• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Merkato janarit/ Gashi drejt Torinos, i ofrojnë 4 milionë euro

by A R
24/12/2015 18:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sulmuesi bëhet gati për t’u transferuar në Itali me bekimin e trajnerit De Biazi Fillojnë ofertat e para konkrete për Shkëlzen Gashin, i cili do të largohet në janar nga Bazeli. Sulmuesi i kombëtares shqiptare është kthyer në objektiv të merkatos së klubeve italiane dhe një prej tyre, Torino, ka bërë një ofertë konkrete për 27-vjeçarin i cili në dy edicionet e kaluara të kampionatit zviceran u shpall golashënuesi më i mirë. Torinezët kanë një aleat të fortë në luftën për të siguruar kartonin e futbollistit, trajnerin e kombëtares shqiptare, Xhani De Biazi, i cili ka një lidhje të ngushtë me drejtuesit e këtij klubi.

Pak ditë më parë, De Biazi deklaroi për mediat zvicerane se Gashi ishte pranë largimit nga Bazeli pasi ishte e pakuptimtë që të qëndronte te klubi aktual për sa kohë që trajneri Urs Fisher nuk e kishte në konsideratë dhe nuk e aktivizonte. Trajneri është shprehur vazhdimisht në të kaluarën se Gashi është një lojtar që do të mund të tregonte vlerat e tij edhe në Serinë A, këshillë që duket se është ndjekur nga klubet italiane. Gjatë verës ishin Lacio dhe Fiorentina që shfaqën interes për futbollistin, por Bazeli nuk ishte i gatshëm të shiste sulmuesin. Pas vendimit të trajnerit Fisher për të mos aktivizuar Gashin, tanimë kampionët e Zvicrës janë gati ta lënë atë të largohet. Duke pasur parasysh se për futbollistin ka shumë kërkesa, klubet kanë filluar të paraqiten me oferta konkrete në adresë të Bazelit.

Sipas “Fussballinfos.ch”, oferta e parë që ka mbërritur është ajo e Torinos, që ka bërë gati një çek prej 4 milionë eurosh për të siguruar transferimin e Gashit. Bazeli e vlerëson aktualisht 4,5 milionë euro sulmuesin, ndaj oferta e torinezëve është e kënaqshme, por pret që në garë të futen edhe klube të tjera në mënyrë që të rrisë fitimet nga shitja e Gashit të cilin e bleu nga Grasshoper për 1,5 milionë euro në verën e vitit 2014. Vlera e kartonit të lojtarit arriti deri në 7 milionë euro në verë, por mosaktivizimi bëri që ajo të binte gjatë muajve të fundit.

Torino do të ishte një zgjedhje optimale sportive për Gashin, pasi trajneri Ventura aplikon një skemë ku sulmuesit e krahut janë thelbësorë për fazën ofensive. Për më tepër, klubi është i gatshëm që të presë ambientimin e sulmuesit shqiptar me ritmin e kampionatit italian, pasi është në dijeni të plotë të aftësive të tij, falë informacioneve që i ka servirur De Biazi. Ky i fundit vazhdon të mbajë lidhje shumë të ngushta me Torinon, të cilin e ka drejtuar gjatë karrierës së tij, ndërsa ka pranuar se i ka bërë disa sugjerime drejtuesve të këtij klubi për lojtarë të kombëtares shqiptare që ai mendon se mund të ndihmojnë në rritjen e mëtejshme të torinezëve. Fakti se Torino ka bërë menjëherë një ofertë për Gashin, vërteton se ai ishte në këtë listë të përpiluar nga trajneri De Biazi, edhe pse ky i fundit, një vit më parë nuk e shihte 27-vjeçarin si pjesë të planeve të tij. Megjithatë, trajneri ka ndryshuar plotësisht opinion, arsye pse tashmë po bën maksimumin për të ndihmuar kalimin e lojtarit drejt një klubi ku ai të aktivizohet rregullisht dhe të jetë në formë sa më të mirë për Euro 2016. /Shqip

Next Post

Princi Leka i dytë kërkon pronat e Mbretit Zog në Mat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

1win Việt Nam – Đánh giá uy tín và an toàn – Hướng dẫn đăng ký – APK 2026

October 27, 2026
“Është e vështirë të mos i vëresh”, Trump bën komentin e papritur për format e Nicki Minaj

“Është e vështirë të mos i vëresh”, Trump bën komentin e papritur për format e Nicki Minaj

October 26, 2026
Gruaja që donte trenin në Sazan

Rënia e Vuçiç, Baton Haxhiu jep arsyet: Krijoi një model autokracie dhe një qeveri jofunksionale

October 26, 2026
Lamine Yamal fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri” për vitin 2026

Lamine Yamal fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri” për vitin 2026

October 26, 2026
Ndoshta së shpejti inteligjenca artificiale do ta zgjedhë presidentin e Kosovës

Robelli: Opozita, peng i një njeriu. Nga sjelljet e kryeministrit, situata duket sikur…

October 26, 2026
Kuvajt, 3 burra dënohen me vdekje për komplot për vrasjen e zëvendëskryeministrit

Kuvajt, 3 burra dënohen me vdekje për komplot për vrasjen e zëvendëskryeministrit

October 26, 2026
Bllokimi i rrugëve të PD, më shumë është bllokim mendimi sesa mosbindje civile qytetare

“Nga protesta për t’u dëgjuar, te shkatërrimi”/ Lami: PD kërkon bashkimin përmes luftës, jo qetësisë

October 26, 2026
Vuçiç në Francë: Serbia s’është në linjë me politikën botërore për shkak të Kosovës, duhen vendime të guximshme

Vuçiç humb zgjedhjet, ish-ministri i Jashtëm: Qeveria e re serbe mund të mos ndryshojë kursin ndaj Prishtinës, dialogu jo prioritet

October 26, 2026
USS Colorado, nëndetësja e parë amerikane që do të dislokohet në Australi

USS Colorado, nëndetësja e parë amerikane që do të dislokohet në Australi

October 26, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka reagon ndaj paketës së Ramës: Shfrytëzon të gjitha metodat që ta rrudhë protestën

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In