Janari”, Balla optimist: SPAK ka disa detyra për t’i zbatuar, shpresoj shumë që…

October 19, 2026
“Vrasësit me pagesë po lidhen me agjenturat ruse”/ Karamuço: Po marrin ish-ushtarakë të kujdesen për armët. Shkollat e terrorit…!

Karamuço ngre alarmin për ANTIFA-n: Europa pritet të ashpërsojë masat, çfarë rrezikojnë protestuesit

October 19, 2026
“Nuk jam një admirues i Zelenskyt”- Trump: Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës nuk duhej të kishte nisur kurrë

Trump: Zelenskyy duhet të gjejë edhe dikë tjetër për të negociuar për t’i dhënë fund luftës

October 19, 2026
Trump: Nëse Zelensky do të më kishte dëgjuar miliona ukrainas do të ishin gjallë

Trump: Nëse Zelensky do të më kishte dëgjuar miliona ukrainas do të ishin gjallë

October 19, 2026
Sherr në studio/ Demalia: Nuk jeni burra, është ANTIFA dhe islamizmi ekstrem! Gjinishi: Rroftë Edi Rama

Sherr në studio/ Demalia: Nuk jeni burra, është ANTIFA dhe islamizmi ekstrem! Gjinishi: Rroftë Edi Rama

October 19, 2026
Kriza e vitit 1987/ Rënia historike e Dow Jones, humbja më e madhe ditore në historinë e bursave

Kriza e vitit 1987/ Rënia historike e Dow Jones, humbja më e madhe ditore në historinë e bursave

October 19, 2026
“A nuk ju kanë informuar për Antifa-n?” Balla replikon me kongresmenët amerikanë për protestat në Tiranë

Balla paralajmëron masa ndaj protestuesve të dhunshëm: Studentët rrezikojnë bursat, nesër detajet!

October 19, 2026
A ngjasojnë protestat e sotme me 21 Janarin e 2011? Flet Bamir Topi: Ka një të veçantë që…

A ngjasojnë protestat e sotme me 21 Janarin e 2011? Flet Bamir Topi: Ka një të veçantë që…

October 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com