Sot shënohet 101 vjetori i vendosjes zyrtare të marrëdhënieve diplomatike me Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ambasada amerikane ka ripostuar mesazhin e presidentit Joe Biden në të cilin jepet një mesazh veçantë për miqësinë që nuk u thye kurrë dhe për bashkëpunim të vazhdueshëm për një të ardhme edhe më të ndritshme për popullin shqiptar.
“Urojmë për më shumë vite të tjera miqësie dhe bashkëpunimi!”, thuhet në mesazhin e ambasadës.
Ndërsa Presidenti shqiptar Bajram Begaj me anë të rrjeteve sociale shkruan se në këtë përvjetor marrëdhëniet mes dy vendeve janë gjithnjë e më të forta, duke e cilësuar partnerin më strategjik të Shqipërisë dhe shqiptarëve.
“Përgjatë historisë, Shtetet e Bashkuara kanë qenë gjithmonë në krahun tonë, duke na mbështetur në të gjitha projektet dhe sukseset tona madhore, ndaj për këtë do i jemi përherë mirënjohës!”, shkruan Begaj.
Në këtë ditë të shënuar reagoi edhe Kryeministri Edi Rama që shkroi në rrjetet sociale: Miq & aleatë! Sot 101 vjet më parë u lidhën marrëdhëniet diplomatike mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës./tvklan.al