• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 22, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Investimet në bregun e Jonit, Rama: Turizëm ndryshe nga viti ardhshëm

by A R
14/12/2015 16:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një paketë e plotë investimesh është duke u zbatuar me qëllim transformimin e plazheve të Jonit. Projekti është duke u zhvilluar për ti dhënë një pamje të re Himarës dhe Bregut të Jonit, me synimin për të qënë gati në sezonin e ardhshëm turistik.

Në Himarë këto punime me vlerë 233 milion lekë të dhëna nga qeveria nëpërmjet Fondit Shqiptar të Zhvillimit, i inspektoi kryeministri Edi Rama. Projekti parashikon rikualifikimin e plotë urban të shëtitores buzë detit, sheshit qendror, që do të vazhdojë me unifikimin e fasadave të ndërtesave dhe krijimin e një qendre administrative tipike të një qyteti mesdhetar.

“Mendojmë që kjo do të japë një hov të madh dhe zhvillimit të biznesit në qendër të qytetit. Përgjithësisht kjo është një pedonale dhe do t’i japim hapësirë që qytetarët të shijojnë bregun e detit”, tha Jorgo Goro, kreu i bashkisë së Himarës.

Sipas kryeministrit Rama krijimi kësaj hapësire të re do të fuqizojnë potencialin turistik të Himarës dhe turizmit shqiptar, si dhe do t’i japin zhvillim të ri aktivitetit ekonomik dhe tregtar.

“Pas 20 e kusur vitesh i jep mundësinë Himarës të jetë jo vetëm vendi ku vijnë po dhe vendi ku marrin një shije krejtësisht tjetër dhe hap rrugën e një ripërtëritje dhe urbane dhe mjedisore, dhe shpirtërore, pasi u godit keq shumë dhe HImara në identitetin e vet dhe u mbulua nga pluhuri dhe balta estetike e pasurzimit. Vazhdoi me plazhet e Dhërmiut dhe Jalës që i shtohen hartës së bashku me plazhin e Qeparoit. Do vazhdojë me kthimin në identitet të Vunoit dhe Dhërmiut të vjetër”, u shpreh kryeministri Edi Rama.

Edhe në  Qeparo kanë nisur punimet për vazhdimin e shëtitores, segmenti i parë i të cilës përfundoi para nisjes së sezonit turistik të këtij viti.

Shëtitorja shtrihet në të gjithë vijën e plazhit të Qeparoit deri në pikën fundore të tij, me një gjatësi prej 2 kilometra dhe gjerësi nga 5 deri në 7metra, ku projekti parashikon të ruhen karakteristikat e zonës.

“Është një nga investimet besoj më të mëdha në Himarë. Do ta japë një zhvillim zonës së Qeparoit po në përgjithësi të gjithë bregdetit. Është mirëpritur nga të gjithë qytetarët e Himarës dhe me këtë vrull që kemi marrë kërkojnë të gjithë fshatrat e vet shëtitoren e tyre”, tha Jorgo Goro, kreu i bashkisë së Himarës./Tch

Next Post

Miratohet buxheti i Kosovës për vitin 2016

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Nëse votimi do ndryshonte diçka do ishte i paligjshëm!”

December 21, 2025
Zbulohen dosjet/ Motra e ‘viktimës’ së Epstein denoncoi abuzimet para 27 vitesh, por FBI heshti

Zbulohen dosjet/ Motra e ‘viktimës’ së Epstein denoncoi abuzimet para 27 vitesh, por FBI heshti

December 21, 2025
Kamioni i ngarkuar me agrume del nga rruga në aksin Levan-Tepelenë, lëndohet shoferi

Kamioni i ngarkuar me agrume del nga rruga në aksin Levan-Tepelenë, lëndohet shoferi

December 21, 2025
Garat me biçikleta elektrike, zhvillohet kupa e parë në vend me dy etapa dhe zgjati dy ditë

Garat me biçikleta elektrike, zhvillohet kupa e parë në vend me dy etapa dhe zgjati dy ditë

December 21, 2025
Nuk kanë nevojë për askënd, këto janë tre shenjat më të pavarura të horoskopit

Nuk kanë nevojë për askënd, këto janë tre shenjat më të pavarura të horoskopit

December 21, 2025
Që të parandalojmë pandeminë ekonomike

2.2 milionë shqiptarë jetojnë në botë/ Zaloshnja: Dekadën e fundit, shumë fëmijë të lindur jashtë vendit janë regjistruar në Shqipëri

December 21, 2025
Paralajmërimet për revolta te protesta kombëtare e Berishës, “blindohet” Kryeministria

Paralajmërimet për revolta te protesta kombëtare e Berishës, “blindohet” Kryeministria

December 21, 2025
Deri në 2030 Shqipëria do dalë 3 herë në tregjet ndërkombëtare! Eurobondi i parë në 2027 për të shlyer borxhet

Deri në 2030 Shqipëria do dalë 3 herë në tregjet ndërkombëtare! Eurobondi i parë në 2027 për të shlyer borxhet

December 21, 2025
45-vjeçari ka marrë plagë në gjoks dhe bark/ Zbardhen detaje nga plagosja me thikë në Durrës (EMRI)

45-vjeçari ka marrë plagë në gjoks dhe bark/ Zbardhen detaje nga plagosja me thikë në Durrës (EMRI)

December 21, 2025

Korrupsionin e shpëton vetëm një situatë politike bardhë e zi

December 21, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In