Publicisti Arben Duka, ironizoi një ditë më parë kryeminsitrin Edi Rama në lidhje me nismën për heqjen e dekoratave për personat që i shërbyen regjimit komunist duke thënë se kryeministri duhet ti heqë dekoratat edhe Kristaq Ramës e Gramoz Ruçit.
Por, pas shkrimit të tij ka reaguar nëna e kryeministrit Aneta Rama, që sipas Dukës i ka kërkuar që të kërkojë ndjesë.
Dhe në fakt reagimi erdhi sot nga Arben Duka, por ai deklaron në gazetën “Dita” se është kundër heqjes së dekoratave, madje edhe atyre të Enver dhe Nexhmije Hoxhës. Për Arben Dukën heqja e dekoratave fshin veprën e lavdishme të atyre që morën pjesë në Luftën Nacional-Çlirimtare.
“Nuk dua t’i hiqen dekoratat as Spiro Kolekës, as Enver Hoxhës dhe as Nexhmije Hoxhës.
Ky projektligj hedh në erë Luftën NacionalÇlirimtare dhe rindërtimin legjendar të vendit.
Ai fshin me bojë të zezë 50 vite histori të lavdishme të popullit shqiptar.
E dashur Anetë.
Në fund dua të shtoj atë që nuk e thashë në vargjet e djeshme: Nëse ky projekt kalon, them se Partia Socialiste nuk mund të ekzistojë më si e tillë.
Katërqind mijë veteranë dhe trashëgimtarë do të duan të votojnë diku gjetkë, por jo këtë lloj PSje”, shkruan ai.