• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 23, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Historia prekëse e shkencëtarit sirian që tronditi Obamën dhe mbarë Amerikën

by A R
14/12/2015 16:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shumë pak kanë dëgjuar për emrin dhe mbiemrin e tij. Për të gjithë ai njihet si “shkencëtari”, njeriu që mbërriti në Amerikë.

Kështu e ka quajtur portali “Humanët e Nju Jorkut”, që ka folur i parti për të, nga profesioni që praktikonte në Siri, vendi në të cilin është lindur.

Për më shumë se 60 vjet, ja jetuar nën bombat që hidheshin nga qeveria dhe ka humur gjithçka, por jo shpresën për të ardhmen që e shtyu të ndërtonte një jetë të re në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Historia e tij ka bërë të drihet edhe presidentin amerikan Barack Obama, që i ka dërguar një mesazh solidariteti.

Aktori Edëard Norton i «American history X» e «Fight club» ka vendosur të lançojë një portal ku të gjithë ata që duan të ndihmojnë shkencëtarin mund të dërgojnë 5 dollarë.

“Babai im ishte fermer ndërsa nëna ime ishte shtëpiake. Nuk dinin shumë për shkencën por unë doja shumë të bëhesha shkencëtar me të gjithë qënien time”, ka thënë Brandon Stanton, fotografi dhe blogeri që në 2010-ën themeloi «Humans of Neë York».

“Kur u diplomova isha studenti i tretë me rezultatet me të larta në Siri. U diplomova dhe fitova një bursë studimi për të viuar doktoraturën. Vuajta për realizimin e ëndrrës sime, dhashë gjithçka. Objektivi im ishte të bëhesha një shkencëtar i madh për të realizuar diçka të dobishme për komunitetin”.

Në universitet ai u njoh me gruan e tij të ardhshme. Ajo studionte për Drejtësi.

“E jona, ishte një dasëm e mbushur me dashuri”, thotë ai.

pallati sirianit

“Ndërtova këtë pallat. Raketa e parë përshkoi shtëpinë e verdhë dhe shpërtheu në brendësi të asaj ngjyrë roz, ku jetonin im vëlla, gruaja dhe fëmijët e tij. Vdiqën të gjithë. Kur u godit edhe apartamenti im isha jashtë qytetit për të ndjekur një projekt. Im bir në atë kohë ishte 14 vjeç. Ai pa të vdiste të ëmën. Unë, ai dhe motra e tij arritëm të mbijetonim,por atë ditë vdoqëm psikologjikisht” vijon Brandon Stanton.

Shkenëtari dhe familjarët e tij janë mes mijëra personave që lanë Sirinë për ti shpëtuar luftës. Ata u transferuan në Turqi.

Ndenjën atje për dy vite.

“Por pa lejen e qëndrimit nuk më lejohej të jepja mësim. Të mendosh që në universitet përdornin një libër testimi që e kisha shkruar unë”, vijon rrëfimin shkencëtari.

Sfida e fundit që iu desh të përballej ishte kanceri në stomak.

“Këtu në Shtetet e Bashkuara mund të tentosh rrugën e ndërhyrjes, por problemi qëndron tek siguracioni mjekësor që unë nuk e kam. Imja, është një luftë kundër kohës”, thotë ai.

Ku ëndrrat nuk mungojnë.

“Besoj akoma se mund të kem mundësinë të bëj diferencën: kam disa shpikje. Kamskicën e një avioni që mund të fluturojë 48 orë pa karburant. Kam zhvilluar një instrument që mund të parashikojë tërmetet javë përpara. Dua vetëm të mund të çoj përpara kërkimet e mia. Do të shkoj të jetojë në Troy, Michigan. Nuk di asgjë më shumë. Shpresoj shumë të jetë një vend që respekton shkencën. Dua të punoj dhe të ndihem sërish njeri i dobishëm”.

Pasi lexoi historinë e tij, presidenti Barck Obama shkroi në profilin e tij në “Facebook” që shkencëtari dhe familja e tij janë një inspirim. “Mirëse erdhët”, tha ai. “Jeni ju që bëni të madhe Amerikën”. Pastaj erdhi apeli i Edward Norton: Në pak orë u mblodhën 390 mijë dollarë.

Next Post

Analisti Matoshi: VV e strukturuar si ISIS-i, pushteti i strukturuar si Assadi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Siguria e furnizimit me energji, raporti: Shqipëria nuk ka ende një plan përgatitjeje

Siguria e furnizimit me energji, raporti: Shqipëria nuk ka ende një plan përgatitjeje

December 23, 2025
Molotovët dhe gurët ndaj Policisë, arrestohen katër militantë të opozitës

Molotovët dhe gurët ndaj Policisë, arrestohen katër militantë të opozitës

December 23, 2025
BE i jep dritën jeshile Macron-it: Është mirë të flitet me Kremlinin

BE i jep dritën jeshile Macron-it: Është mirë të flitet me Kremlinin

December 23, 2025
Alarm nga shërbimet perëndimore të inteligjencës: Rusia mund të sulmojë Starlink

Alarm nga shërbimet perëndimore të inteligjencës: Rusia mund të sulmojë Starlink

December 23, 2025
“Flota e Artë” me armë hipersonike! Trump njofton ndërtimin e anijeve të reja, do të mbajnë emrin e tij

“Flota e Artë” me armë hipersonike! Trump njofton ndërtimin e anijeve të reja, do të mbajnë emrin e tij

December 23, 2025
Moti për sot i paqëndrueshme, me vranësira mesatare dhe reshje lokale

Moti për sot i paqëndrueshme, me vranësira mesatare dhe reshje lokale

December 23, 2025
Berisha bëhet gati për “Foltoren”, Lapaj i “liron” vendin/ Zhvendos protestën disa metra më tutje

“More 64 mijë vota dhe nuk mbledh dot 64 vetë!”, Lapaj: O do të bjerë Edi, o do të më lërë shëndeti mua!

December 23, 2025
Gjinishi: PD nuk e bën dot rotacionin, nuk është rritur në këto 4 mandate të Ramës në pushtet

Gjinishi: PD nuk e bën dot rotacionin, nuk është rritur në këto 4 mandate të Ramës në pushtet

December 23, 2025
“Nuk ka opozitë”, Luca përplaset me Demaliajn: Qeveria nuk ka ankth se ka përballë paçavuren PD

“Nuk ka opozitë”, Luca përplaset me Demaliajn: Qeveria nuk ka ankth se ka përballë paçavuren PD

December 23, 2025
Protesta e PD-së para Kryeministrisë, ‘Reuters’ publikon analizën

Protesta e PD-së para Kryeministrisë, ‘Reuters’ publikon analizën

December 22, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In