Sikur të mos jenë të mjaftueshme problemet reale për BE-në, vjen tani edhe David Cameron me teatrin e tij, të bërë vetë, për referendumin për mbetjen apo daljen e Britanisë nga BE-ja. Ai merr aq shumë kohë të panevojshme dhe energji për të krijuar devijime ligjore, që ai mund t’i shesë në vendin e tij si një fitore mbi Evropën. Por ç’rëndësi ka: Edhe këtë duhet ta përballojmë, sepse është një çështje me fuqi shpërthyese. Nëse shkon keq, Cameron jo vetëm që mund të çojë vendin e tij në izolim, por edhe të hedhë në erë Britaninë e Madhe, sepse Skocia dëshiron të qëndrojë në BE. Për fat të keq është tepër vonë për t’u lutur që Qeverisë së Londrës t’i vijnë mendtë.
Disa nga sfidat e vitit të ardhshëm dihen ndërkohë: ekzistenca e IS-it, mundësia e sulmeve të tjera terroriste, lufta dhe kriza në Lindjen e Mesme, Putini dhe sjelljet e tij prej cari.
Dhe pastaj janë problemet e reja, që ne nuk i njohim akoma. Kryetarët e qeverive edhe vitin e ardhshëm do të duhet të mobilizojnë mbetjet e solidaritetit evropian që BE-ja të funksionojë. Për fat të keq nuk do të jetë më lehtë se tani. Por ndoshta kancelarja gjermane ka të drejtë me rritjen e “treguesit” të aftësisë për të mësuar.