Telefoni i ri i linjës Galaxy A të Samsungu, Galaxy A9, është prezantuar zyrtarisht në Kinë.
Edhe pse telefoni tashmë është prezantuar zyrtarisht, shumica e specifikave dhe veçorive ishin shpalosur javën e kaluar. Sipas “FoneArena”, Galaxy A9 ka ekran masiv prej 6-inçësh Super AMOLED dhe procesor Snapdragon 652 e 3GB RAM. Hapësira e brendshme e telefonit është 32 GB me mundësi zgjerimi deri në 128 GB. Për fotografinë, Galaxy A9 ka kamerë 13-megapixel në pjesën e pasme dhe 8-MP në pjesën e përparme për ‘selfie’.
Galaxy A9 vjen me sistemin Android 5.1 Lollipop dhe me veçorinë e sensorëve për gishtërinjve. Kjo pajisje vjen me versionin dual-SIM dhe ka bateri 4000mAh. Telefoni i ri i Samsungut, Galaxy A9 vjen në tri ngjyra, të bardhë, artë dhe rozë. Çmimi akoma nuk është treguar.