“Boston Globe” në një shkrim të tijin për destinacionet turistike që mund të vizitohen në vitin 2016, ka përmendur Shqipërinë dhe qytetin e Beratit. Christopher Muther, autori i shkrimit e përshkruan Shqipërinë si një perlë të pazbuluar.
Sipas autorit, pavarësisht se Shqipëria nuk ka një infrastrukturë që i përgjigjet kërkesave, rrugët janë në gjendje të tmerrshme, transporti publik është i çrregullt dhe interneti nuk është shumë i disponueshëm, këto janë karakteristikat që të shtyjnë më të tepër të vizitosh perlën e pazbuluar.
Muther e përshkruan kështu: “Ky vend nuk është për turistë që duan t’i kenë gati të gjitha, apo për udhëtarët e që nuk kanë eksperiencë, por të jeni të sigurt se shpërblimi për pagesën dhe durimin tuaj është i madh. Nëse hezitoni të shkoni vetëm, kontaktoni kompani të udhëtimeve turistike, si “Adriatic Luxury Journeys”. Pasi ka qenë i izoluar për vite me radhë nga pjesa tjetër e Europës nën regjimin komunist, Shqipëria ngadalë është bërë një destinacion i kërkuar turistik. Infrastruktura nuk i përgjigjet ende kërkesës. Rrugët janë në kushte të këqija, transporti publik është i çrregullt, dhe interneti nuk është shumë i disponueshëm. Por pikërisht për këta faktorë, Shqipëria një perlë e pazbuluar, dhe plazhet përgjatë rivierës shqiptare janë mahnitëse. Fluturim direkt? Jo. Koha më e mirë për të shkuar? Shtatori”. /shekulli