Ministrja Ogerta Manastirliu ka bërë të ditur se deri më tani janë kryer 10135 vaksinime anti covid në Shqipëri. Ministrja ndau në ‘Facebook’ disa foto të personave që kanë kryer vaksinën.
Ajo shkroi se vijon procesi në të gjithë vendin e se të parët janë personeli mjekësor për të vazhduar më pas me të moshuarit dhe grupet e tjera të rrezikuara.
“10135 vaksinime antiCOVID janë kryer deri tani
#Vijojmë të intensifikojmë procesin e vaksinimit në të gjithë vendin, për të vaksinuar sa më parë të gjithë personelin shëndetësor, duke vazhduar me të moshuarit dhe grupet më të rrezikuara”, shkruan Manastirliu.












