• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Donald Trump po e helmon Amerikën

by Java News
11/12/2015 10:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Fareed Zakaria

Unë e shoh veten time pikësëpari si amerikan. Jam krenar për atë identitet, për arsye se, si imigrant, e kam përftuar përmes bindjes së thellë dhe punës së madhe, dhe jo thjeshtë pse kam lindur këtu. E mendoj gjithashtu veten si bashkëshort, baba, indian, gazetar, njujorkez dhe (në ditët e mia) si intelektual. Por në klimën e sotme politike, më duhet të përqafoj një tjetër identitet. Unë jam mysliman. Nuk jam një mysliman praktikues. Hera e fundit që shkova në një xhami, përveç se si turist, ka qenë disa dekada më parë. Bashkëshortja ime është e krishterë dhe ne nuk ikemi rritur fëmijët tanë si myslimanë.

Pikëpamjet e mia për fenë janë të ndërlikuara – diku mes deizmit dhe agnosticizmit. Në pikëpamje të përgjithshme jam krejt laik. Por, teksa shoh mënyrën se si kandidatët republikanë po përçajnë amerikanët, e kuptoj se është e rëndësishme të pranoj fenë me të cilën jam lindur. E megjithatë, ai identitet nuk më përfaqëson tërësisht mua, apo pikëpamjet e mia. Jam i tmerruar prej fanatizmit dhe demagogjisë së Donald Trumpit, jo sepse jam mysliman, por sepse jam amerikan. Në ditarët e tij në vitet 1930, Victor Klempereri përshkruan se si ai, një laik, një hebre gjerman tërësisht i asimiluar, e përçmonte Hitlerin. Por ai përpiqej t’i bindte njerëzit se këtë e bënte si gjerman; se ishte identiteti i tij gjerman që e shihte nazizmin si farsë. E megjithatë, në fund, ai shihej vetëm si hebre. Ky është rreziku i vërtetë i retorikës së Donald Trumpit: I detyron të izolohen njerëzit që duan të asimilohen, që e shohin veten me disa identitete. Pasojat e retorikës së tij e kanë helmuar tashmë atmosferën. Myslimanët e amerikës janë më të frikësuar dhe do të izolohen më shumë. Komuniteti në tërësi do i njohë më pak dhe do t’u besojë më pak.

Do të nisë një spirale segregimi. Tragjedia është se, ndryshe nga sa ndodh në Europë, myslimanët në SHBA janë të mirëasimiluar. Më kujtohet një bisedë me një imigrant maroken në Norvegji, vitin e kaluar, i cili kishte një vëlla në Nju Jork. E pyeta se ku dallonin eksperiencat e tyre. Ai mu përgjigj: “Këtu, unë do të jem gjithmonë mysliman, ose maroken, por im vëlla është tashmë amerikan”. Në një ese të botuar në Foreign Affairs, shkrimtari britanik Kenan Malik shkruan se në Francë, në vitet ’60 dhe ’70, myslimanët nga Afrika e Veriut nuk shiheshin si, apo nuk thirreshin myslimanë. Ata përshkruheshini si afrikano-veriorë apo Arabë. Por kjo gjë ndryshoi në dekadat e fundit. Ai citon një regjisor që ka thënë: “Çfarë i bashkon, në Francën e sotme, punonjësn algjerian besimtar që ka dalë në pension, regjisorin frankomauritanez laik që jam unë, punonjësin sufit të bankës nga Mantes-la-jolie, punonjësin social nga Burgundy që është konvertuar në Islam, dhe infermierin agnostik që nuk ka vënë kurrë këmbë në shtëpinë e gjyshërve të tij në Oujda?”. Përgjigja e tij: “Ne jetojmë në një shoqëri që mendon për ne si Myslimanë”. Kur fillon të etiketosh një popull të tërë, përmes tipareve si raca dhe feja, dhe më pas e sheh gjithë grupin si të dyshuar, do të krijohen tensione. Në një artikull shumë domethënës mbi ushtarët myslimanë amerikanë, “The post” intervistoi marinsin Emir Haxhiç, një refugjat nga Bosnja, i cili shpjegonte se si lufta brutale civile mes komuniteteve fetare nisi në Ballkan, në vitet 1990. “Kjo është më e frikshmja në lidhje me gjërat që po thotë Trumpi”, tha Haxhiç. “Unë e di se çfarë ndodh kur fillon të nxitësh mosbesimin mes fqinjëve dhe miqve të tu… I kam parë t’i kundërvihen njëri-tjetrit”. Unë mbetem optimist. Trumpi e ka zënë në befasi vendin. Njerëzit nuk dinë si t’u përgjigjen propozimeve të paqartë dhe jofunksionues (“Duhet të bëjmë diçka!”), statistikave të pasinqerta, insinuatave të errëta për komplote (‘Ka diçka që ne nuk e dimë”, thotë ai për presidentin Obama) si dhe apelit ndaj paragjykimeve të njerëzve.

Por nuk jetojmë në vitet 1930. Njerëzit nga të gjithë anët e spektrit po e dënojnë Trumpin – ndonëse ka disa mbështetës mes kandidatëve republikanë. Amerika nuk do të qëndrojë e tmerruar. Edhe pas San Bernardinos, numri i amerikanëve të vrarë prej terrorizmit në tokë amerikane 14 vjet pas 11 shtatorit është 45 – mesatarisht tre vetë në vit. Numri i atyre që janë vrarë në përplasje me armë vetëm këtë vit do të jetë 11000. Në fund, SHBA do të refuzojë këtë frikëndjellje dhe demagoxhi, ashtu siç ka bërë në të kaluarën. Por ne po kalojmë një test të rëndësishëm karakteri, politik dhe moral. Shpresoj që, pas disa dekadash, njerëzit do të kthejnë kokën pas dhe do të thonë: “Çfarë bëre ti, kur Donald Trumpi propozoi teste të fesë në Amerikë?”

Bota.al

Next Post

Zjarr në Fan, digjen disa hektarë pyje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In