• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

106 viktima në një javë në Maqedoninë e Veriut, Filipçe: Po mbushen spitalet

by A R
08/11/2020 16:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vala e vjeshtës në Maqedoninë e Veriut solli rritje të përshpejtuar të kapaciteteve spitalore, kurse sipas statistikave të autoriteteve shëndetësore, brenda një muaji janë 580 pacientë që janë shtruar nëpër covid-spitalet. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, përmes një video-mesazhi situatën e ka vlerësuar si tejet serioze.

“Gjendja me Covid-19 është kritike, e spitalet tanimë po i mbushin të gjitha kapacitetet. Para nesh është periudha më e rëndë në ballafaqimin me pandeminë. Kërkoj që të gjithë të jemi maksimalisht  të përgjegjshëm”, tha Filipçe.

VMRO-DPMNE-ja opozitare duke kërkuar përgjegjësi për keqmenaxhimin e situatës me COVID-19, kërkon dorëheqjen e Ministrit Filipçe.

“38782 persona të sëmurë, 14661 raste aktive, 1110 persona të vdekur. Venko, këto janë numrat që tregojnë se sa është urgjente nevoja për dorëheqjen tënde”, tha Marija Miteva nga VMRO/DPMNE.

Në Maqedoninë e Veriut në total janë bërë afro 270 mijë testime, por opozita thotë se favorizohen klinikat private.

“Në dy ditët e kaluara janë bërë 6 486 teste prej të cilave 3086 janë bërë në spitale private. Rreth 9 258 000 denarë ose 150 000 euro janë dhënë nga qytetarët, për dy ditë. Venko, a je i vetëdijshëm se qytetarët për teste kanë harxhuar rreth 8 milion euro”, tha Miteva.

Në Maqedoninë e Veriut, numri i rasteve aktive i afrohet shifrës prej 15.000. Nga e Hëna deri të shtunën janë shënuar 106 viktima kurse nëpër spitale trajtohen mbi 900 pacientë. Për shkak të numrit të lartë të të prekurve që kanë nevojë për trajtim spitalor, në dispozicion janë vënë klinika dhe reparte shtesë.

/a.r

Next Post
Shqipëria në 24 orët e fundit: 302 raste të reja me Covid, 54 të shëruar dhe tre humbje jete

Rekord infektimesh në Shqipëri: 501 raste të reja në 24 orë dhe dy viktima nga Covid

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

‘Vdekja është afër’, hakerët pro-rusë kërcënojnë zyrtarët dhe hetuesit europianë

‘Vdekja është afër’, hakerët pro-rusë kërcënojnë zyrtarët dhe hetuesit europianë

November 8, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e diel 8 nëntor 2026, dashuria, paratë dhe fati për të gjitha shenjat

November 8, 2026
Modeli ekonomik i Shqipërisë/ Raporti zbulon varësinë nga ndërtimi dhe tregtia, kontrastet e theksuara me rajonin

Modeli ekonomik i Shqipërisë/ Raporti zbulon varësinë nga ndërtimi dhe tregtia, kontrastet e theksuara me rajonin

November 8, 2026
“Shqipëria, rritje ekonomike në letër”/ Teliti: Bujqësia dhe industria prej 3 vitesh në recesion

Teliti: Kur PD të vijë në pushtet do heqim ata që i ka futur Rama në punë

November 8, 2026
“Dana, pranoje detyrën!” Trump i ofron shefit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë

“Dana, pranoje detyrën!” Trump i ofron shefit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë

November 8, 2026
Protesta/ Ironia e juristit Spahiu: Reagimi i Ambasadës së SHBA, as ‘mish, as peshk’!- Pyet dhe Arlind Qorrin: Po nëse zgjedhjet i fiton sërish Rama apo Berisha?

Dje Berisha i rrahu me shpulla studentët në shesh por çfarë do ju bënte nëse do ishte kryeministër?

November 8, 2026
Moti për ditën e sotme, vranësira dhe reshje me intensitet të ulët

Moti për ditën e sotme, vranësira dhe reshje me intensitet të ulët

November 8, 2026
Goditje për Netanyahun, rivali i tij merr mandatin për formimin e qeverisë së re

Goditje për Netanyahun, rivali i tij merr mandatin për formimin e qeverisë së re

November 8, 2026
Terrori në rrugët e Krakovit, shkon në 9 numri i të vrarëve, 15 të plagosur, autori ekzekutoi prindërit dhe motrën para sulmit

Terrori në rrugët e Krakovit, shkon në 9 numri i të vrarëve, 15 të plagosur, autori ekzekutoi prindërit dhe motrën para sulmit

November 8, 2026
Rama prezanton “pasqyrën e Dialogut” në rrjetet sociale: Ura e re për pyetje, kritika dhe propozime

Rama prezanton “pasqyrën e Dialogut” në rrjetet sociale: Ura e re për pyetje, kritika dhe propozime

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In