• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Arti i angazhuar / Kur teatri u flet direkt shtresave në nevojë

by Java News
25/12/2015 16:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 

Regjisori Romeo Kodra dhe artistët e njohur Rozi Kostani dhe Alfred Trebicka kanë përcjellë një mesazh ndryshe për shtresat në nevojë. Duke ‘përdorur’ pjesën “Një propozim modest…”, të Swift-it me gjuhën e teatrit, kanë sjellë me humorin e zi problematikën e strehimit, shqetësim real i shtresave në nevojë, si edhe ironinë përmes kulturës dhe artit të angazhuar…

Nga Ben Andoni

Duke shfrytëzuar teatrin e angazhuar, ditët e fundit, ka ardhur një shfaqje në Teatrin Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, e cila mund të quhet ngjarje në jetën artistike të kryeqytetit, ku një ekip i përbërë prej regjisorit Romeo Kodra dhe dy artistëve të njohur Rozi Kostani dhe Alfred Trebicka kanë dhënë mesazh për rrugën dhe realitetin e shtresave në nevojë sa i përket strehimit.

“Një propozim modest…” është një tekst i Swift i fillimit-shekullit XVII, i cili u përshtat teknikisht me kushtet e Shqipërisë së sotme. Ajo, që një pjesë e auditorit e pati disi “të vështirë” ishte përcjellja në ditët tona e mesazhit me tekstin dramaturgjik të elementëve bashkëkohor shqiptarë. Dy protagonistët, aktorë me një bagazh të gjatë profesional, e tejkaluan të gjithë sfidën falë një bashkëpunimi shumë interesant, ku ndërthurej loja e aktorëve me vetë konceptin regjisorial, skenografinë dhe kumtin e idesë etj.

Kumti i aktorëve vjen përmes të tilla pasazheve: “Disa persona, të zhgënjyer prej politikës së deritanishme, merakosen shumë për numrin e madh të pabuksave në moshë të thyer, të sëmurë dhe çalamanë, që zvarriten edhe këta rrugëve të Kryeqytetit. Dhe shpesh më pyesin përse nuk i fokusoj reflektimet e mia mbi metoda që do të ngrinin fatet e kombit prej kësaj peshe të rëndë. Por unë s’do të merakosesha shumë, sidomos nëse kemi parasysh ritmet e arsyeshme të vdekshmërisë së tyre, që gjithnjë e më shumë ndihmohen nga braktisja e të afërmve. Ndërsa përsa i përket hamejve dhe mëditësve të “Doganës” dhe “Ushtarit të Panjohur”, duhet thënë se gjendja e tyre nuk u ofron shpresa më të mëdha sesa pleqve. Këta gjithnjë e më pak arrijnë të gjejnë punë dhe, prej trishtimit, shkojnë e hidhen në liqen apo prej grataçelave madhështore të Kryeqytetit. Dhe kështu çlirojnë veten dhe buxhetin e shtetit nga halli për të ardhmen”, kumton një moment Trabicka.

FSHIRJE 2, siç e kishin titulluar pjesën, u kthye vërtetë në një ngjarje, e cila i dha vazhdimësi një angazhimi 2-vjeçar në të cilën gjenden të kryqëzuara rrugët e shtresave në nevojë, operatorëve socialë, atyre kulturorë dhe artistëve. Këtë herë, ndryshe nga viti i kaluar ku ngjarja u sintetizua në një ekspozitë të arteve pamore, tashmë u mendua të artikulohej më shumë problemi, thotë Romeo Kodra.

Shfaqja, që ka pak retorikë të lartë, nxjerr dhe trajton problemin social që nuk na shfaqet siç duhet, në tërësinë e tij, në vetë përditshmen tonë. Dhe, shpesh, ajo ishte e drejtpërdrejtë: Duam, këtu përpara jush, të shfaqim problemin e banesës dhe strehimit. Duam, nga kjo sallë teatri, të shfaqim problemin e banesës dhe strehimit si një e drejtë themelore e njeriut, u kumtua prej artistëve.

E vallë cilët janë ata të pastrehët? Në këtë moment, koncepti regjisorial kërkon interaktivitetin dhe kumti është direkt nga aktorët, kur iu drejtuan publikut: Imagjinata jonë kolektive zakonisht na i katalogon si lypsa rrugësh, zakonisht rom ose egjiptian, zakonisht njerëz me probleme mendore ose të alkolizuar. Por a janë vetëm këta të pastrehët? Mos ndoshta këta janë më të dukshmit? Mos ndoshta ka të pastrehë edhe këtu midis nesh?

Koncepti i Jonathan Swift-it tek “Një propozim modest …”, nuk shkoi ashtu siç ishte në variantin klasik, pasi shfaqja jo thjesht u vu në skenë, por më mirë të themi ajo u hoq nga skena, sipas artistëve. Kjo do të thotë se dy aktorët me pasion në vend të aktrojnë ata ç’aktrojnë, pra  mohojnë artin e tyre, për një orë e 10 minuta, duke u angazhuar me çështjen sociale të strehimit dhe banesës, si një e drejtë themelore e njeriut. Dhe, realisht brenda këtij afati kohor, këta aktorë i prezantuan publikut, nëpërmjet kësaj gjetjeje teatrore, shndërrimin e tyre nga adhurues të artit dhe çështjeve sociale, në politikanë të pa cipë; nga njerëz të ndershëm dhe të devotshëm në personalitete të pushtetshme që sakrifikojnë gjithçka dhe gjithkënd për hir të pushtetit, për hir të politikës reale, për hir të kompromisit. U prezantua e gjitha ç’ka “shihet në TEATRIN e së përditshmes sonë, pjesë-pjesë, si një telenovelë”, por në harkun e një tranzicioni të patranzitueshëm 25-vjeçar.

“Nëpërmjet këtij teatri të angazhuar, të gjithë ne, duke u përballur me problemin e strehimit dhe banesës si një e drejtë themelore e njeriut, u vumë në lojë me profesionet dhe ndjenjat tona. Në këtë mënyrë, u mor e drejta e vënies në diskutim të ndjeshmërisë së shoqërisë sonë ndaj problemit, vënia në diskutim e angazhimit të politikës dhe efikasiteti i saj”, shprehet Kodra.

Duhet thënë se loja e Trebickës dhe Kostanit të mbante pezull dhe interesant ishte se disa herë batutat e tyre kuptoheshin shumë mirë, ashtu si kishte jo rrallë momente që publiku e lexonte pak si të pakuptueshëm mesazhin. Por, ai që vihej në regjistrin e aktorëve e shijonte të gjithën pjesën si të tërë.

Mesazhi i shfaqjes, për hir të së vërtetës, dukej i gjetur nga ky staf tresh, pasi dihet mirë se figura të njohura të politikës e kanë shfrytëzuar artin, kulturën dhe çështjet sociale si trampolina perfekte për karrierën e një profesioni që në bazë ka kompromisin.

…

“Si operatorë socialë, kulturorë apo artistë, duke u vënë në lojë, vendosëm një gradë zero duke lënë të hapur gjykimin e publikut mbi vërtetësinë e angazhimit tonë kundrejt artit dhe problemeve sociale, të cilat, kur shihen nga pozicionet tona aktuale, nuk (duhet të) njohin kompromis. Kjo gradë zero, kjo bindje absolute dhe radikale që vjen si rrjedhojë e urgjencës së pasionit artistik apo urgjencës së angazhimit në vetë të parë për zgjidhjen e problemeve sociale, që shpesh janë tragjike në shoqërinë tonë, nuk vlen vetëm për sot, por edhe në të ardhmen. Në këtë mënyrë distancohemi, jo për të shmangur përgjegjësitë e së shkuarës, por për t’u vënë në një pozicion ndryshe prej të cilit shpresojmë të krahasohet ky aktivitet me ç’ka është bërë më parë e ç’do të bëhet në të ardhmen, prej gjithsecilit prej nesh”, u kumtua.

E veçanta e aktrimit të Kostanit dhe Trebickës ishte se ata arritën të krijojnë një bërthamë të vërtetë polifonike përreth së cilës janë bashkuar profile individësh krijues që komunikojnë realisht me publikun përreth. Dhe, ishte publiku që dora-dorës arriti të ndërveprojë falë dhe talentit të aktorëve me të, apo zbuloi në vetë të parë kurthin e transformimit të personave në skenë, kurthin e kompromisit me të cilin është edhe vetë bashkëpunëtor. Me kalimin e kohës publiku kuptoi se në të vërtetë, ai si subjekt ishte jo vetëm soditës por edhe tallës dhe përbuzës i gjendjes, duke na zbuluar edhe sarkazmën dhe dramën brenda së cilës është pjesë pasivisht aktive.

…

“Po ja, ne jemi Shoqëria Civile. Si i dimë ne këto probleme nuk i di njeri. Po sikur të bëjmë një hap më tej? Të dalim në një përfundim. Po sikur të transformojmë këtë çështje sociale në një aksion politik të mirëfilltë? Po sikur nëpërmjet këtij problemi të nxjerrim një vlerë, një vlerë konkrete, një vlerë politike? Me mediokritetet që ofron panorama politike shqiptare ti i ke të gjitha shanset për të patur sukses. Dhe të siguroj që për ty do të jetë fare e thjeshtë”, kumtoi Kostani.

A mund të thuhet se teatri ia arriti qëllimit?! Mendojmë se po, shfaqja kumtoi një formë të re teatri, që duhet thënë se trason rrugë për shfaqje të tjera të këtij lloji por edhe hap udhë për kritikën që të grishë shfaqje të tjera të këtij lloji. Dhe, të mos harrojmë se në fund, mesazhi ishte dhënë dhe jo në formë patetike por përmes artit të vërtetë teatror dhe elementëve të tij. Të paktën, kështu dilej nga “Thurrje 2”, ditët e fundit të dhjetorit 2015.

Next Post

SHBA, gati rikthimi i qindra familjeve emigrante

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Situata në jug drejt stabilizimit, niveli i Vjosës bie ndjeshëm. Rama: Ka nisur verifikimi i dëmeve

Situata në jug drejt stabilizimit, niveli i Vjosës bie ndjeshëm. Rama: Ka nisur verifikimi i dëmeve

January 9, 2026
FBI “përzë” shtetin nga hetimi i vrasjes në Minneapolis, zbulohet e shkuara e oficerit

FBI “përzë” shtetin nga hetimi i vrasjes në Minneapolis, zbulohet e shkuara e oficerit

January 8, 2026
Bllokimi i anijes me flamurin rus, ekspertët: SHBA rrezikon përshkallëzimin me Moskën

Bllokimi i anijes me flamurin rus, ekspertët: SHBA rrezikon përshkallëzimin me Moskën

January 8, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

“S’do t’ia dijë njeri për përmbytjet”, Manjani: Kemi që në 1945 që presim amerikanët…

January 8, 2026
“Do ta paguash për atë që ke bërë”/ Pas dyerve të gjykatës në Nju Jork, Maduro i përgjigjet protestuesit: Jam rob lufte

“Një batanije leshi dhe një dyshek i hollë”, ja kushtet në burgun ku po mbahen Maduro dhe gruaja e tij

January 8, 2026
“Shpallni gjendjen e Fatkeqësisë Natyrore”, Gjunkshi thirrje Ramës: Banorët s’dinë ku kanë kokën

“Shpallni gjendjen e Fatkeqësisë Natyrore”, Gjunkshi thirrje Ramës: Banorët s’dinë ku kanë kokën

January 8, 2026
“Kemi arritur ta izolojmë zjarrin te 5 Maji”, Cara: Në magazina ka bombola gazi që tregtohen

“Kemi arritur ta izolojmë zjarrin te 5 Maji”, Cara: Në magazina ka bombola gazi që tregtohen

January 8, 2026
“Darka e Ramës kushtoi 10 mijë dollarë?”/ Spahiu: Kam verifikuar menunë e restorantit

Spahiu: Shqipëria e Enver Hoxhës nuk u përmbyt kurrë, sepse kishte 700 hidrovore dhe sisteme bonifikimi

January 8, 2026
Vjosa në kuotën e 9 metrave: Nesër parashikohet stuhi, shpresa e vetme janë uljet e prurjeve

Vjosa në kuotën e 9 metrave: Nesër parashikohet stuhi, shpresa e vetme janë uljet e prurjeve

January 8, 2026
Zjarri te tregu “5 Maji”, Ristani: Është vënë në kontroll, asnjë rrezikshmëri për përhapjen në qendrat e banuara

Zjarri te tregu “5 Maji”, Ristani: Është vënë në kontroll, asnjë rrezikshmëri për përhapjen në qendrat e banuara

January 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In