Kryeministri Edi Rama ka uruar shqiptarët për Krishtlindje jo me fotot e zakonshme të festave, me drita e zbukurime, por me foton e një rrase guri. Në Facebook Rama sqaron:
“Kjo pamje e rrasës së gurit ku e shtrinë Jezu Krishtin e mbytur në gjak përpara se sa ta gozhdonin në kryq, shëmbëlltyrë e vuajtjeve njerëzore në rrugën e Ringjalljes, na flet të gjithëve në vigjiljen e kremtimit të Krishtlindjeve…
GËZUAR KRISHTLINDJET TË GJITHËVE!”.