• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 19, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

104 vjetori i krijimit, Posta Shqiptare aktivitet në mbështetje të të moshuarve në nevojë

by A R
05/12/2016 21:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Posta Shqiptare organizoi ne 104- vjetorin e  krijimit, një aktivitet në mbështetje të “Shtëpisë së të Moshuarve”, një institucion, i cili ofron akomodim në mbështetje të moshës së tretë.

Aktiviteti i zhvilluar në ambientet e “Shtëpia e të Moshuarve”, kishte si qëllim përmbushjen e disa nevojave bazike të këtij institucioni, përmes një donacioni, me paisje të ndryshme elektro-shtëpiake.

Gjatë aktivitetit, Drejtori i Përgjithshëm i Postës Shqiptare, Majlind Lazimi, tha se këtë vit kishin vendosur ta festonin ndryshe 104 vjetorin e krijimit të Postës Shqiptare, duke ju ardhur në ndihmë moshës së tretë. “Këtë vit vendosëm të mos e festonim me ekspozita, por zgjodhëm që si lajtmotiv të festës tonë të kishim mbështetjen ndaj një shtresë e cila ka nevojë për kujdesje, siç janë të moshuarit, ndaj vendosëm që të kontribuonim sado pak për të ndihmuar në nevojat që ka ky institucion social”, tha Lazimi.

Lazimi theksoi me tej se “Ne si Postë Shqiptare nuk duam të shikohemi thjeshtë në planin e një kompanie publike tregtare, ku gjatë gjithë vitit krijojmë mundësinë që t’ju shërbejmë klientëve tanë, por ti shikojmë pikërisht disa shtresa të shoqërisë siç janë të moshuarit, jo thjeshtë si klientë që marrin çdo fund muaji pensionin e tyre, por mbi të gjitha duam të shpërblejmë pikërisht këtë përkrahje të tyre, këtë besim të tyre tek Posta Shqiptare, në këtë ditë jubilare për ne, siç është përvjetori i 104-t i Postës Shqiptare. Në fakt jo vetëm në Tiranë, por në të gjithë filialet tona, kemi shprehur interesin që Posta Shqiptare sipas mundësive që ka, të kontribuojë dhe të shprehë këtë përgjegjësi sociale në institucione të ndryshme siç janë jetimoret, institucionet e fëmijëve me aftësi të kufizuar, etj.”

Ndër të tjera, Lazimi shtoi “jam shumë i lumtur që patëm mundësi të bashkëpunomin, dhe pse jo t’ju rikthejmë sado pak buzëqeshjen këtyre të moshuarve, pavarësisht vështirësive ekonomike dhe sociale që secili prej tyre ka.”

Në fund të fjalës së tij, Lazimi theksoi faktin se Posta Shqiptare nuk do të shfrytëzojë vetëm ditët e rëndësishme siç është kjo e sotmja, por gjatë gjithë vitit do të ketë ndjeshmërinë dhe sensitivitetin për të qenë sa më afër shtresave në nevojë.

Gjithashtu gjatë këtij aktiviteti, Drejtoresha e “Shtëpia e të Moshuarve”, znj, Anila Peçi, falenderoi Postën Shqiptare në emrin e të gjithë të moshuarve për ndihmën dhe donacionin utilitar që Posta Shqiptare kontribuoi sot.

Next Post
Pas misionit në Siri, rrëzohet në mesdhe avioni luftarak rus

Pas misionit në Siri, rrëzohet në mesdhe avioni luftarak rus

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pamjet bëhen virale, Trump dremit gjatë konferencës në Shtëpinë e Bardhë

Vetëvrasja qytetëruese e Amerikës

December 19, 2025

“Kreditë me probleme, niveli rekord më i ulët”, Vakaj: Tregon që bizneset kanë likuiditet

December 19, 2025
Shatërvani i Trevit nuk është më falas, Roma vendos tarifë për turistët që duan ta shohin nga afër

Shatërvani i Trevit nuk është më falas, Roma vendos tarifë për turistët që duan ta shohin nga afër

December 19, 2025
Erika Kirk mbështet JD Vance për president, tensione dhe përçarje në kampin konservator

Erika Kirk mbështet JD Vance për president, tensione dhe përçarje në kampin konservator

December 19, 2025
Operacion antidrogë në Stamboll, mes 7 të ndaluarve edhe aktorja e njohur

Operacion antidrogë në Stamboll, mes 7 të ndaluarve edhe aktorja e njohur

December 19, 2025
Begaj mbledh gazetarët për festat e fundvitit: Keni profesion më të vështirë se mjekët!

Begaj mbledh gazetarët për festat e fundvitit: Keni profesion më të vështirë se mjekët!

December 19, 2025
Rubio: SHBA kanë investuar shumë kohë për të ndihmuar në përfundimin e luftës në Ukrainë

Rubio: SHBA kanë investuar shumë kohë për të ndihmuar në përfundimin e luftës në Ukrainë

December 19, 2025
Humbi nënën, Pirro Çako s’përmban emocionet: Kalova një periudhë të vështirë…

Humbi nënën, Pirro Çako s’përmban emocionet: Kalova një periudhë të vështirë…

December 19, 2025
“Operacion special i paprecedentë”, Ukraina sulmon “flotën hije” ruse në Mesdhe

“Operacion special i paprecedentë”, Ukraina sulmon “flotën hije” ruse në Mesdhe

December 19, 2025
Shqiptarët me sytë nga kriptomonedhat, 126 mijë përdorues në platforma

Zbardhet ligji i ri: Sekuestrimi i monedhave virtuale dhe konfiskimi i ndërtimeve pa leje…

December 19, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In