Një histori e bukur dashurie në mbretërinë e tmerrit. “Ajo ishte personi më i dashur që kam njohur ndonjëherë”, tha Samer, duke folur për bashkëshorten e tij që vdiq nga sulmi në zemër pas disa ditë torturash. Disa muaj para se të vdiste Sarës i ishte vënë rrotull një anëtar i Shtetit Islamik në Irak.
Sara, e cila jetonte me bashkëshortin dhe tre fëmijët e saj në de fakto kryeqytetin e ISIS-it, Raqqa, në Siri, refuzoi ofertën e Abu al-Muthna al-Iraqi, një anëtar i ISIS-it nga Iraku. Vendimi i saj nxiti një zinxhir ngjarjesh që më në fund do ta çonin atë në vdekje, shkruan “Koha Ditore”.
“Në fillim Iraqi donte të martohej me të, duke menduar se ajo ishte e pamartuar”, thotë bashkëshorti i Saras, Samer, i cili refuzoi të japë mbiemrin e familjes në frikë nga hakmarrja ndaj të afërmve që ende jetonin në Raqqa. I shqetësuar nga ofertat e Iraqit, Samer iu ankua autoriteteve lokale, të cilat lëshuan një fletarrestim ndaj Iraqit. Mirëpo që nga ky moment gjërat vetëm sa u bënë më keq për familjen.